Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë ngjallur debate të shumta në të gjithë botën, por edhe në Kosovë, ku është vënë në pikëpyetje fakti nëse do të tërhiqen trupat e SHBA-së nga Kosova, njëjtë siç ndodhi në Afganistan.
Gazeta Express ka kontaktuar me ekspertin amerikan dhe profesorin e Johns Hopkins University, Daniel Serwer në lidhje me këtë ngjarje dhe ai thotë se midis këtyre dy situatave qëndron vetëm një lidhje sipërfaqësore dhe liston dallimet e mëdha.
Serëer thotë se qytetarët e Kosovës do të donin që amerikanët të qëndronin për kohë të pacaktuar në Kosovë, ndryshe nga afganët që s’kishin shumë tolerancë ndaj amerikanëve. Ai shton se gjerat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan sa që do të habitej nëse dikush do të propozonte një tërheqje trupash në ndonjë vend tjetër në të ardhmen e afërt.
Në fund Serwer ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se ku dallonjnë Afganistani dhe Kosova në terma të strategjisë amerikane. Ai thotë se Afganistani para 20 vjetësh ka qenë një kërcënim real për SHBA-së për shkak të talebanëve të Al-Qaedas, derisa potencon se Kosova s’ka qenë asnjëherë e tillë për SHBA-në dhe se ndërhyrja ushtarake në Kosovë ka qenë për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin.
Fjala e Serwer:
“Ato janë të nërlidhura vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Trupat e SHBA-së kane qënë gjithmonë të mirëseardhura në Kosovë, të cilës i mungonte një ushtri. Shumë kosovarë (shqiptarë, serbë dhe komuniteti të tjera) do të donin që ata të qëndronin për një kohë të pacaktuar. Ky nuk ishte rasti në Afganistan, i cili kishte ushtrinë e vetë dhe shumë pak tolerancë për praninë amerikane. Përkundrazi: gjërat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan. Do të habitem nëse dikush propozon tërheqje trupash diku tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Serëer i pyetur nëse situata në Ballkanin Perëndimor i jep hapsirë SHBA-së për tërheqje të mundshme ushtarake. Kosova asnjëherë s’ka qënë kërcënim real për SHBA’në. Në kemi intervenuar atje për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe kemi qëndruar për të mbrojtur ndërtimin e një shteti demokratik, një proces që ishte shumë më i sukseshëm në Kosovë sesa në Afganistan”
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Jashtëm të BE-së ditën e sotme, ka përmendur edhe situatën aktuale mbi taleb...
Abdul Ghani Baradar, i njohur si Mullah Baradar, është bashkëthemelues i talibanëve dhe një lider i lartë i grupit militant islamik, i cili pritet të ketë një r...
KOSOVË– Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se nga data 20 gusht deri më 1 shtator Kosova do tu nënshtrohet masave të ...
AFGANISTAN – Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najias, në provincën Faryab, ishte një pamje tronditëse e kërcënimit që po përballen tani gratë në t...
SHBA– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dalë në një koferencë për shtyp ditën e sotme ku ka komentuar situatën kaotike të krijuar ne ...
AFGANISTAN– Zëdhënësi i talebanëve ka siguruar se ata nuk do të ndjekin asnjë lloj rmiqësie dhe se nuk duan që ky vend të përdoret kundër asnjë lloj shtet...
AFGANISTAN– Prezantueset femra janë kthyer në televizionet afgane. Vetë ToloNeës ka bërë me dije se gratë janë kthyer në ekrane dy ditë pasi programet afgan u p...
KANADA – Sadia Badie dhe familja e saj vijnë nga Afganistani. Ajo është një grua afgane që ka fatin të jetojë e lirë në Kanada falë sakrificës që prindëri...
KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar përmes një statusi në Twitter se janë evakuuar në mënyrë të sigurt dy qytetaret nga Kosova që ndodhe...
AFGANISTAN– Mullah Baradar, shefi i zyrës politike të talebanëve, ka mbërritur në rajonin Kandahar të Afganistanit së bashku me figura të tjera të larta. ...