LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë përgenjeshtron: Presidenti nuk është informuar për komplote ruse në Afganistan

28 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë përgenjeshtron: Presidenti nuk është

SHBA- Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump nuk është informuar më parë se ekzistojnë raporte të zbulimit amerikan që, sipas një gazete amerikane, tregojnë se shërbimet inteligjente ruse u kishin ofruar shpërblime ekstremistëve që kanë lidhje me Talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

As President Trumpi dhe as nënpresidenti Mike Pence nuk janë informuar nëse vërtetë ka raporte të tilla të agjencive amerikane të zbulimit, tha përmes një deklarate sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, duke iu referuar një artikulli të New York Times të datës 26 qershor. “Ky fakt nuk vë në pikëpyetje meritën e raporteve të zbulimit, por dëshmon pasaktësinë e artikullit të New York Times, që pretendon se presidenti ishte informuar mbi këtë çështje,” tha ajo.

Ish-nënpresidenti Joe Biden reagoi pas botimit të artikullit, duke akuzuar presidentin se nuk kishte vepruar. Zoti Biden tha se këto njoftime shokuese, nëse janë të vërteta, tregojnë se zoti “Trump e ka ditur prej muajsh” dhe “nuk ka bërë asgjë prej muajsh” madje ka bërë “më keq se asgjë”. Zoti Biden, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat në zgjedhjet presidenciale, tha se presidenti jo vetëm që ka dështuar të marrë masa ndaj Rusisë, por “ka vazhduar fushatën e tij të turpshme të përuljes para Vladimir Putinit”. Zoti Biden premtoi se nëse zgjidhet më 3 nëntor, “do të ketë kosto serioze për Rusinë”.

Gazeta New York Times njoftonte se zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin arritur muaj më parë në përfundimin se shërbimet inteligjente ushtarake ruse u kishin ofruar shpërblim operativëve që kanë lidhje me Talebanët. Sipas gazetës, e cila citonte në kushte anonimiteti zyrtarë amerikanë që ishin informuar mbi këtë çështje, një njësi sekrete e agjencisë ushtarake ruse të zbulimit, GRU, e cila besohet se është pas një numër tentativash për atentate në Evropë si dhe aktivtetesh të tjera, kishte ofruar vjet shpërblime për sulme që realizoheshin me sukses.

Një zëdhënës i udhëheqjes së Talebanëve tha më 27 qershor se ky grup “e përgënjeshtron me forcë” këtë pretendim. Zëdhënësi tha se Talebanët “nuk janë në borxh të bamirësisë së asnjë shteti apo agjencie të huaj zbulimi, po ashtu Talebanët nuk kanë nevojë të dëgjojnë nga askush se çfarë objektivash specifike kemi”.

Zëdhënës të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, të Pentagonit dhe të CIA-s nuk kanë pranuar të komentojnë mbi pretendimet e ngritura në artikullin e New York Times që më pas u përsëritën në një artikull të The Washington Post.

Ministria e Jashtme ruse i hodhi poshtë njoftimet. “Ky plan i pasofistikuar dëshmon aftësitë e rëndomta intelektuale të propagandistëve të zbulimit amerikan, të cilët, në vend që të shpikin diçka më të besueshme, kanë dalë me këtë budallallek,” tha Ministria e Jashtme ruse.

New York Times shkruan në artikullin e saj se raportet e zbulimit bazoheshin pjesërisht në intervista me operativë të Talebanëve të kapur nga ushtarë amerikanë. Artikulli njofton se ekstremistë që kishin lidhje me Talebanët ose “elementë kriminalë që kishin kontakte të ngushta me ta” kishin marrë shuma parash. Por New York Times njofton se nuk është e qartë nëse asnjë apo ndoshta 20 ushtarë amerikanë janë vrarë vjet në Afganistan në sulme që lidhen me këto pagesa.

Gazeta, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, të cilët kishin dieni për raportin e shërbimeve të zbulimit, njofton se presidenti ishte informuar dhe Këshilli për Sigurinë Kombëtare e kishte diskutuar këtë temë në fund të marsit. Zyrtarët kishin diskutuar përgjigje të ndryshme, përfshirë një notë proteste diplomatike drejtuar Rusisë, por Shtëpia e Bardhë nuk ka autorizuar asnjë hap, thuhet në artikull.

Të paktën dy anëtarë të Kongresit kanë kërkuar përgjigje. Senatori Lindsey Graham shkruante në Twitter se është shumë e rendësishme që Kongresi të zbulojë të vërtetën. Senatori Bob Menendez tha se Kongresi duhet të veprojë “nëse Presidenti Trump nuk pranon të mbajë Putinin përgjegjës për financimin e terrorizmit kundër trupave amerikane në Afganistan”.

Ndërkohë që këto akuza ngrihen në median amerikane, SHBA po përpiqen të çojnë përpara një proces paqeje në Afganistan, pasi u nënshkrua një marrëdhënie mes Uashingtonit dhe Talebanëve në bazë të së cilës trupat amerikane do të largohen nga Afganistani vitin e ardhshëm.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kayleigh mcenany komploti rus ne afganistan shtepia e bardhe donald trump kayleigh mcenany komploti rus ne afganistan shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara