LIVE UPDATES
Editorial

Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

20 Shkurt 2019, 07:43 Nga DOSJA
Si duhet lexuar mesazhi i fortë i amerikanëve?

Deklarata e sotme e Ambasadës amerikane kundër djegjes së mandateve nga opozita, po shpërndahet me efektin e një bombe në mediat online. Dhe jo fare pa shkak, brenda saj gjenden shprehje të fortaqë e konsiderojnë këtë veprim si “minim të parimeve bazë të demokracisë”, “sabotim të përparimit të vendit dhe “zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”.

Mesazhi ameriakn është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë atë të BE duke konfirmuar se ndryshe nga sa pretendojnë drejtuesit e PD-së ka një consensus për të ushtruar presion të fortë kundër aktit të djegjes së mandateve.
Po si duhet lexuar kjo deklaratë dhe a përbën ajo qëndrimin përfundimtar të ndërkombëtarëve ?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje është mirë të vëzhgosh në dy linja:

Në atë që ka ndodhur në të shkuarën e afërt, gjatë kohës së çadrës së PD-së dhe së dyti me atë që i ka ndodhur mbarë liderve shqiptarë pas përplasjeve të ashpra me Uashingtonin.

Le ta nisim me të parën, kur demokratët në shkurt 2017 shpallën bojkotin e kuvendit dhe ngritjen e çadrës diplomatët që merren me Shqipërinë vunë alarmin. Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frehderica Mogherini lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalesonte integrimin e Shqipërisë. Pasi Mogherini foli, Edi Rama i’u drejtua gazetarëve gjithë krenari: “Më qartë se kaq nuk bëhet”. Për të provuar se mesazhi i saj qe në drejtim krejtësisht të kundërt me qëllimet e opozitës, mjafton të citohet komenti i agjensisë Associated Press i cili është i ngjashëm si dy pika uji me sot: “Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Europian i tha të premten opozitës shqiptare se bojkoti i Parlamentit po pengon integrimin e vendit në BE”. Pak ditë më pas të njëjtat mesazhe u dërguan edhe nga Berlini.

Zëdhënësi i Angela Merkel, Siebert, në një intervistë për Top Channel denoncoi: “Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione konfliktuale politike”.

Edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, megjithëse gjatë një dreke me gazetarë tha se i mështeste kërkesat e opozitës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për drogën dhe dekriminalizimin, tha se ishte kundër saj për bojkotin dhe bllokimin e reformës në drejtësi. Pra shkurt edhe ai ishte për ti hequr opozitës armët më ekstreme për të arritur qëllimet e saj.

Në ditët e saj çadra e PD dukej e anatemuar dhe e braktisur.

Por ç’ndodhi më pas?

Kriza shqiptare shkoi deri tek kancelarja Merkel. Në Tiranë ia behën politikanë të një rangu shumë më të lartë sesa diplomatët e rangut të pestë që vegjetojnë zakonisht këtu. Rama u detyrua të bënte koncesione të mëdha. Fillimisht ai pranoi kërkesën e Lu-së për të flakur nga qeveria njeriun e policisë që deshëm, Saimir Tahirin, që tashmë ndërkombëtarët e dinin se me se ishte marrë. Ndërmjetësimi i Mc Allister e detyroi kryeministrin deri në pikën e paimagjinueshme të bashkëqeverisjes dhe ofroi një paketë shumë më të favorshme për opozitën se ajo që pollën me dyer të mbyllura Rama dhe Basha. Pra radikalizmi dha fryte të paimagjinueshme më parë. Ai i bëri edhe ndërkombëtarët të reflektojnë.

Sepse pot ë njohësh krizat shqiptare dhe ato më gjërë, ndërkombëtarët ndjekin gjithnjë një taktikë. Ata nuk nisen nga parimet e së drejtës, por nga arritja e qëllimit. Ata duan paqe, marrëveshje dhe stabilitet dhe për ta pasur pëedorin rrugën më të lehtë: ushtrimin e presionit tek hallka më e dobët. Përkatësisht tek opozita. Dhe vetëm kur shohin se aty u ngec sharra në gozhdë, provojnë trysninë tek pala më e fortë qeveria.

Pra edhe sot pas shpalljes së djegjes së mandateve nga opozita jemi në fazën fillesatre kur përpjekja po bëhet për të zmbrapsur dyshen PD – LSI.

Por këto tone të forta janë thjeshtë lëvizje taktike. Nëse ato qëndrojnë lavjersja e presionit do të peshojë nga pala tjetër.

Edhe historia këtë na mëson.

Fatos Nano qe për një kohë të gjatë në listat e të padëshëruarve nga “makartisti” Rajerson dhe njeriu me thikë në dorë Kris Hill, deri sa mbërriti që ShBA të kërkonte lirimin e tij nga burgu dhe të angazhohej për përmbysjen e regjimit të Berishës së parë.

Duke bërë këtë panoramë, duket qartë se me veprimet e tij radikale, Basha po e humbet për momentin mbështetjen ndërkombëtare. Të gjitha deklaratat e faktorëve të rëndësishëm janë në favor të qëndrimeve të ramës dhe më pro shumicës qeverisëse. Çadra në boulevard duket se po injorohet nga ndërkombëtarët.
Kush e bën këtë ekspoze normalisht duhet të mbërrinte në një konkluzion dëshpërues për PD dhe fatin e protestës.
Por gjërat nuk duhen parë vetëm në këtë këndvështrim. Historia e këtyre 25 viteve tregon se asnjë nga liderët kryesorë në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa pasur ndonjë konflikt serioz me ndërkombëtarët.
Fatos Nano akuzoi CIA-n për burgosjen e tij dhe diplomatët Kris Hill dhe Rajerson se po e godisnin për të përkrahur Berishën.
Për këtë përmbysje Berisha i anatemoi po CIA-n, Amerikën dhe ambasadorët e Shba. Ai madje i deklaroi gazetës “Corrierre della Sera” se ai qe konfiktuar me amerikanët sa herë që donte të mbronte interest e vendit të vet. Por të gjitha këto nuk e penguan të rikthehej në pushtet në vitin 2005 dhe të priste Xhorxh Bushin në Tiranë
Edhe me Ramën u përsërit e njëjta fabul. Akuzat për celula anti-amerikane pranë PS-së, karshillëku për të quajtur“Burrë shteti” dhe “Yll në ngritje” ata që kishin qëlluar mbi protestuest në 21 janar, nuk e penguin fitoren e qershorit 2013.

Aq evidente është bërë kjo përsëritje e historisë sa në Tiranë është shndërruar në anekdotë shprehja: nuk mund të vish në pushtet, pa u shpallur më parë si anti amerikan.
Ndoshta në këtë fazë është edhe opozita e sotme. Deklarata e selisë së rrugës së Elbasanit në pamje të parë duket si një bombë kundër saj. Dhe e tillë do të mbetet nëse deklaratat për mandatet do të mbeten një bllof apo një lojë. Por nëse edhe ShBA edhe BE e shohin se kanë të bëjnë me një këmbëngulje serioze, ashtu sikurse na mëson historia, ekuacioni do të ndryshojë. Dhe si gjithmonë lisharsja e trysninë do të balancohet.

Marrë nga: Lapsi.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial analizë mesazhi i fortë i amerikanëve edi rama lulzim basha opozita djegia e mandateve analizë mesazhi i fortë i amerikanëve edi rama lulzim basha opozita djegia e mandateve

Sondazh

Poll
Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

Editorial 18 Shkurt 2019, 14:57

Mandatet që mund të djegin PD!

Ka disa kohë që në opinion përflitet djegia e mandateve nga ana e PD-së.Një pjesë e militantëve të saj të sinqertë e shohin si një shenjë radikalizmi të liderit...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet