"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Sindikata kërkoi rritje të rrogës, Albin Kurti reagon në ditën e Puntorëve: Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 25
1 Maj 2021, 15:05Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se paga minimale në Kosovë do të bëhet 250 euro. Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se qeveria e tij do të marri masa për sigurimin e çdo vendi pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullta në javë. Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti ka ardhur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, pasi sindikata kërkoi rritje deri në 350 euro.
“Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend,”-ka shkruar Kurti.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të...
ITALI– Tre qytete u bashkuan nën të njëjtin qiell. Të Premten 30Prill, Ermal Meta është protagonist i një ngjarje speciale të padëgjuar për Italinë, e cila falë...
TURQI– Policia turke arrestoi më shumë se 200 njerëz që po përpiqeshin të mbanin një tubim me rastin e 1 Majit në Stamboll në kundërshtim me një ndalim në...
ITALI– Një 34-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në Terni të Italisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që s...
IZRAEL– Të krishterët ortodoksë të Dielën e 2 Majit kremtojnë Ringjalljen e Krishtit ose Pashkët. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në Varrin e Shenjtë në Jeruzal...
AFGANISTAN- Autobomba në Afganistan vret 30 qytetarë në provincën Logar. Nxënësit e shkollave të mesme janë midis 30 personave të vrarë në një bombë me makinë ...