LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po përpiqen diplomatët shqiptarë të ndikojnë dhe frikësojnë raportimet e mediave të huaja

20 Prill 2019, 13:26 Nga DOSJA
Si po përpiqen diplomatët shqiptarë të ndikojnë dhe

Exit.al ka mësuar nga burime shqiptare dhe të huaja se ambasadorët shqiptarë në vendet perëndimore janë përpjekur të ndikojnë në mediat e vendeve të BE-së, të cilat raportojnë mbi ngjarjet në Shqipëri.

Pas disa artikujve kritikë mbi qeverinë Rama të botuar në mediat austriake, ambasada shqiptare në Vjenë u ka kërkuar takime botuesve dhe gazetarëve përgjegjës për këto shkrime, në përpjekje për t’i ndikuar ata.

Artikulli i parë i botuar në nëntor 2018 nga gazeta e rëndësishme konservatore Die Presse e përmendte Shqipërinë në kaudër të prirjes shqetësuese të afrimit me regjime si Turqia, Rusia dhe Kina.

Artikulli vuri në dukje se Shqipëria fiton “një pjesë të rëndësishme të të ardhurave të saj nga kultivimi i drogave të paligjshme” dhe i referohet Ramës si “një mik krejtësisht i mbaruar” që tani ka prirjen për të ndjekur të njëjtën linjë autoritare si Rexhep Taip Erdogani.

“Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina dhe Turqia përdorin klikën kriminale ish-komuniste në kufijtë e BE-së për të përhapur ndikimin e tyre. Në veçanti, rritja e ndikimit turk shpesh është nënvlerësuar. Nuk flitet vetëm për ndërtimin e xhamive dhe promovimin e pakicës kombëtare. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po punon të vërë nën kontrollin e tij mysliman partitë, shoqatat, fondacionet dhe mediat.”

Gjithashtu, artikulli theksoi financimin e diskutueshëm të linjës Air Albania dhe të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke shkruar se Turqia është “lojtari kryesor” në të dyja projektet, duke bërë aludime se pjesë e marrëveshjes ishte pastrimi i parave.

Këto ndjenja u pasqyruan edhe një një artikull tjetër të portalit austriak, Paneuropa i cili bëri një sërë aludimesh për lidhjet ndërmjet Ramës dhe Partisë Socialiste dhe presionit politik nga Turqia.

Artikulli shpjegon se si në muajin mars, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit mysliman në Shqipëri zgjodhi, më dy të tretën e votave, drejtuesin Bujah Spahiu. Sidoqoftë, qeveria loboi për kandidatin tjetër Ylli Gurra.

Gurra konsiderohej si “kandidati i Presidentit turk Erdogan” dhe vëllai i Erdoganit ishte i pranishëm në Shqipëri gjatë kohës së zgjedhjeve. Sipas artikullit, përfaqësuesit e qeverisë turke në Shqipëri i bënë presion qeverisë për ta mbështetur atë.

Artikulli pohon se “kryeministri shqiptar Edi Rama, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla punuan fort për Gurrën” dhe i dhanë atij mbështetje të plotë.

Ndërsa ambasada shqiptare në Vjenë i mohoi ndërhyrjet e zyrtarëve turq në procesin zgjedhor gjatë takimit me ta, përfaqësuesit e portalit austriak nuk u bindën për shkak të besimit që ata kishin tek burimet e tyre të shumta.

Artikulli, gjithashtu, përshkruan kultivimine drogës në vend, i cili lidhet me “qarqet më të larta të qeverisë”, duke shtuar se qeveria akuzohet për përdorimin e parave të drogës për të blerë vota gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Një tjetër artikull që me sa duket e zemëroi qeverinë shqiptare ishte ai që u botua në gazetën Der Standard, i cili i referohej Ramës si një “sundimtar autoritar”, duke vënë në dukje se ky realitet nuk po raportohej në mediat perëndimore. Autori gjithashtu akuzoi Ramën për shfrytëzimin e problemit serb/kosovar/shqiptar për përfitim personal politik.

Fakti që ambasadori shqiptar në Vjenë ka kërkuar të takojë redaktorët e gazetave nën urdhërat direkt të Kryeministrit është një çështje e rëndësishme. Rama është i njohur për kontrollin e tij mbi narrativën dhe mediat në Shqipëri, ndaj përpjekja për të ndërhyrë në mediat e huaja, përmes ambasadave, është një shembull shqetësues i përpjekjeve për të heshtur edhe kritikët e qeverisë jashtë vendit.

Por kjo nuk është hera e parë që administrata e Ramës është sjellë në këtë mënyrë me mediat e huaja.

Një burim tjetër, këtë herë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sqaroi për Exit.al se një media në një shtet tjetër të BE-së kishte marrë një letër të ashpër, pas botimit të një artikulli mbi trazirat e tanishme politike në vend.

Korrespondenti i huaj kishte shkruar një artikull neutral për të raportuar protestat, duke përfshirë citime nga qytetarët shqiptarë, të cilët kishin treguar arsyet pse po manifestonin kundra qeverisë.

Kjo letër, e lexuar pjesërisht nga Exit.al, u pasua edhe nga një vizitë në person nga ambasadori shqiptar.

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme dhe ambasadorët e përfshirë nuk ju përgjigjen pyetjeve të dërguara nga Exit.al në lidhje me politikën e tyre të udhëzimit të diplomatëve për t’u takuar me gazetarë dhe redaktorë kritikë ndaj regjimit të Ramës.

Lëvizjet e fundit të ndërmarra nga Rama ngjajnë me veprimet e regjimit komunist në Kinë. Sipas hetimit të fundit të Reporterëve pa Kufij zbulohet se qeveria kineze ishte përpjekur të heshtëte dhe të ndikonte mediat jashtë kufijve të saj. Raporti thekson se ambasadat kineze janë të njohura për prirjen e tyre për të kërcënuar gazetarët, duke sulmuar hapur portalet e mediat që kritikojnë vendin e tyre. Gazetarët në Kanada, Australi, Suedi dhe SHBA janë përndjekur dhe madje janë kërcënuar nga diplomatët kinezë që kërkojnë të censurojnë çdo kritikë të jashtme ndaj qeverisë së tyre.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diplomatët frikësojnë mediat e huaja mediat e huaja diplomatët frikësojnë mediat e huaja mediat e huaja

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim