LIVE UPDATES
Aktualitet

Shuhet nga Covid-19 Ilir Gjebrea, ish-kampioni i notit që njihej si ‘peshkaqeni’, nipi prek me fjalët: Gjigant si na e bë

6 Dhjetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Shuhet nga Covid-19 Ilir Gjebrea, ish-kampioni i notit që njihej si

TIRANË– Ilir Gjerbea, ish-kampion noti, i cili njihej dhe me nofkën ‘peshkani’ ka ndërruar jetë nga Covid-19. Mësohet se Gjebrea nuk ia ka dalë dot që ta fitojë betejën me virusin e tmerrshëm, duke u bërë një nga 905 viktimat e regjistruara në vendin tonë.

Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra. Pas lajmit të hidhur, nipi i tij, Edmond Prifti ka lënë disa fjalë prekëse në faqen e tij në facebook. Prifti shkruan se ende nuk i besohet që daja i tij nuk ia doli dot në një kohë kur zemra dhe mushkëria e tij luftoi e mori rekorde e dhjetëra medalje.

Postimi i plotë

Peshkaqeni ynë, gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje? Me ty që u rrita duke dëgjuar historitë e notit, çunave të liqenit, të medaljeve që i mbaje ne kavanozë…ti që mbaje në këmbë gjithë lagjen…historitë e tua te pafundme që i dinte gjithë Shqipëria…nuk di sa mund të shkruhet për ty…e mua nuk më besohet se po shkruaj për atë dajën tim, legjendën, mbi këtë fotografi të fundme. Sa krenar që jam ndjerë e ndihem që jo veçse ishte daja im, ai legjenda e notit shqiptar, apo siç e njihnin dikur Peshkaqeni një nofkë e ngjitur gjatë garave në Sarandë në vitet 70, apo Gjiganti e Profesori siç e njihnin shumë, por se Legjenda, Ilir Gjebrea, e jetoi këtë jetë plotësisht. Plotësisht në mënyrën më të qeshur dhe fisnike. Ishte ai që ishte për këdo, një krah, një histori, një forcë për guxim, për të buzëqeshur dhe për të ecur para. Energjiku! Nuk ishte veçse për miqtë teksa mblidheshin se bashku në lokalin J’adore, me Florin, Nikun, Gustin, Andrea Markon, Kastriot Hysin, Gjergjin apo shumë të tjerë dhe me dajen rrinim e me pas deri në orët e vona, me rrëfenja, e miq, të vjetër që mi prezantoje, e vinin e takonin gjigantin, deri tek Xhevoja me historitë e tij amerikane…(edhe ath kur i thoje Dones që jam me Edin).  Po ath kur punoja për revistën One…mezi të kam bindur e ulur, të më jepje një intervistë të gjatë e plot detaje dhe as doje ti nxirje ato shumë medaljet e xhinglat e tjera, që i mbaje në kavanozët e dollapit të dytë… Ti nuk ishe veçse Mjeshtër Sporti por edhe ai profesori që kur vije pranë shtëpisë e merrte vesh gjithë lagja…teksa uleshim tek ai vendi ku përballë kishim diellin dhe të rrethuara nga lulet që mbillte Gusti? Po kur vije drejt lagjes me atë ecjen tënde karakteristike, me çantën e profesorit, e berete, pa dalë në pension nga Arbana? Epo sa pak vite e gezove atë pensionin tend more kampion! … E mban mend ath kur dole me Donen tek Love Story dhe rrëfeve historinë e bukur të dashurisë në detaje, të ju te dyve si çift? (do ta marr dhe do të rikujtojmë nga arkiva).  Të gjithë do të të kujtojnë atë shpirtin tënd qe dha ngaherë copëza shpirti gjithkujt… Jam krenar për ato copëzat e historive që u rritem nga ata çunat harakate të liqenit, nga zadrat e liqenit, nga ai që u persekutove nga biografia, nga ato thashethemet që dëgjoja për të për mirë, se ku bëhet ai Kampioni Ilir Gjebrea, e i thoja kishit gjë me dajën? Eh more daje, ke jetuar jo veçse jetën tënde por të të gjithëve, e ishe ngado, kudo…sa shumë copëza për të krijuar atë Ilirin plot kurajë, plot buzëqeshje por edhe krenari. Po kur pinim verë sa herë tek shtëpia? Në një nga të fundmet, e mban mend se si Gusti nuk e dinte që të kisha treguar sekretin e lojës Ëoë në shqip, e më mbyllje syrin?  Tashmë së fundmi që zhdukeshe me ditë në kampionatet e notit. Po kur doktorët e veshur me të bardha hyjnë në kuzhinë dhe me hodhe atë shikim, apo që ta dija që ishte hera e fundme që bëje gallata me Infermieren dhe doktorin e ambulancës 135 AA kur mësuan se kishte ardhur nipi gazetar te te sillte gjërat e nevojshme si pa e ditur që ishte momenti i fundmë… E mban mend se sa u mblodhën aty rreth e rrotull? Se si erdhën të gjithë infermiere dhe doktorë? Po me tej… Ajo dhoma aty. Nuk dua ta mendoj të gjithë me të bardha që mezi I dukeshin syte, fytyra të panjohura, oksigjen, aparaturat që nuk pushonin zhurmën e tyre…deri një çast nuk doje me të luftoje si dikur kur mposhte e more medalje të panumërta dhe rekorde kombëtare…ke një çun daje me zemër e po flas ende me të, ndonëse larg, kujtimet e bukura e të trishta që na ndajnë, me video të tuat, e foto…ato që të kujtojnë ty ku shpirti ndodhet pranë vëllait të madh, nënës, e babit tënd…  Je aty sipër, na sheh dhe buzëqesh me atë kapelen me flamur norvegjez, pa atë cigaren e fundme që nuk e pije prej disa muajsh nga foto me telefonin e ri dhe me sytë e shndritshëm që flisnin ngaherë të folurat e pafolura…veçse një kapitull i vogël nga një libër i gjatë, tejet i gjatë me copëza historish… Pusho i qetë shpirt i bukur, pasi jetove jo veçse jetën tënde, por edhe jetën e çdokujt, e ndjeve si të ishin të tuat. Të gjithë sot që kujtojnë Ilirin, kujtojnë jo veçse dajen, atë gjigantin e Tiranës së Re, e dje të Ali Demit, por atë që e njeh çdokush…të gjithë nga çunat e vegjël të pallatit që i mbaje afër, e deri tek shpirtin e madh që kishe për të gjithë, të njohur apo te panjohur… Janë me mijëra copëza të bukura të një njeriu të bukur që jetoi plotësisht…U ndridte shpirti yt atje ku je… Edhe limoni yt këtu në korridor tashmë, ka nxjerrë kokërr. Për gjithë të afërmit, miqtë e të dashurit e legjendës dhe ish- rekordmenit të notit, profesorit, Ilir Gjebrea, varrimi do të kryhet tek pjesa e nënstacionit (pllajes) i Varrezave Publike të Sharrës, në orën 14.00. Në zbatim të rregullave të COVID-19 dhe të gjendjes së pandemisë në vend, ju mirëkuptojmë në çdo rast, për mos prezencën tuaj në dhënien e lamtumirës së kampionit.

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 16 persona dhe u identifikuan 840 raste të reja. Në total, numri i jetëve të fundit ka shkuar në 905, ndërsa 20 mijë e 466 persona janë të infektuar aktivë. Nga ana tjetër, 21 mijë e 617 qytetarë e kanë fituar betejën me këtë virus të tmerrshëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir gjebrea koronavirusi ne shqiperi nderron jete ilir gjebrea viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir gjebrea koronavirusi ne shqiperi nderron jete ilir gjebrea viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 15:56

TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpe...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj