Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu ka treguar detaje nga ngjarja e 25 prillit kur prindi i një fëmije dhunoi dy mësuese dhe vetë atë. Kaziu tregon për Dosja.al se zotëria Bardhi Xixi e ka qëlluar me shuplakë dhe e ka shtyrë atë.
Drejtoresha e kësaj shkolle thekson më tej se fjalori që përdorej nga prindi në fjalë ishte joetik dhe se ajo kishte ndërhyrë për të mbrojtur njërën nga mësuseset që është shtatzënë.
“Më datën 25 prill në shkollën tonë erdhi një prind në gjendje të dehur, i cili ka fëmijën në parashkollor këtë vit. Pa fëmijët që po loznin jashtë dhe ju krijua ideja që fëmija im do dëmtohet, ju duk sikur fëmija e tij ishte i pambrojtur.
Ishte ora 12 pa çerek, në orën e pestë të mësimit. Ai hyri lirshëm pasi ishte ora që prindërit vijnë dhe marrin fëmijët.
Jashtë ishin dy mësuese dhe njëra prej tyre është shtatzënë. Zotëria, Bardh Xixi, shtyu atë që nuk është shtatzënë dhe unë për të evituar që të shtynte edhe tjetrën ndërhyra. Normalisht përveçse jam mësuese, jam edhe përgjegjëse e institucionit.
Ai i njeh të dyja mësueset, pasi njërën e ka edhe bashkëfshatare.
Ai bërtiste dhe fliste me një fjalor joetik. Gjithsej jemi përfshirë 5 persona, 4 mësuese dhe unë. Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar.
Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë.
Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë,”- shprehet Alma Kaziu drejtoresha e shkollës “Lundër”.
Ngjarja e rëndë e 25-prillit, u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruante se Bardhi Xixi, sipas kryeminisitrit i njohur nw zonë si eksponent i Partisë Socialiste ka terrorizuar shkollën Lundër duke dhunuar drejtoreshën dhe dy mësuese. Njëra prej tyre, shtatzënë.
(f.m & A.S/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ndërkohë pas rrëfimit të drejtoreshës së shkollës “Lundër” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e 25 prillit, dy mësueset që janë shtyrë dhe dh...
Lezhë- Një 37-vjeçar në Lezhë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.vijon…J.V/Dosja...
TIRANË- Dosja.al sjell të plotë historinë e pazakontë që vjen nga fshati Lundër në Tiranë, aty ku pak ditë më parë u dhunuan 2 mësuese dhe drejtoresha e S...
TIRANË– Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu ka treguar detaje nga ngjarja e 25 prillit kur prindi i një fëmije dhunoi dy mësuese dhe vetë atë. Kaziu tregon ...
Ndërsa në Vlorë, gjyqi për masakrën e Selenicës vazhdon, autorin e saj Ritvan Zykajn pas nëntë muajsh i izoluar e ka vizituar i vëllai. Familjarët e tjerë të ti...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përsëritur sot apelin drejtuar ndaj ekspertëve kontabël të licensuar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të A...
TIRANË– Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, edhe pse arriti që të dilte e pastën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do t’i ndështrohet dhe te...
TIRANË- Kompania e ICTS Albania ka njoftuar për bashkëpunimin e ri me linjën ajrore zvicerane EDELWEISS. Në njoftimin e kompanisë në fjalë, bëhet me dije s...
KLOS- Një 30-vjecar vrau veten këtë të enjte në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjne me dije se një 30-vjecar, i iden...
TIRANË- Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protesta në mbarë vendin, të cilat do të zgjatin rreth 2-3 orë. Mësohet se protestat do të nisin në orën 18:0...