LIVE UPDATES
Bota

Si u bë lufta një krim, dhe pse Putini i ka shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare

31 Mars 2022, 06:23 Nga DOSJA
Si u bë lufta një krim, dhe pse Putini i ka shkelur të gjitha

Nga Dylan Matthews

Traktati i Versajës, që i dha zyrtarisht fund Luftës së Parë Botërore dhe vendosi një rend të ri të pasluftës, nisi me një statut që parashikonte krijimin e një organizate të re. I quajtur Pakti i Lidhjes së Kombeve, organi i ri synonte të zgjidhte mosmarrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë paqësore.

Më e rëndësishmja: ai i angazhoi anëtarët e tij të “respektonin dhe ruanin kundër agresionit të jashtëm integritetin territorial dhe pavarësinë ekzistuese politike të të gjithë anëtarëve të Lidhjes”. Ai premtim, neni X i paktit, ishte vepër e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Udrou Uillson.

Ai drejtoi komitetin në Konferencën e Paqes të Parisit të vitit 1919 që hartoi këtë dokument. Historiani Xhon Kuper e përshkruan Nenin X si “kontributin e veçantë të Uillsonit”. Në fakt ai nen do të ndihmonte në shkatërrimin e Lidhjes së Kombeve.

Kundërshtarët e hyrjes së SHBA-së në këtë pakt, si senatori Henri Loxh, thanë se neni e detyronte SHBA-në të rreshtohej në mbrojtje të çdo vendi në mbarë botën, duke e përfshirë atë në konflikte në të cilat nuk kishte asnjë interes jetik.

Në fund triumfoi linja e skeptikëve. SHBA-ja nuk do t’i bashkohej asnjëherë Lidhjes së Kombeve, një fakt që kontribuoi shumë në dështimin e saj përfundimtar në pragun e Luftës së Dytë Botërore. Dhe për aq sa mbahet mend Lidhja e Kombeve, kujtohet zakonisht si një eksperiment i turpshëm i dështuar.

Megjithatë disa nga eksperimentet kanë pasur sukses. Unë kam reflektuar shpesh këto ditë për Nenin X për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që kërcënon hapur dhe në thelbin e tij integritetin territorial dhe pavarësinë politike të atij vendi.

Asnjë ligj ndërkombëtar nuk i ndaloi trupat ruse të kalonin kufirin. Por në një farë mënyre, ky është përjashtimi që provon rregullin e përcaktuar fillimisht në Nenin X. Veprimet e Moskës janë kaq shumë tronditëse pikërisht sepse shkelin atë që tani pranohet si një normë e fortë kundër pushtimit territorial nga kombet.

Dhe kjo normë filloi me një sipërmarrje idealiste në vazhdën e Luftës së Parë Botërore,përfshirë Nenin X dhe një përpjekje edhe më utopike:traktati për heqjen dorë nga lufta si një instrument i politikës kombëtare, i quajtur shpesh Pakti Kelog-Briand, i nënshkruar në vitin 1928.

Lufta në Ukrainë, nuk është dëshmi se kjo normë është zhdukur. Gjithsesi, kriza aktuale është një shembull i normës që funksionon siç synohej. Pasi u shkel nga presidenti rus Vladimir Putin, ky i fundit u përball me një ndëshkim dërrmues (por jo ushtarak) nga komuniteti ndërkombëtar.

Tanisha Fazal, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Minesotës, thotë se Neni X ndihmoi në lindjen e asaj që ajo e quan “norma kundër pushtimit”. Në librin e saj Vdekja e një shteti:Politika dhe gjeografia e pushtimit dhe aneksimit”, Fazal shqyrton shpërbërjen e dhunshme të shteteve të ndryshme, ose rastet kur pushon së ekzistuari një vend i tërë, të paktën për një periudhë, për shkak të luftës.

Mendoni pak për raste si shkatërrimi i Polonisë në vitin 1795që solli ndarjen e këtij vendi midis Prusisë, Habsburgëve dhe Perandorisë Ruse. (Polakët do ta rifitonin sovranitetin kombëtar pas më shumë se një shekulli). Një fund i tillë i ekzistencës së një shteti përmes pushtimit ishte shumë i zakonshëm për kohën.

