LIVE UPDATES
Insights

Marrja e gjakut të babës; zakoni i vjetër që tundonte 17-vjeçarin

26 Janar 2022, 10:17 Nga DOSJA
Marrja e gjakut të babës; zakoni i vjetër që tundonte

Nga Dom Gjergj Meta

Në ka një gjë në “botën” e masmedias me të cilën jemi mësuar, ajo është pa dyshim kronika e zezë, aq sa krime të ndryshme dhe ngjarje të rënda të gjithfarëllojshme janë bërë normale për sytë dhe veshët tanë. Megjithatë, ajo që ndodhi më datë 24 janar në Lezhë nuk është thjesht një ndër to. Nuk është nga ato lajme, të cilat na serviren çdo ditë me motivacione të tipit: “larje hesapesh”, “hakmarrje mes bandash”, “vrasje mafioze” etj., etj. Këtë herë, arsyeja e krimit ishte krejt “e pastër”: marrja e gjakut të babës.

Me ta marrë vesh atë që kishte ndodhur, u informova menjëherë në lidhje me të nëpërmjet njerëzve që njihja dhe më rezultoi se kishim të bënim pikërisht me atë që shkruhej në media: me një vrasje për gjakmarrje. Kur dëgjova lajmin, për një çast mendova se hija e gjakmarrjes u çua edhe një herë nga barku i territ, nga thellësitë e nënvetëdijes, si një Leviatan, për të na thënë: “Jam këtu, nuk liroheni lehtë prej meje”.

E imagjinova atë Leviatan me dhëmbë të zgërdheshur, njësoj si armiku i natyrës njerëzore, i cili pasi të ndodhë krimi, këndon këngën e fitores së vdekjes mbi jetën, duke u kthyer rishtazi në thellëtirën e errësirës prej nga vjen. Atij as që i bëhet vonë se në fushë të betejës ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë të ri që do të kalojë shumë nga ditët e tij në burg. M’u bë si një ngjarje kohësh të tjera, e dalë nga novela “Gjaku” e Ernest Koliqit te “Hija e maleve”, ku Doda e bluan ndër vete vendimin e gjakmarrjes dhe më pas e kryen atë. U mundova të merrja me mend sa e sa zëra që me siguri kanë ushtuar në veshët e atij djali ende të parritur, zëra të zvetënuar gërgasësish, të cilët e shoqëruan kur ai mori një armë dhe shtiu mbi gjakësin e tij.

Në kësi rastesh, ne të gjithë nisim të gjykojmë faktet, jemi kureshtarë të dimë si e ka bërë krimin i pandehuri, përgatitim versionet tona, por shumë pak e shtrojmë pyetjen: “Pse ndodhi?”. Nuk e pyesim veten se sa e thellë mund të ketë qenë trauma e një djali, që në moshën 5-vjeçare ka parë të vdekur brenda një dite të dy prindërit e tij. Ajo tronditje e fortë, ajo plagë e rëndë shpirtërore, ajo thyerje e madhe, duket që nuk është shëruar kurrë, përkundrazi, është përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Askush nuk ka folur me të, nuk e ka dëgjuar traumën brenda tij, nuk është marrë fare me të.

Me siguri ai djalë ka dëgjuar mjaftueshëm histori “burrash”, që e kanë marrë gjakun ose që janë korit se nuk e kanë marrë dot atë, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar traumën që po rritej brenda tij, e cila i shtrinte dhunshëm metastazat në të gjithë ekzistencën e tij, duke ia vrarë çdo qelizë të shëndetshme si një sëmundje e keqe.

Po ashtu, ai i ka dëgjuar të tjerët duke folur për “nder” e “faqe të bardhë”, por askush prej atyre “të tjerëve” nuk e ka dëgjuar traumën e një fëmije, pale më të orvatej për t’i dhënë një përgjigje ose së paku për të ngjitur çka ishte e mundur prej asaj krisjeje.

Nuk e di nëse kjo histori ka gërgasës të jashtëm (jam i tunduar të mendoj se po), por me siguri gërgasësi më i madh gjendej brenda tij. Trauma ka qenë gërgasësi i tij i stërmadh. Gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Kjo e fundit është një nga përbindëshat që banon brenda njeriut. Ajo duket sikur fle e mbuluar me tisin e harresës.

Rri aq urtë, sa thua nuk ekziston, por në të vërtetë thjesht po pret momentin e duhur për të shpërthyer. Dhe si gjithmonë, shpërtheu në mënyrën më të keqe të mundshme, duke marrë jetën e një njeriu. Po më datë 24 janar, Papa Françesku shpërndau mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore. Në qendër të këtij mesazhi ishte fjala “dëgjim, me dëgju”. Cilësia e komunikimit është pikërisht aftësia për të dëgjuar e jo për të përgjuar nga kurioziteti apo për të shpifur nga dashakeqësia.

Dëgjimi ka të bëjë me cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve tona. Duke cituar Ditrish Bonoferin, Papa Françesku na sjell ndërmend se: “Kush nuk arrin ta dëgjojë vëllanë e tij, shumë shpejt nuk do të jetë më i aftë ta dëgjojë as Zotin”

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë ndaj dikujt, është duke e dëgjuar, duke pasur durim për ta dëgjuar deri në fund historinë dhe jetën e tjetrit, sidomos plagët dhe traumat e tij. Një shoqëri e mësuar me zhurma e ka të vështirë të dëgjojë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit ia ka krijuar rrethanat e favorshme krimit të paralajmëruar të ditës së djeshme: nuk është dëgjuar klithja e traumës së një fëmije. Nuk ka proces pajtimi të jashtëm, pa u pajtuar njeriu përbrenda vetes.

Ja çfarë ka ndodhur atë ditë në Lezhë. Tanimë vendimi i mbetet gjykatësit. Ne të tjerëve nuk na takon gjykimi e aq më pak paragjykimi, por na takon vëmendja ndaj shumë traumave të tjera që janë vullkane aktive, të cilat ndodhen krejt pranë nesh, dhe si të tilla mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog dom gjergj meta florian pervathi dom gjergj meta florian pervathi

Sondazh

Poll
Insights 17 Janar 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet