LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali në Fiks Fare! E përdhunoi i afërmi, prokuroria lë të lirë autorin

13 Tetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Skandali në Fiks Fare! E përdhunoi i afërmi, prokuroria lë

KORÇË- Një 24 vjeçar tenton të përdhunojë gruan e të afërmit të vet 48 vjeçare në kasollen e lopës, por autori lihet me masën arrest shtëpie. OPGJ nuk administron raportin mjeko-ligjor i cili ‘fle’ në tavolinën e mjekut dhe ku thuhet qartë se mbi trupin e 48 vjeccares janë gjetur shenja të shumta dhune.

Drita Mujo nga fshati Zvirinë e Korçës ankohet në Fiks Fare se personi që ka tentuar ta përdhunojë është lënë i lirë. 24 vjeçari i afërt i bashkëshortit të saj dhe komshi në të njëjtën kohë edhe pse ka tentuar ta përdhunoje endet i lirë në fshat. Ngjarja ka ndodhur ditën që znj Mujo ka shkuar tek i fqinji për të marrë disa kokrra patate. Në shtëpi ka gjetur vetëm djalin e shtëpisë S.M i cili e drejton drejt ahurit të lopës dhe i thotë të zgjedhi në një thes patatet që do.Pikërisht në këto momente 24 vjeçari ka tentuar ta përdhunojë dhe pasi ka hasur në rezistencën e zonjës
Mujo dhe paralajmërimeve se do e denonconte në polici e ka lëshuar.

Më pas ai i është vënë nga mbrapa duke i kërkuar që mos ta denoncojë për veprimin që bëri. Gruaja tregon se ka ende shenja të nxira në trup edhe pse ka kaluar 1 javë nga ngjarja dhe për këtë arsye ka shkuar edhe tek mjeku ligjor. Gazetarëve të Fiksit zonja u tregon se për t’i shpëtuar arrestimit djalin e kanë nxjerrë me probleme të shëndetit mendor kur në të vërtetë ai nuk vuan nga këto shqetësime. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit që të bëhet drejtësi, pasi 24 vjeçarin e kanë lënë në gjendje të lirë me masën arrest shtëpie.

Bashkëpuntorja e Fiksit shkon takon djalin që sipas zonjës Mujo ka tentuar ta përdhunojë. Ai thotë se nuk është e vërtetë që ka tentuar ta përdhunojë zonjën, por e ka pranuar në komisariat për shkak se e kanë detyruar policët ta bëj një gjë të tillë. Ndërkohë kryeplaku i fshatit kur e pyesin për ngjarjen e anashkalon duke bërë të paditurin, por më pas shprehet se 24 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Për të vërtetuar faktin që i riu ka probleme me shëndetin mendor gazetarët e Fiksit u interesuan në ambulancën e fshatit.Infermierja pasi gjen kartelën e 24 vjeçarit shprehet se personi në fjalë nuk ka patur kurrë probleme të shëndetit mendor. Në kartelë është shënuar vetëm vaksina e tij e fundit bërë në moshën 14 vjeçare.Ndërkohë në deklaratën e policisë në faqen zyrtare thuhet se specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin Maliq kanë arrestuar në flagrancë shtetasim me iniciale S.M i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 48 vjeçare.

Gazetarët e Fiksit i kërkojnë përgjigje me shkrim Prokurorisë së Korçës ku ndër të tjera pyesin se a është referuar rasti në prokurori si arrestim në flagrancë i shtetasit S.M? A ekziston në dosjen e prokurorisë një raport i cili nxjerr me probleme të shëndetit mendor shtetasit S.M? Në raportin mjekoligjor a thuhet se shtetases 48 vjeçare i janë gjetur në trup shenja dhune dhe në përfundim përse shtetasi S.M është lënë në arrest shtëpie? Në përgjigjen zyrtare të Prokurorisë së Korçës thuhet se shtetasi me iniciale S.M është lënë në arrest shtëpie për shkak se raporti mjeko-ligjor nuk është administruar. Ndërkohë për pyetjet e tjera prokuroria nuk ka asnjë përgjigje.

Pas kthimit të përgjigjes nga prokuroria për mos administrimin e raportit mjeko-ligjor qytetarja shkon takon mjekun. Ai i pohon se raportin e ka përgatitur një ditë pas ngjarjes dhe ka shënuar të gjtha shënjat e dhunës që ka konstatuar në trupin e saj, por OPGJ-ja nuk ka shkuar për ta marrë raportin, dhe si detyrë është që OPGJ-ja merr raportin mjeko-ligjor dhe e administron.

Në këto kushte qytetarja takon edhe OPGJ Ermal Metushi i cili i konfirmon se nuk e ka tërhequr raportin mjeko-ligjor, pasi prokuroria nuk i sjell dosjen dhe do e marri raportin kur t’i duhet. Ndërkohë tjetër përgjigje i kthen gazetares së Fiksit kur ajo e telefonon z. Metushi. OPGJ tregon se ka bërë veprimet e para, por në dosje nuk thuhet që administrimi i raportit duhet të kryhet nga ai. Gazetarët kërkojnë një tjetër përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Korçës ku pyesin se kush e bën administrimin e raportit mjeko-ligjor? Në përgjigjen e saj zyrtare prokuroria thotë se administrimin e raportit mjeko-ligjor e bën OPGJ-ja që është

Ermal Metushi, i njëjti OPGJ që bëri veprimet e para, por që gazetarëve të Fiksit u tha se nuk është detyra e tij administrimi i raportit mjeko-ligjor.

Marrë nga: TopChannel

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita mujo drita mujo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj