Politike

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Bechettit, Rama: Vendim i padrejtë i arbitrazhit, beteja vazhdon, gëzimi sharlatanesk i Presidentit dhe Lulepartisë është i neveritshëm

  • PD: Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama i kthehet Opozitës
  • Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur edhe Presidentit Ilir Meta apo Partisë Demokratike, që fajësuan kryeministrin për humbjen e këtij gjyqi. për Ramën, beteja vazhdon.
    Featured image of article: Shqipëria humbi gjyqin ndaj Bechettit, Rama: Vendim i padrejtë i arbitrazhit, beteja vazhdon, gëzimi sharlatanesk i Presidentit dhe Lulepartisë është i neveritshëm

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga gjykata ndërkombëtare për çështjen ‘Beccheti’, pas të cilës vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

    Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur edhe Presidentit Ilir Meta apo Partisë Demokratike, që fajësuan kryeministrin për humbjen e këtij gjyqi. për Ramën, beteja vazhdon.

    “Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij. 

    Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

    Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment