Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka hedhur akuza kundër qeverisë për keqmenaxhim të situatës se COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Shehu shprehet se vendit i duhet asistencë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
MË tej ai akuzon qeverinë dhe shkruan se kjo e fundit e ka shpallur nivelin epidemiologjik në transmetim komunitar, ndryshe nga OBSH. “Te gjitha keto “lojera” spekulative te Qeverise kane per qellim, krijimin e nje tymnaje per te fshehur te verteten, justifikimin per numrin e vogel te testimeve, hequr pergjegjesite per mos marjen e masave adeguate, apo dhe “djallezi” te tjera te lidhura me amulline e coroditjen e plote te saj”, shkruan ai.
NJOFTIMI I PLOTË
Cfare fshihet mbas nxitimit te Qeverise qe ndryshe nga OBSh shpall nivelin epidemiologjik “transmetim komunitar”!? Komiteti ka disa dite qe e klasifikon situaten epidemiologjike ne vend ne nivelin 4 te infektimit si “transmetim komunitar”, qe e lexuar me numrin larte te rasteve te reja te cdo dite mund te quhet “jashte kontrollit”. Antere te komitetit krahas kesaj deklarojne se ne kete stad testimet nuk kane shume rendesi, gje qe dhe po te ishim aty nuk eshte e vertete, perkundrazi.
Me tej Ministria e Shendetesise e zera te Komitetit kerkojne te ulin vertetesine e testimeve shteterore ne 70 % ( e vertete kjo nqs ne perdorim kite kineze), shume larg parametrave perendimore. Ndersa OBSh ne komunikimet e saj edhe te djeshme, vazhdon ta klasifikoje vendin tone ne nivelin 3, ate te “rasteve ne grupe”, pra ne nje nivel ku testimet, identifikimet, izolimet se bashku me mjekimet jane esenciale per mos kalimin ne “renie te lire”, nivel ku cuditerisht na fut Komiteti. Klasifikimi i OBSh dedukton ne nje te vertete: qendra te infektuara e burim perhapje qe nga sistemi shendetesor, institucionet e ndryshme, ndermarje e objekte me grumbullime etj, te cilat duhen trajtuar me metoda inteligjente epidemiologjike, testime brenda tyre te kontakteve, testime ne terren, identifikime, izolime etj per te bllokuar perhapjen.
Te gjitha keto “lojera” spekulative te Qeverise kane per qellim, krijimin e nje tymnaje per te fshehur te verteten, justifikimin per numrin e vogel te testimeve, hequr pergjegjesite per mos marjen e masave adeguate, apo dhe “djallezi” te tjera te lidhura me amulline e coroditjen e plote te saj. Por dikush duhet te kujtoje keta “zedhenes” se jane ne pozita zyrtare, qe i ngarkon me detyra e pergjegjesi, pra nuk mund te shprehen sipas ndonje oportuniteti jo profesional e as kuturru dhe as se keshtu mund te “lajne duart”. Ne fakt keto jane edhe disa nga aresyet pse vendit tone i duhet nje asistence e gjere nderkombetare per te kaluar kete periudhe shume te veshtire, por qe sic duket jane e disa nga aresyet pse Qeverisja nuk po e degjon kete kerkese!
Ky reagim vjen në një kohë kur sot në vend kanë ndërruar jetë tre persona. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 55 deputetë socialist hodhën firmat për të vënë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin e shkeljeve të rënda kushtetuese duke i marrë kompeten...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një mesazh për qytetarët dhe ka kërkuar që të zbatojnë rregullat kudnër COVID-19. Në një deklaratë nga ceremonia...
BRUKSEL- Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAll...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të enjten në parlament se ka në plan të votojë ndryshimet në kushtetutën e vendit më 30 korrik, seanca ...
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur sërish deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi të fliste nga Kuvendi. Në një deklaratëe nga sel...
TIRANË– Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume. Përmes një statusi në rrjetet sociale...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit u shpreh se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve d...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij u shpreh i ashpër lidhur me të gjithë ata që sipas tij marrin guximin të flasin në emrin e popullit shqip...