LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me tenderët 38 milionë euro të Unazës së Re, fituesit po shpallen pa konkurrencë

8 Tetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Skandali me tenderët 38 milionë euro të Unazës së Re,

TIRANË – Dita e shpalljes së fituesve të supertenderit 130 milionë euro për pjesën e mbetur të Unazës së Madhe erdhi. Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi fituesit e parë të dy loteve të rrugës. Kjo pjesë e Unazës është ndarë në 7 lote, me një kosto totale rreth 130 milionë euro. Bëhet fjalë për bashkimin e pjesës që po mbyllet të Unazës te shehshi “Shqiponja” me Bulevardin e Ri.

Por Unaza e Re, që ka prodhuar që në fillim trafik dhe skandale, duhet se nuk do të shpëtojë sërish nga dyshimi. Këtë radhë edhe i arsyeshëm. Duke qenë se bëhet fjalë për para të taksapaguesve, ARRSH është e detyruar të tregojë fituesit e tenderëve, sigurisht edhe të justifikojë vendimet e veta.

Deri tani është shpallur fituesi për “Ndërtim i segmentit rrugor sheshi ‘Shqiponja’–Bulevardi i Ri–Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” dhe “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, loti 4”. Pjesa tjetër është në pritje të shpalljes së fituesit. Në total, vlera e tenderuar është 38 milionë euro, 21 milionë euro për urat dhe 17 për rrugët. Por si në çdo rast që po ndjek tenderët e rrugëve, dyshimi për shpalljen e fituesve është i madh. Çfarë ka ndodhur me tenderët është një situatë e pakuptimtë ekonomike.

Ka disa firma dhe bashkime që marrin pjesë në tenderë, por skualifikohen nga autoriteti kontraktor. Pra, biznese private që angazhojnë inxhinierë dhe ekonomistë, grumbullojnë dokumentacion pafund, llogarisin oferta dhe në fund skualifikohen nga tenderi. Në tenderin e parë, siç shihet në tabelë, nga 6 kompani që hyjnë në tender, 4 skualifikohen. Njëra prej kompanive duket edhe qesharake kur ofron zyrtarisht 0 lek. Tenderi vijon, edhe pse më shumë se 60 për qind e pjesëmarrësve janë angazhuar të ofrojnë ndërtimin pa e pasur idenë e dokumenteve. Por dyshimi bëhet ulëritës në tenderin e dytë.

Arsyeja pse qeveria nuk lidh kontrata direkte për ndërtimin e një rrugë, apo blerjen e një shërbimi, por zgjedh të hapë tender, është sepse kërkon të blejë sa më mirë dhe sa më lirë. Ky është parimi, firmat konkurrojnë me dokumentacion (historik) dhe ofertë financiare. Qeveria blen më të mirën. Por çfarë ka ndodhur me tenderin e Unazës është absurde. Për tenderin “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, loti 4”, me fond limit 17.277.406 euro, marrin pjesë një numër rekord prej 8 kompanish dhe bashkime kompanish.

Duket se do të ketë konkurrencë të fortë dhe ARRSH do të gjejë ofertën më të mirë. Por nuk ndodh kështu. Autoriteti kontraktues i skulifikon 7 oferta dhe shpall fituese kompaninë e fundit që mbetet. Pra as nuk i hyn garës financiare, thjesht përjashton 7 nga 8 konkurrentët dhe shpall fituesin. Kuptohet qartë, që ose 7 kompanitë nuk ia kanë haberin fare për formulimin e dokumentacionit që kërkohet në tender, ose Autoriteti e di qartë fituesin. Dyshimi tjetër është edhe më i rëndë, që të 7 firmat të gabojnë qëllimisht në plotësimin e dokumenteve për të vendosur fituesin e mbetur.

Në të dyja variantet, sjellja e ARRSH-së është e dyshimtë. Është absurde të vijosh një tender nëse 7 nga 8 kompanitë nuk përmbushin dokumentacionin. Qartësisht nuk ka më konkurrencë, nuk ka më tender dhe nuk mbrohen më paratë e qytetarëve që ARRSH po shpenzon për rrugën. Në tabelat që boton gazeta janë të dhënat e dy tenderëve të parë. Fituesi i “lotit 4” ka një vlerë financiare prej 1.9 miliardë lekësh, ndërkohë që në tender ka të paktën tri oferta më të ulëta, të cilat janë skualifikuar për dokumente. Dhe këto janë vetëm dy tenderët e parë të vijimit të Unazës, priten edhe 5 të tjerë.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet projekti unaza e re tenderi per unazen e re projekti unaza e re tenderi per unazen e re

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën