Numërohen kutitë e 444 QV-ve në qarkun e Durrësit, kryeson PS me 52%! PD-ASHM ndjek me 39%
13 Maj, 07:55
L...
Ekonomi
‘E zjarrit dhe e vetmisë’, vjen në shqip libri i autores greke Lily Mavrokefalou
18 Nëntor 2021, 18:35Nga DOSJA
“E zjarrit dhe e vetmisë” është krijimi më i fundit i shkrimtares greke Lily Mavrokefalou që vjen në shqip nga shtëpia botuese “Toena”, i përkthyer nga Kristo Pulla.
Ky titull përkufizon më së miri heroinën e romanit historik, e bazuar në një ngjarje të vërtetë të një një vajze patriotike, që pasurinë e saj dhe jetën komode e sakrifikon për çlirimin e vendit të saj Greqisë.
Ky botim vjen në shqip jo pa arsye, porse përkon dhe me 200 vjetorin e pavarësisë së Greqisë.
“E zgjodhëm për të qenë një nga dy botimet më të rëndësishme që ne i kushtuam 200 vjetorit të pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane”, tha botuesja Irena Toçi.
Vetë autorja është e lumtur që vepra e saj u përkthye në shqip, për lexuesin shqiptar.
“Nuk është hera e parë që unë po vij në Shqipëri, mbase ju do iu bëjë përshtypje por unë për herë të parë kam ardhur në vitin 1985. Sigurish që në atë periudhë Tirana ishte një qytet krejt i ndryshëm nga ai që shohim sot. Që atëherë mu krijua përshtypja që populli shqiptar nderonte shumë cilësinë e mikpritjes. Dhe ja që fati i mirë i këtij libri e solli që sonte të ndodhëm sërish pranë jush”, tha autorja Lily Mavrokefalou.
Ky roman historik të fton të kuptosh më shumë se ëndrrat dhe dashuria për gjërat të bëjnë të ndryshosh botën, aq më tepër në një kohë të shkuar kur dukej se asokohe për të bërë revolucionin ishte më e vështirë.
Lily Mavrokefalou në fushën e letërsisë debutoi në vitin 1977 me romane historike, dhe po atë vit është vlerësuar më çmimin e parë nga Shoqëria Letrare e Grave.
Është mbyllur procesi i emetimit të eurobondit të qeverisë shqiptare. Burime nga tregjet pohuan se interesi i eurobondit ishte 3.75%, ndonëse ky nuk është ...
Informaliteti i punës (puna pa kontratë, ose pagë më e lartë sesa deklarohet) është rritur në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2016-...
Leku u forcua në kursin e këmbimit valutor ndaj Euros për të nëntën ditë radhazi, duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit që kishte humbur në gjysmën e dyt...
Viteve të fundit kanë qenë dy kategori tipike që vijojnë të rrisin stokun total të detyrimeve të prapambetura ndaj kompanisë publike të shpërndarjes së energjis...
Një dokument strategjik mbi klimën dhe energjinë i publikuar nga qeveria shqiptare për konsultime me palët e interesit nënvizon se synimi për ta dhënë me konces...
Çmimet në shtetet e Bashkimit Europian u rritën me shpejtësi në muajin tetor, të ndikuara nga energjia, shërbimet, mallrat industriale që nuk lidhen me e...
Banka e Shqipërisë ka kryer së fundmi një anketim për matjen e shkallës së përdorimit të terminologjisë “lek i ri – lek i vjetër”, përmes përfshirjes së disa py...
TIRANË-Një nga 4 Parodistët e Vlorës, Mane Lumani është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore. Mjeshtri i humorit shqiptar, është në pamundësinë ...
Nga të dhënat e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve për ecurinë e fiskalizimit rezulton që procesi pa gjoba deri më 31 dhjetor 2021 është ende larg mbylljes....
Të ardhurat nga Doganat për periudhën 10-mujore janë realizuar në masën 154 miliardë lekë, nga 138.3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 15.8 miliardë lekë ...