LIVE UPDATES
Editorial

Pse protestat nuk e rrëzojnë dot sistemin edhe nëse rrëzojnë qeverinë

18 Shkurt 2019, 13:23 Nga DOSJA
Pse protestat nuk e rrëzojnë dot sistemin edhe nëse

Cila është zgjidhja politike? Pse protestat nuk e rrëzojnë dot sistemin edhe nëse rrëzojnë qeverinë?

Protesta e fundit synoi rrëzimin e qeverisë. Një kërkesë e drejtë. Mjetet janë:
1. Reformat e marra nga kjo qeveri kanë dështuar.
2. Ndërkombëtarët të cilët duhet të aprovojnë këto reforma kanë dështuar.

Zgjidhja duhet të bëhet në baza ligjore për kushtet e Shqipërisë së monitoruar nga ndërkombëtarët, si rrjedhojë e asocim stabilizimit. Kështu që brenda ligjeve shqiptare dhe bekimit juridik europian, ne duhet të bëjmë çdo zgjidhje.

Në rastin aktual të zgjedhjeve ne duhet juridikisht të shkojmë në votime edhe me një qeveri tranzitore krize, me të njëjtin kod elektoral. Pasi nuk ka asnjë mundësi të dalë një kod elektoral ligj në kushtet e parlamentit të sotëm.

Projeksioni shkurt është ky:
Në rast se Rama jep dorëheqjen dhe krijohet nje qeveri për të shkuar në zgjedhje tranzicioni, si e përpara 2 viteve, duhet të votohet sërisht një ligj i ri elektoral nga parlamenti shqiptar. Kjo nuk ndodh. Dorëheqja e Ramës është e pavlefshme sepse kushdo që të vijë nuk do të garantojë një ligj të ri elektoral të drejtë e të pranueshëm nga palët. Sikur në rastin më absurd të kemi një qeveri të demokratëve të votuar nga maxhoranca socialiste, teknikisht askush nuk do të votonte një ligj elektoral të propozuar nga demokratët.

Në rastin rithemelimit të një komisioni bipartizan mes palëve politike, për të votuar një ligj elektoral, ligji do të kundërshtohej nga palët jopolitike të papërfaqësuara në parlamentin e sotëm.

Ky rithemelim bipartizan do të rrezikonte të risillte si produkt këtë gjendje që kemi sot.
Shqipëria është një vend i vogël. Brenda qeverisë dhe opozitës ka njerëz të së njëjtës familje. Ky konflikt interesi përkundër demokracisë është i pazgjidhur.

Në të gjitha skenarët e mundshëm, çdo propozim për një kod të ri elektoral, apo rindarje elektorale të zonave, do të votohet nga parlamenti aktual dhe kjo është e pamundur politikisht.

Jemi përpara një gjendje politike e cila nuk ka as zgjidhje politike, as juridike. Nuk mund të arrihet të kemi një kod të ri elektoral pa një komitet bipartizan, një kod të tillë që të jetë i pacënueshëm. Nuk mund të kemi një komitet bipartizan të besueshëm në gjendjen e sotme politike. Është e pamundur të kemi një parlamet me shumicë gati absolute të pranojë propozimin, e një opozite apo shoqërisë civile në minorancë absolute, në gjendje protestash.

E vetmja mënyrë janë listat e hapura. Lista të hapura brenda partive. Një zgjedhje në maxhoritar publik brenda partive politike, e cila do të sjellë si përfundim një listë të votuar paraprakisht. Forcat politike do të jetë të detyruara qoftë edhe moralisht, përveçse juridikisht, të propozojnë brenda vetes një listë fituese, pastaj këtë listë ta nxjerrin konkuruese. Kjo formulë zgjidhje sigurisht që mund të mbartë të njëjtat parregullsi në votim fiktiv siç është parë, por të paktën do të jetë një propozim i pacënueshëm moralisht. Moralisht në kuptimin, që listat e votara brenda partive nuk do të kemi njerëz të dënuar apo të përfolur si pjesë e krimit, a moralit të mbrapshtë. Votimi maxhoritar brenda partive, qoftë edhe nën formulën një anëtar një votë, apo pikërisht nën këtë formulë, do të detyrojë partitë sikur për asgjë të vetëkrijojnë një fasadë të pastër nën kushtëzime: 1. Penale, 2. Morale, 3 etike/etnike/lokale.

Ky tip votimi, do të parazgjidhte brenda rretheve të shoqërisë së ngushtë, politike, lokale apo etnike, një përfaqësi e cila të jetë e krahasueshme si fituese përballë konkurrencës.

Pas kësaj, forcat politike do të kenë të zgjedhur një listë propozuese të votuar mëparë nga brenda vetes. Kjo listë e bërë publike disa muaj përpara zgjedhjeve brenda partive politike do të jetë e gjykueshme nga elektorati.

Pra, po e njëjta formulë e listës së partive në një sistem proporcional vjen e vërtetuar në emra njerëzish të zgjedhur dhe të vlerësueshëm nga elektorati në mënyrë të pavarur nga situacioni politik. 

Kriteri i moralit penalisht të pastër do të gjykojë zgjedhjet disa muaj përpara, se të arrihet një rrezultat juridiko/administrativ, qoftë për zgjedhjet në kuvend apo në zgjedhjet lokale. Në këtë mënyrë do të zgjidhen në mënyrë progresive, anëtarët e këshillave bashkiakë, të cilët pas filtrimit të parë në zgjedhjet lokale do të vijnë si të propozueshëm për në kuvendin e Shqipërisë.

Pra duhet te dalim vetme not nga gjendja.

Duhet të kemi nje votim maxhoritar brenda partive me vota (primare mund të quhet) politike, te cilat do te zgjedhin një liste politike maxhoritare. Partive u bie të konkurojnë me njerëz publikë të gjykueshëm dhe të njohur nga pubiku. 

Një konkurencë e tillë besoj se sjell një transparencë shumëanëshe. Partitë mund të vuajnë si pasojë e transparencës, efektin miklim të votës, përmes propozimit të politikave jashtë frymës së kollonës politike që mbështesin apo aspirojnë, por ama janë të detyruara të propozojnë një listë popullore politike.

Lista popullore politike, mund të vuajë tipare, të cilat mund të jenë subvencionuese nga tregu, apo me kërkesë subvencioni po nga tregu, por në rastin e listës maxhoritare të propozuar brenda partisë, kemi një lakmues jashtë politikës i cili është moralisht i rregullt.

Nën një formulë të tillë, do të kemi sigurisht 2, maksimumi 3 palë lista dhe një përpjekje për të pasur një parlament moralisht të paragjykuar nga i njëjti elektorat, përpara se të shkojmë në zgjedhje, lokale apo kombëtare.

E keqja e vetme që shoh nga kjo formulë, është një 1997- ë e re. Që do të thotë një qeveri e imagjinuar, e cila do të jetë rregullator i ekonomisë informale të krimit, gjë të cilën deri më sot e kemi vuajtur për 21 vjet.

Marrë nga Facebook

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll
Editorial 16 Shkurt 2019, 21:37

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo ës...

Editorial 15 Shkurt 2019, 15:33

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, ...

Editorial 14 Shkurt 2019, 15:35

Histori të çmendura dhe fakte turpi

T’u japim vend edhe fak teve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori “objektive”, t’i lemë pasionet e mbështetura në zbuk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet