LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’ka seks pa lekë”/ Prindërit kallëzojnë vajzën e tyre pasi i lexojnë SMS-të në Instagram dhe Facebook: Punon pro

31 Gusht 2020, 14:28 Nga DOSJA
“S’ka seks pa lekë”/ Prindërit kallëzojnë

TIRANË– Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pas divorcit është kthyer tek prindërit. Ngado që shkon ajo poston fotografi në Instagram. E dhënë pas modës, ajo dukej sikur në çdo lokal që ulej, restorant që frekuentonte ajo shfrytëzonte ambientet për të reklamuar veshjet, aksesorët apo çantat deri ditën kur harroi rrjetet sociale hapur dhe kur prindërit lexuan një komunikim që i tronditi. Prindërit dyshojnë se e bija është përdoruese droge dhe nga varësia e drogës ajo ushtron edhe prostitucion. Këtë bindje sipas burimeve policore të gazetës Si, kallëzuesit P. A që është i ati, ia ka përforcuar një mesazh i dërguar në telefon . “Vajza kishte harruar Facebookun hapur dhe aty së bashku me gruan lexuam në inbox ku dikush e pyeste “A e ke marrë vizën? A do të ta sjell unë?”

Një mesazh tjetër në rrjetet sociale në Instagram tregon se si vajza e P. A ia bën të qartë një komunikuesi që e fton për kafe se “nuk vij pa para”.

Ndaj nënës së dy fëmijëve sipas burimeve të gazetës Si ekzistojnë edhe dy kallëzime të tjera në muajin mars, kur prindërit u ankuan pranë policisë së Kamzës për largimin pa adresë të E. A. “Vajza u kthye në të dyja rastet, as që u interesua për fëmijët, të cilët i la me ne dhe u largua. Gruaja e pyeti dhe i kërkoi llogari, -thotë denoncuesi – por vajza i tha me jetën time bëj ç’të dua”.

Çifti i kallëzuesve tregojnë se rasti i fundit i sjelljeve jonormale të E. A. ndodhi në mes të gushtit. 25-vjeçarja pasi gjeti adresën e prindërve që shkuan për vizitë familjare në Babrru, i braktisi të dy fëmijët e saj në hyrje të kësaj adrese. “Na thanë që ajo u largua me taksi, e ëma e pyeti a po ushtron prostitucion dhe ajo ju përgjigj çdo gjë e bëj me dëshirën time”, shton më tej në polici i ati që insiston sipas burimeve të gazetës Si se e bija është përdoruese dhe për këtë shkak është e pandërgjegjshme. Policia e pyet të atin se përse dy prindërit dyshojnë që e bija ushtron prostitucion dhe ai përgjigjet “jemi bindur nga fotografitë e saj në instagram, dhe nga videot”. Kur policia i pyet prindërit a kanë të dhëna shtesë mbi identitetin e ndonjë shtetasi me të cilin e reja frekuentohet ata përgjigjen “komunikimet më të shpeshta i kryen me një person, i cili shfaqet në komunikimin që vajza kishte harruar hapur si personi që i ofron drogën”.

Ndërkohë gjatë marrjes së dëshmisë të të ëmës, gruaja me inicialet F. A tregon që bisedën që zhvilloi me të bijën. “I thashë , bijë ne e dimë me kë flet se ke lënë instagramin hapur dhe e pyeta pse u dërgon foto e zhveshur disa personave. Por E. ma ktheu – bëj ç’të dua me jetën time. Në këto biseda unë lexova kur vajza ju thoshte këtyre njerëzve – nuk ka seks pa lekë”, rrëfen gruaja për agjentin e policisë.

Burimet shtojnë për gazetën Si se pas këtyre pretendimeve është thirrur edhe E. A , 25 vjeçe e papunë dhe e divorcuar. Por 25-vjeçarja ka hedhur poshtë çdo pretendim të familjes, pasi sipas saj prindërit ishin paragjykues pasi ishin martuar në moshë shumë të vogël dhe njësoj kishin vepruar edhe me të. “Punoj parukiere në të zezë dhe ndaj rezultoj e papunë. Më pëlqen moda. Në rrjetet sociale kam njohur një djalë beqar, ditën që ai kishte ditëlindjen ua lashë fëmijët prindërve pasi ata përkujdesen shumë për ta. Ika fshehtas pasi ime më më qëlloi me shpullë, nuk i pëlqen mënyra ime e të jetuarit”.

Por sipas burimeve pas këtij prezantimi, policia ka hyrë në temë dhe e ka pyetur 25-vjeçaren mbi kuptimin e disa frazave në instagram.

Agjenti: Ç’do të thotë pyetja që të bëjnë “punon për vete apo për të tjerë”? dhe ti përgjigjesh “për vete”.

E. A- Unë flas me shumë djem në instagram dhe facebook, me siguri kam bërë shaka.

Agjenti – Përse prindërit të dyshojnë se ushtron prostitucion?

E.A- Nuk jam pjesë e asnjë rrjeti. Nuk ushtroj prostitucion. Kam shkuar me shumë djem, por nuk kryej marrëdhënie për para apo në shkëmbim të diçkaje tjetër. Familja nuk pajtohet me jetesën time.

Agjenti: Kush është djali që, familja juaj dyshon që ju shtyn për prostitucion?

E. A – E kam njohur në rrjetet sociale, kam dalë disa herë me të. I kam kërkuar kokainë, pasi ai është përdorues dhe më ka dhënë. Me të jam e lidhur prej dy javësh, bëjmë flirte të rinjsh, nuk ia di mbiemrin dhe nuk e di ku banon.

Agjenti- Përse i kërkove konkretisht këtij personi drogë?

E. A – Më tregoi që ishte përdorues dhe nga kureshtja i kërkova. Jam e sigurt që më dha dozën e tij.

Policia bën me dije se në instagram, 25-vjeçarja tregon se kishte miq dhe shokë policë.

Agjenti – Na thuaj emrin e policit që ke shok?

E. A – Në bisedë e sipër kam thënë që kam shokë policë, por nuk njoh asnjë polic dhe nuk kam asnjë shok polic.

Në përfundim sipas burimeve pasi janë përpiluar këto dëshmi, nëna 25-vjeçare propozohet të vendoset nën hetim për braktisje të fëmijëve të mitur. Pavarësisht se ajo insiston që nuk ka ndërmend t’i braktisë, por vetëm i ka lënë për pak orë nën kujdesin e gjyshërve pa ju marrë leje. “Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën time, nuk kam asgjë për të fshehur, nëse do fshihja diçka nuk do i lija Facebook-un dhe Instagramin hapur”, e ka mbyllur e reja që pavarësisht versionit që ka dhënë thuhet se është vendosur nën vëzhgim për të zbuluar kontaktet e saj dhe nëse ajo në të vërtetë është pjesë e ndonjë rrjeti sikurse rezultoi gjatë javës së kaluar me 17-vjeçaren, e cila gjithashtu largohej pa adresë nga shtëpia derisa u zbulua që ushtronte prostitucion nën tutelën e një çifti.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 25 vjecarja ne tirane babrru tirane 25 vjecarja ne tirane babrru tirane

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara