LIVE UPDATES
Editorial

A janë Franca dhe BE të pafuqishme kundër antisemitizmit?

19 Shkurt 2019, 11:51 Nga DOSJA
A janë Franca dhe BE të pafuqishme kundër antisemitizmit?

Teksa qëndron para një objekti tjetër të dhunuar të hebrenjve, Mauricette Rouffignat kujton ditët e errëta të së shkuarës: “Kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe të gjitha vuajtjet, hebrenjtë që u dëbuan”, thotë 84-vjeçari, i cili vetë nuk është hebre, por banor i Saint-Geneviève-des-Bois, një qytet i qetë në periferi të Parisit. “Ne nuk mund të rrimë pa reaguar ndaj këtyre ngjarjeve, ndaj këtij racizmi dhe pandjeshmërie në rritje”.

Aty pranë, ca politikanë vendorë dënojnë intolerancën dhe vënë kurora te portreti i një të riu të qeshur, ndërsa mbi kokat e tyre gjëmojnë trenat që kalojnë me shpejtësi. Aty e kishin hedhur njëzetetrevjeçarin Ilan Halimi, pasi e kishin kidnapuar dhe torturuar me javë të tëra. Meqë ishte hebre, kidnapuesit mendonin se familja e tij mund të paguante një shpërblesë të madhe. Por familja nuk i kishte të hollat dhe Halimi vdiq rrugës për në spital.

Kjo kishte ndodhur para 13 vjetësh. Që atëherë, Franca ka përjetuar një mori rastesh të tjera të tmerrshme anti-semite, nga të shtënat mbi një shkollë izraelite në vitin 2012 në Tuluzë, deri në sulmet terroriste të vitit 2015 mbi një dyqan izraelit në Paris. Vitin e kaluar, 85-vjeçarja që kishte mbijetuar Holokaustin, Mireille Knoll, u bë gruaja e dytë e moshuar hebraike e vrarë në sa e sa vite.

Një trend i gjerë në Evropë

Antisemitizmi është në rritje në Francë dhe qeveria raporton për një rritje prej 74 për qind të akteve anti-izraelite gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin 2017. “Qeveria duhet të bëjë më shumë”, thotë rabini Michel Serfaty, i cili kryeson një shoqatë miqësie hebraike-myslimane. “Lufta kundër antisemitizmit nuk mund të kryhet vetëm nga qytetarët dhe komunitetet, por duhet të bëhet një çështje kombëtare”.

Vetëm gjatë javës së kaluar janë parë mbi kutitë postare piktura grafiti me portretin e një të mbijetuari të Holokaustit, Simone Veil, i cili në vijim u bë një nga politikanët më të respektuar të Francës. Vandalët kishin shkruar me shkronja të verdha “Çifutë” (Jews) mbi murin e një lokali në Paris, si në kohën e nazizmit. Edhe disa pemë të përkujtimores së Halimit ishin cenuar.

Franca nuk është i vetmi vend i Evropës që po përballet me këtë shtim të akteve antisemite. Edhe Gjermania dhe Britania e Madhe kanë raportuar rritje të numrit të akteve antisemite për vitin e kaluar. Një numër rekord është shënuar në Britaninë e Madhe: 1652. Një studim i Bashkimit Evropian në dhjetor pat zbuluar se qindra hebrenj në një duzinë shtetesh kishin raportuar se ishin sulmuar fizikisht apo me fjalë gjatë vitit 2018. Një tjetër hulumtim i CNN-it nxori në pah se vazhdojnë të jetojnë stereotipat e vjetër, përfshirë edhe përshtypjen se hebrenjtë kanë shumë ndikim në media, financa dhe politikë.

Në Francë, që është vendbanimi i komunitetit më të madh të izraelitëve në Evropën Perëndimore, 95 përqind e izraelitëve kanë thënë se janë të shqetësuar për antisemitizmin në rritje. Me mijëra kanë emigruar në Izrael.

Ekspertët thonë se antisemitizmi i sotëm në Evropë ka dy burime: njëri vjen nga imigrantët myslimanë arabë dhe afrikanë të brezit të dytë, dhe tjetri është më “tradicional” dhe ka ekzistuar për shumë vite, por që ka nisur të rishfaqet me “jelekët e verdhë”, pra, protestat kundër presidentit Macron nga fundi i vitit të kaluar. Antisemitizmi shfaqet në mënyra të ndryshme, thonë ata – jo vetëm në sulmet kundër hebrenjve, por edhe me graffiti kundër presidentit Emmanuel Macron, i cili ka qenë bankier në bankën e dinastisë izraelite Rothschild,

“Ata po prisnin një shkas, thotë rabini Michel Serfaty, nga grupi i miqësisë ndërfetare izraelito-myslimane. “Ishin jelekët e verdhë që iu dhanë impuls për t’u shprehur”. Këtë mendim e ndan edhe politologu Jean Petaux, nga Universiteti i Shkencave Po Bordeaux. Ai thotë se “jelekët e verdhë janë përgjegjës për këtë klimë, sepse nuk janë shprehur kundër akteve antisemite”.

Ndryshe mendon Jean-Yves Camus, specialist për radikalizmin politik: “Antisemitizmi tradicional francez ekziston ende, por shumica e sulmeve të dhunshme nuk vijnë nga ekstremistët e djathtë, por nga njerëz me prejardhje emigracioni”.

Rabin Serfaty ka vite që lufton kundër anti-semitizmit. Ai e bën atë në rrugë, shkon nëpër lagjet e banuara kryesisht nga imigrantë së bashku me një grup të rinjsh vullnetarë myslimanë. Por ai rrëfen se është e vështirë. Tregon për një klasë të historisë fetare në një shkollë lokale të lartë, ku studentët ishin shumë agresivë kur mësuesja nisi të flasë për judaizmin. Serfaty thotë se brezat e ardhshëm duhet të bëhen qytetarë të respektuar që duan Francën. “Paragjykimet nuk kanë vend këtu”. Marrë nga DW.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial anti-semitizmi emmannuel macron europa france jelekverdhet radikalizmi politik anti-semitizmi emmannuel macron europa france jelekverdhet radikalizmi politik

Sondazh

Poll
Editorial 19 Shkurt 2019, 11:32

Djegia e mandateve, “e keqja” e domosdoshme

Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si reagimi i vetëm për t’u përballur me një qeverisje autokratike, ka ngritur dilema të mëdha brenda k...

Editorial 18 Shkurt 2019, 14:57

Mandatet që mund të djegin PD!

Ka disa kohë që në opinion përflitet djegia e mandateve nga ana e PD-së.Një pjesë e militantëve të saj të sinqertë e shohin si një shenjë radikalizmi të liderit...

Editorial 16 Shkurt 2019, 21:37

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo ës...

Editorial 15 Shkurt 2019, 15:33

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet