LIVE UPDATES
Insights

SKANDALI/ Pyetjet e Përparim Kalos, pse u shqetësua anëtari i GJK për qeverinë?

8 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
SKANDALI/ Pyetjet e Përparim Kalos, pse u shqetësua anëtari i GJK

TIRANE– Me publikimin nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta të materialit të plotë me 53 faqe ku iu jepet përgjigje 72 pyetjeve të ngritura nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, publiku pati mundësinë të njihej me natyrën e zhvillimit të seancave në Gjykatën Kushtetuese dhe me nivelin se ku është sot “Drejtësia e Re”. Dosja.al e lexoi me vëmendje dokumentin e publikuar nga presidenca (Lexo këtu), dhe më shumë sesa kurioziteti për mbrojtjen e kreut të shtetit, në qendër të vëmendjes sonë kësaj here ra kërshëria e gjyqtarit relator të seancës, Përparim Kalo. Më shumë sesa shqetësimi për të garantuar paanshmëri në pyetjet ndaj kreut të shtetit, në disa prej pyetjeve drejtuar Metës, gjyqtari Përparim Kalo, vë në dyshim të drejta themelore.

Në pyetjen nr.5, Kalo pyet Metën, se pse nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, duke e ngatërruar me seancën hetimore, dhe duke e vënë në dyshim pretendimin se kishte takime të tjera.

“5.Ju keni refuzuar të merrni pjesë në seancën hetimore, duke pretenduar se keni pasur takime të programuara zyrtarisht me përfaqësues të lartë të vendeve të tjera. A ka ndodhur në praktikën tuaj që të ndryshoni takimet kur e kanë kërkuar rrethanat? A ka qenë ky shkak për mosparaqitjen tuaj në seancat dëgjimore të zhvilluara nga komisioni hetimor dhe Kuvendi?”,-pyet Kalo Metën, duke paragjykuar që në nisje të gjykimit faktet e deklaruara nga palët.

Më tej, në pyetjen nr.14,  Kalo pyet kreun e shtetit se pse e kërkon të drejtën për tu dëgjuar vetëm përmes pranisë fizike. “E drejta për t`u dëgjuar a e nënkupton praninë fizike në seancën dëgjimore apo ajo mund të konsiderohet e ushtruar me anë të parashtrimeve të paraqitura me shkrim? Kemi parasysh se në komunikimet me Kuvendin ju keni parashtruar se keni dhënë argumente shteruese me shkresën tuaj nr. 1651, datë 16.05.2021. A lidhet ky konfirmim me të drejtën tuaj për t`u dëgjuar?”,-pyet gjyqtari, duke lënë të kuptohet, se meqënëse presidenti ka dërguar një shkresë, atëherë nuk kishte pse të kërkonte një pjesëmarrje fizike në seancë.

Më tej, në pyetjen nr 27, Kalo pyet Metën sesi ka guxuar të vëjë në dyshim integritetin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, Gjykata ka qenë shumë e ngarkuar me punë.

“Sipas nenit 132 të Kushtetutës vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit, madje as prej vetë asaj. Gjithashtu, Gjykata është organi i vetëm i veshur me kompetencën e interpretimit përfundimtar të Kushtetutës dhe të kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjit. Ndërkohë që Gjykata ka përballuar një vit pune intensiv e tejet të ngarkuar Presidenti ka vënë në diskutim publikisht vendime të saj, madje ka shprehur edhe vlerësime për gjyqtarët e saj nisur nga vendimmarrja e tyre. Mendoni që ky qëndrim përfshihet në kompetencat dhe të drejtën e shprehjes së Kryetarit të shtetit?”-deklaron gjyqtari.

Po ashtu, Kalo pyet presidentin se pse ka shkuar në studio televizive. “Daljet publike dhe deklaratat në medie janë bërë me kërkesë të gazetarëve ose televizioneve përkatëse apo janë kërkuar prej jush? Në ç`mënyrë qëndrimet publike e medie me kritika të ashpra ndaj qeverisë, të shoqëruara shpeshherë me epitete për të dhe funksionarë të saj, do t’i shërbente mbrojtjes së interesit të përgjithshëm?“,-pyet gjyqtari duke na vënë sërish në mendime, se a diskutohet liria e fjalës dhe pse duhet të jetë e shqetësuar Gjykata Kushtetuese për transparencën e presidentit.

Ndërkohë që teksa zbresim më poshtë, një nga pyetjet më të patakta nga ana e relatorit të Gjykatës Kushtetuese është referimi për të gjithë ata që iu bashkuan presidentit në mitingun e 2 marsit 2020. Përparim Kalo duke i nënqeshur, deklaron se dëshiron të dijë kush është “populli i 2 marsit”, meqënëse në zgjedhje, fituese u konfirmua Partia Socialiste.

“Keni përmendur shpesh “popullin e 2 marsit”. Cila është sipas jush kjo kategori, duke vlerësuar pjesëmarrjen e popullit në zgjedhje dhe rezultatet zyrtare të KQZ- së për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe votat e marra nga shumica qeverisëse.”,-pyet Kalo, duke dalë haptazi aspak i barazlarguar dhe i paanshëm. 

Ndërsa pyetja e fundit e gjyqtarit Kalo, sjell në pah edhe njëherë shqetësimin që drejtësia shqiptare ka për mirëqenien e ambasadorëve në Shqipëri.

“Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?”-,pyet Kalo-Metën.

LEXO TË PLOTË 72 përgjigjet e Metë KËTU

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

factcheck factcheck ilir meta përparim kalo ilir meta përparim kalo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet