Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka apeluar vendimin për izolimin e klientit të tij, dhe të anëtarëve të tjerë të grupit, në regjimin e posaçëm 41 bis.
Ankimi i Meçit, dhe avokatëve të tjerë të të pandehurve është depozituar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme. Në letër-ankimin e tyre, avokatët pretendojnë se vendi i marrë është kundër ligjit duke marrë parasysh faktin që klientët e tyre nuk janë njohur ende me një dënim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit, duke kërkuar zbatimin e “prezumimit të pafajsisë”.
Meçi është ndaluar edhe në një pikë tjetër të dokumentit, në të cilin Ministrisë së Drejtësisë thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë”, por kjo sipas tij nuk qëndron pasi emrat e përmendur në të vërtetë janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. Sigurisht që avokati mbrojtës nuk mund të linte pa përmendur edhe punën që Shullazi bënte në burg, atë të “kujdestarit” të biblotekës.
“Urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, i mungon arsyetimi sikundër e kërkon neni 100 i Kodit të Procedurave Administrative. Më urdhërin, i gjithë arsyetimi nëse mund ta quajmë të tillë përmblidhet në paragrafin si më poshtë; Gjithashtu janë administruar të dhëna dhe informacione të vendosura nga agjensitë e tjera ligjzbatuese, të cilat referojnë që subjekti mban komunikime/kontakte me organizatën kriminale ku bën pjesë dhe me organizara të tjera, si dhe me të paraburgosurit e tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës organizatë dhe organizatave të tjera më të cilat bashkëpunojnë! Pra, në paragrafin e sipërcituar është qartësisht e dukshme se mungon shpjegimi i situatës faktike mbi të cilën është nxjerrë urdhëri, sikundër mungon shpjegimi logjik në lidhje me shkaqet e huetuara dhe analiza e provave mbi të cilat ëshët konkluduar nga ana e Ministrit të Drejtësisë, për vendosjen në regjimin e posaçëm nga burgun e sigurisë së lartë. Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”. Daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis,”-shkruhet ndër të tjera në letër.
Disa ditë më parë në Shqipëri ka nisur zbatimi i regjimit ’41 bis’, për izolimin e elementëve kriminalë me rrezikshmëri të lartë. Shtatë emrat e parë që u firmosën nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishin; Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela).
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët tre të dënuarve për vjedhje me arm dhe vrasje.. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Petrit Me...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar D. T., 38 vjeç me qëllim ek...
ATHINË– Psikologia Marsela Lekli ka publikuar videon e një emigrant shqiptar, i cilia ka filmuar pamje nga jashtë ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Në pa...
BERAT– 8 raste me Covid-19 janë shënuar në qytetin e Beratit. 5 prej tyre janë infermiere në repartin e Pediatrisë, Kirurgjisë dhe Urgjencës. Ndërsa 3 të tjerët...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 6 persona, F. M., 21 vjeç, A. B., 20 vjeç, F. H., 24 vjeç M. D., 26 vjeç. B....
SHQIPËRI- COVID-19 është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Çdo ditë rritet numri i të infektuarve dhe viktimave.Por çfarë po ndodh me kurim...
SHQIPËRI- Organizata e Kombeve të Bashkuara ditën e sotme ka publikuar planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë që ka rënë si pasojë e koronavirusi...
TIRANË– Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Në dëshminë e tyre në Polici, ata kanë bërë...
ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, tek vendi i njohur si porta e Kalasë. Një makinë e marrë me qera, tip “BMW” k...