Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga totali i popullsisë në moshe pune (15-64 vjeç) vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.
Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6 % e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës.
Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport të popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.
E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021 treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka shënuar rënie me 2.3 %.
Së dyti oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia.
Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në vend, të cilët nuk po përmirësohen edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.
Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milionë persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.
Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore me synimin të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.
Sipas institucionit ndërkombëtar që merret me çështjet e punësimit, rreth 42% e fuqisë punëtore në Shqipëri është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi dhe rendiment të ulët. Ky rezultat është i mjaftueshëm për një reformë strukturore në tregun e punës, sugjeron ILO.
Ndërsa në sektorin jobujqësor ekziston një informalitet i lartë, sipas ILO-s, që arrin pothuajse 30% e të gjithë punësimit jo-bujqësor më 2019.
Politikat dhe programet mbi tregun e punës janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të të papunëve (rreth 5.5% ), vë në dukje ILO.
Shkalla e punësimit ka ardhur në rritje në Shqipëri, por papunësia mbetet ende e konsiderueshme (11,9% në 2021) dhe papunësia tek të rinjtë arin në 28%. Sipas ILO-s, shkalla e papunësisë së të rinjve është e lartë dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26%) është një shqetësim për zhvillimet e së ardhmes./MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sektori i turizmit është rikuperuar ndjeshëm gjatë këtij sezoni nga efektet negative që dha pandemia Covid-19. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin korrik u fut...
TIRANË– Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial gjobiti deri në fund të gushtit 51 subjekte të cilët gjatë inspektimeve të kryera nuk janë gjetur me...
LEZHË– Në Lezhë janë gjetur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura disa breshka deti Caretta caretta. Breshkat kishin ngecur në rrjeta në lagunën e Patokut.Men...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e parë ishin më rritje në krahasim me 2020, prej rritjes së normës së pagesës së kontributeve nga rritj...
Shitjet e ujit të ambalazhuar për 2021 janë 50% më të larta se në 2020. Kërkesa tejkalon edhe 2019-n. Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja vjen si ...
Pesha e industrisë agroushqimore në prodhimin e brendshëm bruto është më e ulët se në vitin 1996. Taksat, kostot e larta të transportit të lëndëve të para dhe m...
Pandemia ndaloi dasmat, por jo dashurinë. Në kushtet e rritjes së numrit të të infektuarve në vend, biznesi i organizimit të eventeve u mbyll tërësisht. Rihapja...
TIRANË– Operatorët turistikë kanë raportuar se këtë sezon veror turistët nga Lindja e Mesme dhe Egjipti kanë mbipopulluar Tiranën duke prenotuar të g...
TIRANË– Pandemia Covid 19 goditi fort ekonominë veçanërisht vitin e kaluar, teksa efektet vijojnë të ndjehen edhe këtë vit si te sipërmarrjet ...
VLORË– ‘Ha, merr dhe ik…’, kështu bën biznes një familje fermerësh në Drashovicë të Vlorës. Ata i shesin frutat direkt në pemë.Vetë i zoti Artur Gega...