LIVE UPDATES
Editorial

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

21 Tetor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës

1.

U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë njëra prej një liste të iniciativave e marrëveshjeve të arritura për të pagjeturit në këta 21 vjet. Mbaj mend të parat, të ndihmuara nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, menjëherë pas luftës. Dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm do të mbaj mend pas disa vjetësh se qe arritur në Bruksel një marrëveshje, dhe se duhet një marrëveshje tjetër që do ta zbatojë këtë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera paraprake. Pse është kështu? Ndoshta nuk ka mënyrë më të mirë për ta shpjeguar sesa me këtë “draft-marrëveshje” të arritur në Bruksel. Ajo pason “marrëveshjen historike” të Washingtonit, ku “të dyja palët zotohen t’i shpejtojnë përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuar personat e zhdukur”. Pra, pas “marrëveshjes historike” në Shtëpinë e Bardhë u zbrit në draftmarrëveshje në Bruksel, me të cilën përcaktohet se BE-ja do të ketë një të emëruar special që do të mbikëqyrë komisionin e përbashkët Kosovë-Serbi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ky komision do të punojë me të drejtën e qasjes së “pakufizuar në të gjitha arkivat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të ushtrisë, policisë dhe të forcave të tjera të Serbisë, të cilat kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve në Kosovë dhe fshehjen e trupave të të vrarëve dhe të masakruarve”. Por e tëra kjo, që pritet të përfundojë brenda afatit kohor prej 18 muajve, do të jetë e mundur vetëm nëse arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pra, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një dokument në të cilin pajtohen se të pagjeturit e luftës – të gjithë ata fëmijë, gra e burra të marrë peng, pushkatuar e hedhur në varreza kolektive-janë pjesë e negociatave sikur edhe targat, diplomat, Ujmani dhe çka do që t’ju bie në mend negociatorëve. Dhe kështu bëhen pengje të politikës, tashmë për së vdekuri: do të zbulohet fati i tyre vetëm dhe kur Kosova e Serbia mbërrijnë marrëveshje të ndërsjellë që do të quhet “përfundimtare” apo gjithëpërfshirëse.

2.

Të pagjeturit u bënë pengje për së vdekuri që herët pas luftës. Serbia e Milosheviqit refuzoi fare të pranonte se ekzistonte një kategori e këtillë – madje ishte e vështirë të bisedohej edhe për të gjallët, pengjet që mbaheshin nëpër burgjet e Serbisë. Pas 5 tetorit ishte presidenti i ri, Koshtunica, i cili pas pajtimit fillestar që të fillohet me zbardhjen e të pagjeturve vendosi shumë së shpejti një lloj nevoje për simetri, që në tregtinë e mallrave do të quheshin kuotizime. Pra, nën kujdesin e tij u vendos një politikë që prodhonte gjendjen që Serbia do të kthente aq kufoma shqiptarësh sa do të zbuloheshin e dërgoheshin për në Serbi të personave të zhdukur të nacionalitetit serb. Prapa këtij parimi dhe kuotizimi mund të jetë bërë përpjekja apo arritur të krijohej një narracion, me të cilin do të barazoheshin “të dyja palët”, pra do të relativizohej e tërë çështja e të pagjeturve në formulën se që të gjithë kanë faj, se krimet janë kryer në të dyja anët, e kështu me radhë. Dhe me këtë do të hiqej nga vëmendja një e vërtetë që vret sytë: të zhdukurit shqiptarë nga Kosova janë marrë pengje, ekzekutuar dhe trupat e tyre janë fshehur nga zyrtarë shtetërorë serbë. Kjo tashmë nuk është çështje akuzimesh apo hamendësimesh, por ka marrë epilogun e vet ligjor në Tribunalin për krime lufte në ishJugosllavi me seli në Hagë, me dënimin fuqiplotë të rastit Shainoviq et al., të vërtetuar edhe pas gjykimit të apelit më 2014.

3.

Prej vitit 2002 deri më sot çështja e të pagjeturve ka qenë e mbuluar në formë të suksesshme nga qeveritë e njëpasnjëshme të Serbisë. Nga çdonjëra është premtuar se do të merret me to; çdonjëra ka nënshkruar marrëveshje dhe draftmarrëveshje. Por, kjo është hera e parë që Serbia në formë eksplicite pranon se me këtë çështje do të merret pasi të arrihet marrëveshja “përfundimtare” me Kosovën. Pra, për herë të parë pranon se kjo është edhe një prej çështjeve politike, atë që kishte bërë me dije presidenti Koshtunica, që në fillim të mandatit të tij, pra gati njëzet vjetësh. Por, kjo është po ashtu hera e parë që Kosova është pajtuar për të njëjtin parim, se të pagjeturit janë kategori politike. Kështu, Qeveria e Kosovës është bërë bashkëpjesëmarrëse në përligjen e parimit të Koshtunicës, i cili në formën e vet më brutale shpjegohet me: kufomat janë mall pazari politik. Edhe po të supozohej se Serbia e Kosova kanë pasur qëllimet më të mira, që të shpejtohet disi çështja e të pagjeturve, ato kanë arritur qëllimin krejtësisht të kundërt. Që të dyja mund të akuzohen se kanë në dispozicion informata për fatin e të zhdukurve, por duke zbatuar parimin e Koshtunicës-kufomë për kufomë, informatë për informatë, copë ashti për copë ashti – dhe futjen e të pagjeturve në kategori të marrëveshjeve politike, janë duke i fshehur ato. Pra, për shembull, Serbia di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur të themelohet Bashkësia e komunave serbe. Pra, për shembull, Kosova di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur ta hapë Ambasadën e Kosovës në Beograd. Vështirë të gjendet vetakuzim më i madh.

4.

Kjo qasje nuk ndihmon as zbardhjen e fateve të të pagjeturve e as ndihmon në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, një që do të jetë e qëndrueshme dhe që do të mundësojë jetë në fqinjësi të mirë e bashkëpunim, është e mundur vetëm nëse të dy shoqëritë ballafaqohen me të kaluarën. Pjesë e rëndësishme e asaj së kaluare, pjesë kryesore e luftës së para njëzet vjetëve – përtej rrëfimeve heroike e mitike të betejave, njësiteve dhe komandantëve – është viktimizimi i civilëve, rrëmbimi i tyre, torturimi i tyre, ekzekutimi i tyre, zhdukja e gjurmëve të kufomave. Gjermania, prijësi i sotëm i demokracisë në botë, ka 75 vjet që ndërton kulturën e kujtesës, shkruan në librin “Pse e bëjnë gjermanët më mirë” gazetari veteran britanik, John Kampfner. “Një frazeologji e tërë është ndërtuar rreth nevojës për mbamendje: Vergangenheitsbewältigung (të pajtuarit me historinë); Vergangen – heitsaufarbeitung (trajtim i historisë); Erinnerungskultur (kulturë e kujtesës); dhe më kritike, Kollektivschuld (fajësia kolektive)”. Nevoja e mbamendjes në Gjermani është akt i përditshëm i përkujtimit pse Gjermania duhet të jetë demokraci liberale dhe pse duhet të jetojë në miqësi me fqinjët e saj e me popujt e tjerë të BE-së. Për 20 vjet, Serbia i ka ikur ballafaqimit me të kaluarën. Dhe Kosova i ka ndihmuar në këtë. Në vend të frazeologjisë gjermane për nevojën e mbamendjes, Serbia dhe Kosova kanë zgjedhur marrëveshjet e harresës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dialogu kosove-serbi editorial nga veton surroi parimi i koshtunices dialogu kosove-serbi editorial nga veton surroi parimi i koshtunices

Sondazh

Poll
Editorial 17 Tetor 2020, 17:54

Gënjeshtra i ka këmbët e gjata!

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – një shprehje që e dëgjojmë shpesh, madje  përpiqemi që edhe fëmijët ta vënë “vath në vesh” pasi e vërteta herët a vonë do ...

Editorial 16 Tetor 2020, 13:38

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm...

Editorial 15 Tetor 2020, 14:15

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Editorial 15 Tetor 2020, 12:52

Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

Gjermani Thomas Brdariç, është trajneri që do të drejtojë Vllaznisë këtë sezon. Ai ka kohë që është në krye të skuadrës shkodrane, të cilën tashmë e njeh...

Editorial 15 Tetor 2020, 09:16

Negociata me NPK-në

1.Brenda disa ditësh dy politikanë të njohur në Serbi, njëri përherë i pushtetit dhe tjetri pothuajse përherë i opozitës, prekën njërën prej pikave më neuralgji...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë