LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri: NATO-ja hap me ceremoni stërvitjen “Defender Europe 21”

4 Maj 2021, 20:23 Nga DOSJA
Shqipëri: NATO-ja hap me ceremoni stërvitjen “Defender Europe

DURRËS- Drejtuesit e stërvitjes “Defender Europe 21” zhvilluan sot në portin detar të Durrësit ceremoninë e Ditës së Vizitorëve të Shquar. Komandanti Suprem i NATO-s për Europën, njëkohësisht komandant i komandës së SHBA-ve në Europë, gjeneral Tod D. Wolters tha para autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë se ky vend anëtar dinjitoz i Aleancës ka shpërndarë dhe shpërndan në rajon dhe në kontinent vetëm siguri dhe paqe.

Ai shtoi se NATO nuk do të lejojë, që pandemia të shndërrohet në çështje të sigurisë, ndaj stërvitja po e sfidon pandeminë.


“Stërvitja “Defender Europe 21” angazhon mbi 30 mijë trupa ushtarake të gjithë llojeve nga mbi 25 shtete anëtare të NATO-s. Qëllimi është të koordinohen veprimet në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët. Ne sot jemi më të sigurtë se kurrë më parë, sepse bashkë jemi më të fortë” – tha gjen. Wolters.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se stërvitja është një mundësi e shkëlqyer për të provuar aftësitë profesionale, në drejtimin e NATO-s, e cila si garantja më e madhe e paqes sot në botë, ka mbështetjen maksimale nga populli shqiptar.

“Stërvitja ka rëndësi të madhe për rajonin tonë, për ndërveprim në shërbim të sigurisë dhe paqes. Jam i sigurtë se forcat tona do të kryejnë detyrat me përpikmëri” – tha zoti Meta.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim tha se kjo është një ngjarje historike për rajonin dhe për angazhimin e Shqipërisë në NATO.

“Ne e njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’iu quajmë Aleatët tanë – iu drejtua ambasadorja Kim forcave shqiptare. – Roli i Shqipërisë në NATO – tha ajo – është sot më i rëndësishëm se kurrë; ajo mirëpriti më tepër pjesë të kësaj stërvitje se vendet e tjera në rajon, dhe qëndron krah për krah me NATO-n, SHBA-të me trupa të saj në një numër konfliktesh nëpër botë”.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron të jetë gjithmonë e më e denjë si dhe më e vlefshëm brenda Aleancës së vlerave më të larta të demokracisë. Kjo stërvitje, sipas tij, është një tjetër provë e rëndësishme për ngjitjen në pikën më të lartë të marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n dhe SHBA-të.

“Me angazhimin në këtë stërvitje Shqipëria jep edhe një mesazh për rajonin dhe për këdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta lidhur me qëndrimin tonë të vendosur brenda kësaj Aleance në krah të SHBA-ve, së bashku me shtetet e tjera anëtare, që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajnë çdo çmim” – tha Rama.

NATO ka nisur në Shqipëri stërvitjen ushtarake “Defender 21” me mijëra trupa nga SHBA dhe vende të tjera anëtare të saj.

Sipas përfaqësuesve të ushtrisë amerikane, kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin perëndimor qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Në të marrin pjesë mbi 30 mijë trupa nga 25 shtete, ku Shqipëria është pjesëtare dhe një qendër mikpritëse e saj.

Krahas përdorimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1 mijë trupa. Shqipëria vlerësohet nga NATO si një një aleate e vendosur dhe një partnere e vlerësuar e sigurisë në nivel rajonal dhe global. Krahas Shqipërisë, në stërvitje marrin pjesë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, anëtarë të NATO-s; Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” tod d. wolters “defender europe 21” tod d. wolters

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet