LIVE UPDATES
Politike

Skandal në Gjykatën e Durrësit/ Gjyqtarja Besiana Gërxenja përdor dy standarte për të akuzuarit e tërmetit. Favorizon is

3 Shkurt 2021, 19:16 Nga DOSJA
Skandal në Gjykatën e Durrësit/ Gjyqtarja Besiana Gërxenja

DURRËS- Duket se në momentet kur po flitet më shumë për pastrim të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët po edhe ata me ndikim politik në vendimarrje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka prodhuar skandalin e radhës i cili më shumë se paaftësi shihet si një vendim i qartë dhe i pastër me ndikim politik nga një gjyqtare e cila e ka në vazhdë të punës së saj këtë lloj vendimarrje.

Dje, Gjykata e Durrësit ka prodhuar skandalin e radhës dhe kjo nuk ka asnjë dyshim që është përpjekje e politikës për të ndikuar në vendimarrje. Gjyqtares Besiana Gërxenja i kanë mjaftuar vetëm 15 minuta pas gjashtë orësh që ka dëgjuar avokatët, ose më saktë që nuk i ka dëgjuar argumnetat e tyre për të dhënë një vendim që ngjan aq shumë i lidhur me politikën. 18 persona të akuzuar si fajtor për të ashtëquajturën “dosja e tërmetit” kanë dalë dje para gjykatës në një gjyq që ka filluar në orën 14.30 dhe ka përfunduar në orën 19.00, ku avokatët kanë folur 5 orë ndërsa gjyqtares i janë dashur 15 minuta për të dhënë vendimin. Akuza ka qenë për të gjithë e njëjtë ” Shpërdorim detyre”.

Orari i lënies së gjyqit, kur dihej kohëzgjatja e tij pasi ishin 18 persona të akuzuar me të njëjtën akuzë dhe dhënia e një vendimi për pak minuta shton dyshimet e para se kemi të bëjmë me një seancë të diktuar politikisht.

Duke i shtua kësaj edhe faktin tjetër që vendimi qe edhe me dy standarte e bëjnë më të besueshëm këtë fakt. Edhe pse në gjykim ishin të dy drejtuesit e ALUIZNIT me të njëjtën akuzë, vendimi qe ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin. Kështu ndërsa për ish sekretarin e PS Durrës Arben Isaku i cili kryesonte listën është pushuar ceshtja dhe pse është në të njëjtën akuzë me të tjerët, kjo nuk ka ndodhur për ish drejtorin Flamur Gjuzi, që ishte para tij, që sipas hetimit të prokurorisë ka të njëjtën akuzë.

Mesa duket ish kandidati i LSI në Durrës duhet të viuaj kandidimin e tij dhe për më keq në zyrat e gjykatës dhe nën ndikim politik të gjyqtares pasi ndryshe nuk ka si shpjegohet pasi vetë gjyqtarja nuk mund ta pranoj nga paaftësia. Dhënia e këtij vendimi është padyshim i ndikuar politikisht por këtë gjë duket se e përforcon edhe një tjetër vendim po brenda kësaj séance po nga e njëjta gjyqtare dhe po me të njëjtën akuzë. Fjala është për shtëpinë e pushimit të Ministrisë së brendshme ose Konvalishenca siç njihet ndryshe. Edhe ky institucion kishte dy të akuzuar mes 18 të tillëve.

Por edhe këtu gjyqtarja ka qenë e paaftë o see nxituar duke dhënë një vendim që të shokon sapo e lexon. Drejtorit të kësaj konvalishence, Ahmet Doda i është pushuar ceshtja. Por nuk ka ndodhur kështu me z/drejtorin Kujtim Hasa. Mesa duket gjyqtarja është menduar mirë në mos nuk ka pasur ndërhyrje duke kujtuar se drejtori është djali hallës i Taulant ballës dhe në asnjë mënyrë kushëriri i atij që po rilid Shqipërinë nuk mund të bëjë vepër penale.

Burime nga gjykata thanë se avokati Ardian Vishaj ka qenë mjaft ia shpër në fjalën e tij, ndërsa ka akuzuar hapur për vendime të padrejta dhë të ndikuara politikisht, ndërsa ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke mos i lënë ato thjeshtë në kuadrin e paaftësisë. Gjyqtarja në fjalë në fakt nuk e ka skandalin e parë këtë gjë. Ajo është e njëjta gjyqtare që pa fakte dhe prova id ha masën e arrestit me burg ish drejtorit të kadastrës Durrës, Liridon Pula, masë e cila rezultoi si një skandal më vete pasi ishte e paligjëshme dhe e paragjykuar si dhe e pambështetur në prova, gjë të cilën e hodhi më pas poshtë Gjykata e Apelit.

Madje ashtu sic edhe doli më vonë edhe hetimi ndaj tij kishte qenë tendecioz dhe i paragjykuar pasi ishte vetë prokuroria ajo që më pas e pushoi ceshtjen . Të njëjtin qëndrim me prokurorinë mbajti edhe gjyqtari Rexhep bekteshi i cili vendosi pushimin e hetimëve ndaj liridon Pulës. Kujtojmë lexuesin se për këtë ceshtje u angazhua dhe vetë z/kryeministri Erion Brace që mori pjesë në seancë dhe hodhi një sërë akuzash ndaj gjyqtares.

Por mëkatet e gjyqtares nuk mbarojnë këtu. Ajo njihet edhe për proçese të tjera ,madje duke shpallur fajtor njerëz që kanë etiketuar ‘komunist” emra të politikës, një fjalë kjo që jo vetëm nuk është fyerje po nuk përfshihet në asnjë kod, civil apo penal. Burime nga gjykata kanë bërë të ditur se gjyqtarja në fjalë është në proces vetting dhe mesa duket vendime të tilla e mbajnë me shpresë për të kaluar këtë proces, pa e ditur se janë një skandal më vete dhe nëse nuk ka ndikim politik tregojnë të tjera gjëra duke e nisur nga paaftësia pa përmendur të tjera.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ahmet doda arben isaku ardian vishaj ahmet doda arben isaku ardian vishaj


Sondazh

Poll
Politike 3 Shkurt 2021, 16:39

TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Opozitës Lulzim Basha, të cilët janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në tryezë...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!