Në fakt, Gjermania dhe Italia ekzistojnë si kombe kryesisht për shkak të shteteve të tyre më të fuqishme pararendëse (përkatësisht Prusia dhe Piemonte-Sardenia) që pushtuan dhe aneksuan shtete më të vogla si Hanoveri ose Siçilia. Dhe kjo formë e luftës për pushtim u institucionalizua në ligj.

Në librin e tyre të vitit 2017 Internacionalistët:Si e rindërtoi botën një plan radikal për të nxjerrë jashtë ligjit luftën, profesorët e jurisprudencës në Universitetin e Jeilit, Ona Hetheuej dhe Skot Shapiro, vënë në dukje se normat mbizotëruese rreth luftës para shekullit XX-të nuk ishin thjeshtë lejuese, por vazhdimisht dashamirëse ndaj luftërave pushtuese.

Ata citojnë veprën e Hugo Grocit, juristit të famshëm holandez të shekullit XVII-të dhe ndoshta babait të së drejtës ndërkombëtare, që thoshte se shtetet kanë të drejtën e pushtimit territorial si mjetin e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Groci besonte se lufta ishte paksa si një padi në gjykatë:ajo synonte të korrigjonte një gabim, dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë ishte sekuestrimi i pronës (përfshirë tokën) që u përket atyre që janë sjellë me ju në mënyrë të padrejtë.

Ai besonte se të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtën e natyrshme për të mbrojtur me dhunë jetën dhe pronën e tyre. Kur njerëzit u bashkuan dhe formuan shtetet, ata ia kaluan këtë të drejtë shtetit. Prandaj, shteti, si një zgjatim i së drejtës së tij për vetëmbrojtje, ka të drejtë të bëjë luftë për të korrigjuar gabimet, dhe të sekuestrojë pronat e vendeve të tjera si dëmshpërblim për gabimin e bërë.

Në fakt Groci po pasqyronte një traditë shumë më të gjerë që mbizotëronte në Evropën e para shekullit XX-të dhe në kontinente të tjera. Por gjërat ndryshuan sidomos pas Luftës së Dytë BotëroreLuftërat pushtuese u bënë më pak të zakonshme pas vendosjes së një norme kundër tyre.

Veç ligjeve dhe konventave ndërkombëtare ka pasur edhe faktorë të tjerë. Mes tyre është shfaqja e armëve bërthamore, të cilat dekurajuan ashpër luftën e hapur. Po ashtu edhe procesi i dekolonizimitDikush mund të mendojë se pushtimi rus i Ukrainës, e minon këtë histori shpresëdhënëse.

Por nuk është domosdoshmërisht kështu. Ekzistenca e një norme nuk cënohet thjesht nga shkelja e saj. Hetheuej dhe Shapiro vënë në dukje se përgjigja dërrmuese perëndimore ndaj pushtimit të Rusisë, tregon se si normat ligjore kundër pushtimit janë zbatuar siç ka ndodhur tradicionalisht.

Regjimi aktual i sanksioneve kundër Rusisë, që përfshin kufizime ndaj Bankës Qendrore në Rusi, të cilat po kërcënojnë të shkaktojnë një recesion dhe inflacion masiv në vend, janë “bombat termonukleare të financave” thotë Shapiro. se komuniteti ndërkombëtar do t’i ishte përgjigjur pushtimit duke bombarduar civilët rusë, ky do të ishte një krim lufte plotësisht i paqartë.

Marrë nga Bota.al. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota përkujtohet  75 vjetori i fundit të luftës së dytë botërore traktati i versajës udrou uillson përkujtohet  75 vjetori i fundit të luftës së dytë botërore traktati i versajës udrou uillson

Sondazh

Poll
Bota 31 Mars 2022, 06:08

Shqiptari shpallet Hero në New York

Shqiptari nga Mali i Zi është shpallur “Hero ” në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet, pasi që shpëtoi një grua 61 vjeçare nga g...

Bota 31 Mars 2022, 05:47

Shtrenjtohen përsëri karburantet në Kosovë

Pas uljes së çmimit për disa ditë, çmimi i naftës është rritur përsëri në Kosovë. Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69. Dita e ...

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora