LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal në qendrën e pritjes së refugjatëve në Vorë: Arratisje, vjedhje dhe ngacmime seksuale. Ish-punonjësja denoncon me

6 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Skandal në qendrën e pritjes së refugjatëve në

TIRANË– Vediha Buçaj, ish-punonjëse e pezulluar prej 6 muajsh për shpërdorim detyre, ka bërë një denoncim të fortë për Fax News në lidhje me qendrën e Mbyllur për Refugjatët e huaj në Vorë. Ajo akuzon një punonjës të shërbimit të sigurisë së ka ngacmuar seksualisht 3 refugjate nga të cilat një franceze, një filipineze dhe një iraniane ndërsa pohon se janë vënë në dijeni autoritetet shtetërore dhe diplomatike.

Buçaj e konsideron të padrejtë pezullimin e saj nga detyra, ndërsa akuzon se u planifikua përmes arratisjes së një refugjati nga qendra. Ajo denoncon shefin e sigurisë se ka vjedhur disa herë paratë e refugjatëve, ndërsa për rastin e shkarkimit të saj, thotë se ndikoi edhe thyerja e bravës së zyrës së një përgjegjëseje.

“Prej 6 vitesh kam punuar në këtë qendër Refugjatësh dhe në muajin gusht jam pushuar nga puna. Motivacioni që më dhanë ishte për shpërdorim detyre për ikjen e një refugjati kur aty ishin dhe dy policë në shërbim. Ishte përgjegjësia edhe e policëve, çfarë po shikonin ata.

Shefi ndante paratë me policë, Ali Gjuzi dhe shefi është Roland Xhelili. Të dy ata bashkëpunonin dhe kanë marrë para nga refugjati që u arratis. Për këtë u akuzova unë. Aty nuk është bërë asnjë lëvizje ata njerëz janë prapë në punë dhe kjo ka ardhur si hakmarrje kundrejt meje për shkak të një refugjateje franceze Kamila.

Atë natë që iku refugjati, ai ka ikur në 7 pa 20. Ali Gjuzi ka qenë duke ndërruar uniformën dhe ai ka dalë nga dritarja e dhomës së zhveshjesh dhe për këtë u akuzova unë. Ata të dy nk kanë mbajtur përgjegjësi sepse ishin miq të shefit. Shefi kishte vetë çelsat, por kur erdhi policia në mëngjes ishin marrë paratë e refugjatëve nga kasaforta, këtë e ka bërë Roland Xhelili.

Sepse nuk është hera e parë që ndodh. Vajti kontrolli të kontrollonte lekët e refugjatëve, prej 8 muajsh ai nuk u jepte paratë atyre. Kur vajti kontrolli i tha hap kasafortën u tha kam harruar censin në shtëpi. Etleva Kadillari, policja që erdhi për kontroll e denoncoi, për atë nuk u mor asnjë masë . Çështja është mbyllur tani”, u shpreh Buçaj.

Duke qenë se në denoncimin e Buçajt përmendeshin emra konkret, Fax News kontaktoi personat në fjalë. Beqir Allamani oficer i qendrës mohoi akuzat duke thënë se shtetësja franceze ishte person problematik dhe konsumuese e substancave narkotike.

“Jo  mor shokë, janë të gjitha mashtrime, sepse janë parë janë studiuar, janë hetuar dhe kanë dalë të gjitha mashtrim sepse ajo ishte një person i paqëndrueshëm, ishte përdoruese dhe ishte drogaxhie, ishte pijanece shtetësja franceze. KA kryer një shërbim SHKB, merruni me SHKB për të tjerat.”, u shpreh Beqir Allamani.

Në lidhje me denoncimin Fax News kontaktoi edhe ish shefin e sigurisë, Roland Xhelilin, i cili u shpreh:

“Vjedhja është përfshirë në hetimet e komisariatit të Shijakut dhe SHKB kanë marrë shenjat dhe kanë kryer procedurat. Si mund të akuzohet shefi për një arratisje, çfarë interesi ka shefi që të ndodhë kjo? Ato i dinë organet përkatëse, ata janë marrë me atë punë, ne ia kemi vënë të gjitha në dispozicion. Zonjës i mungonin 125 euro nga njëmijë e ca euro që kishte. Kur ka ardhur nga leja ka thënë që e kishte lënë çelsin diku në zyrë, si mund të lihet çelsi aty. Dera është hapur me komision  nga punonjësit e SHKB-së sepse ishte e vetmja zyrë ku punohej me kompjuter. Kurse kasaforta nuk ke si e hap, nuk kishte as thyerje asgjë. Dera është hapur dhe mbyllur me komision nga punonjësit e SHKB-së. MË duket se paratë i përkisnin vetëm një refugjati, ka pasur edhe të tjera me sa di. Nuk i vë dot gishtin, por mund të jetë edhe një gabim njerëzor përderisa nuk ka thyerje, është habi. Nuk lihet çelsi personal i kasafortës ashtu. Ajo punonjësja që ka bërë kallëzimin thotë se është thyer kasaforta, atë nuk e di unë.

Xhelili foli gjithashtu edhe për oficerin Allamani:

“Është marrë SHKB edhe me atë çështje, është bërë hetim, patjetër, ka dalë që s’ka pasur asnjë lloj problemi. Ai nuk e di punon më aty apo jo, kam ikur prej 6 muajsh prej andej. ME sa di ka vijuar si çështje, por mendoj se janë tendenca, se di ç’të them, nuk mendoj se ekziston diçka e tillë aq më tepër që ai kishte edhe motrën e gruas që punonte aty ishte në shërbim atë ditë aty. E kupton se çfarë… Nuk janë një familje, është motra e gruas, nuk është familjare.

Unë kam transferuar për shkaqe rifreskim të vendit të punës, kanë lëvizur edhe oficerë të tjerë. Mos i merrni të gjitha të qena, më duken pak të stërmadhuara, inate personale, nuk e di domethënë. Për ngjarjen e ikjes së refugjatit  nga Drejtoria e Standardeve është hequr nga puna nga SHKB. Janë parë kamerat ishte përgjegjës për atë, janë parë kamerat të gjitha. Për paratë mund të jetë gabim njerëzor, mund të jetë një ngatërresë. Aty njerëzit mbajnë shuma të mdhaja, kupton, s’ka pasur asnjëherë probleme të tilla, se di si mund ta shpjegoj. Nuk ka një valutë tjetër që të ketë ndodhur diçka e tillë.

KA pasur shuma 7-10 shuma, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ose është gabim njerëzor ose punë inati, se di si ta shpjegoj, pse duhet të merrnin 150 euro kur kishte shumë më tepër aty. Janë marrë shenja gishtash janë marrë të gjitha.

Emrin e personit të larguar nuk mund t’jua them. E ka shkarkuar Drejtoria e Standardeve, ju i dini emrat përsa është bërë kallëzimi aty”.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vediha buçaj vediha buçaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Mars 2021, 17:31

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka ka...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj