Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëri- Vendi është ende në luftë me COVID-19. Një ditë më parë hynë në fuqi disa masa lehtësuese për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nga sot janë ndarë në banorë tëzonave të gjelbra dhe atyre jo të gjelbra. Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e përbashkët e bashkive, Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq, Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd dhe Bashkia Divjakë, janë zgjuar sot me të tjera rregulla. Banorët që jetojnë në zonat e gjebra lejohen që të lëvizin me makinat e tyre private pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët.
Në këto qytete, ndalohet hyrje-dalja ndërsa pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia. Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia. Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Gjithashtu ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.
Ndërkohë që për të gjithë banorët e zonave jo të gjelbra, fasha e orarit tashmë është zgjeruar në dy orë. Nga sot, çdo qytetar në zonat jo të gjelbërta do të lëvizë për dy orë, me autorizimin e nevojshëm, brenda fashës së orarit të lejuar, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të pasdites. Edhe për ata që lëvizin me makina, vlejnë të njëjtat rregulla, autorizimi dhe dy orë lëvizje. Të gjithë të tjerët, që ju duhet të lëvizin jashtë kësaj ore, do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë, që tregon lejen për punën përkatëse, vizitat mjekësore, etj. Leja e mjeteve tashmë merret përmes e-albania, ku është sqaruar me tri seksione edhe leje lëvizja për bizneset që janë lejuar të hapen.
Që nga dita e djeshme u hap zyrtarisht blloku i tretë i bizneseve ku përfshihen, dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Këto biznese dhe të tjerat mund të lëvizin punonjësit me makinat private përmes një leje që do të marrin tek e-albania, ndërsa të gjitha ato biznese që punojnë 24 orë do të marrin një leje të posaçme. Kryeministri publikoi dje edhe një video si të aplikojnë për lejet bizneset tek e.albania.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPERI- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por fatmirësisht prej dy ditësh numri i rasteve të reja është stabilizuar. Sot, kanë qenë 14 raste të reja ...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë rritjen e numrit të ...
Tiranë- Mjeku Genc Sulçebe ka deklaruar se qeveria duhet ta vendosë si detyrim mbajtjen e maskës për qytetarët të cilët dalin nga shtëpia. Në emisionin ...
TIRANË– Gazetari investigative, Artan Hoxha në një lidhje për emisionin “Opinion” ka folur lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhi...
TIRANË– Gazetarja shqiptare në New York, Kozeta Turishta ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e shqiptarit Luan Agolli në Amerikë.Turishta ka bërë me ...
TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur sot se kur mund të hapet sezoni turistik në Shqipëri dhe si so bëhet plazhi gjatë pandemis...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin e sotëm “Opinion”, ku edhe do të fliste lidhur me vrasjet që tronditën publikun pasditen e sotme....
TIRANË– Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.4 të shkallës Rihet, është ndjerë shumë pavarësisht se konsiderohet i dobët. Tërmeti është ndjerë edhe në...
TIRANË- Mjeku Ermal Pashaj i cili ndodhet në Itali për t’u kujdesur për pacientët e prekur nga COVID-19 tregon një episod që tek ai ka lënë gjurmë, kur u b...
LEZHË- Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, ku u vranë me armë zjarr...