LIVE UPDATES
Aktualitet

Sivjet 25% më pak zogj në Divjakë,alarmi: Aeroporti i Vlorës do përkeqësojë situatën

9 Shkurt 2022, 09:46 Nga DOSJA
Sivjet 25% më pak zogj në Divjakë,alarmi: Aeroporti i Vlorës

DIVJAKË– Mijëra zogj shtegtarë nuk kanë arritur të bëjnë vizitën e tyre vjetore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë këtë dimër. Lajmi është bërë me dije nga ekspertët, të cilët pretendojnë se gjthçka ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike, mbipeshkimit dhe urbanizimit. Numri i shpendëve të ujit të regjistruar në janar 2022 në Divjakë-Karavasta, një vend dimërimi ndërkombëtarisht i rëndësishëm përgjatë rrugëtimit shtegëtues europian, ishte 25 për qind më i ulët se në këtë kohë të vitit të kaluar. Shqipëria Perëndimore regjistroi rënie gjatë Regjistrimit vjetor Ndërkombëtar të shpendëve të ujit, një ngjarje globale e cila monitorohet për “shpendët e ujit” në të gjithë botën.  

“Zbuluam se në lagunat Divjakë-Karavasta mungojnë rreth 9 mijë zogj uji në krahasim me vitin e kaluar”, tha Ardian Koci, kreu i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ndodhen zonat e mbrojtura. Koci i tha AFP se gjithsej 25,000 zogj u numëruan në Divjakë-Karavasta — një nga ekosistemet më të rëndësishme në Mesdhe — gjatë regjistrimit të bërë në datat 15-16 janar, krahasuar me 34,000 të tilla që u regjistruan një vit më parë.

“Arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha është ngrohja globale ajo që ka ndërprerë stinët e migrimit dhe riprodhimit”, shpjegoi Koci.

Nexhip Hysolokaj, një ekspert rajonal i biodiversitetit, tha se shkencëtarët në Shqipëri kishin gjurmuar një rënie të shpejtë të popullatave të shpendëve shtegtarë gjatë tre viteve të fundit. Dhe ndërsa shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar saktësisht se si ndryshimi i klimës po ndikon te zogjtë, disa tregojnë faktin e thjeshtë se moti gjithnjë e më i ngrohtë do të thotë se disa specie nuk kanë më nevojë të largohen nga zonat e tyre veriore për t’u shumuar gjatë dimrit, ndërsa ushqim gjejnë edhe pa u larguar për në jug.

“Nëse nuk ka temperatura ekstreme në Evropën veriore, ata preferojnë të mos lëvizin, ose thjesht migrojnë në distanca më të shkurtra”, tha Mirjan Topi, autori i udhërrëfyesit të parë për shpendët e Shqipërisë. Në vitet e fundit, disa lloje të patave migruese — duke përfshirë patën gri dhe patën e rrallë me ballë të bardhë, e cila shumohet në tundrën e Rusisë veriore dhe Skandinavisë — nuk e bëjnë më ritualin e tyre për të bërë pelegrinazh në kënetat e Shqipërisë. Lagunat perëndimore janë gjithashtu të famshme për flamingot dhe pelikanët dalmatë, të cilët kanë një gjerësi krahësh prej tre metrash që rivalizon atë të albatrosit.

Por ekspertët thonë se cikli i mbarështimit të pelikanit ikonë po ndërpritet nga modelet gjithnjë e më të çrregullta të motit. Në vitin 2021, pelikanet filluan të shumohen në fillim të  janarit, ndërsa vit, sezoni i foleve nuk nisi pa mbaruar muaji janar. Duke shënuar një diferencë të madhe në javë, kjo edhe për shkak të dimrit jashtëzakonisht shumë të vonë.

“Sezoni i shumimit të pelikanit duket se ka mbetur prapa krahasuar me vitin e kaluar,” i tha AFP Sajmir Hoxha, një ekspert në Shqipëri për grupin francez të ruajtjes Noe. Ndërkohë, peshkimi i paligjshëm ka varfëruar burimet jetike të ushqimit në lagunat e Shqipërisë, megjithatë edhe urbanizimi i shpejtë po kërcënon ekosistemet e brishta, veçanërisht në rrjetin e kënetave dhe dunave ranore përgjatë magnetit turistik që është bregdeti i Adriatikut. 

Në këtë proces mendohet se do të ndikojë edhe një aeroport ndërkombëtar që është vendosur të ndërtohet pranë kënetave të mbrojtura të rajonit Vjosë-Nartë, që ndodhet akoma më në jug të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky projekt 100 milionë euro (114 milionë dollarë), i mbështetur nga një konsorcium turko-zviceran, “do të ndikojë drejtpërdrejt tek kafshët e egra dhe do të shihet si një kërcënim për speciet që shumohen, dimërojnëe ose ndalojnë në Nartë gjatë rrugës së tyre për të mbërritur në destinacionin final…në Divjakë. 

Marrë nga France24

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian koci divjake laguna e karavastasë nexhip hysolokaj ardian koci divjake laguna e karavastasë nexhip hysolokaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit