Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot nga Roma për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës. Në një deklaratë për mediat Lleshaj falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, ndërsa tha se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Më tej në deklaratën e tij ministri Leshaj, u shpreh se ai dhe qeveria po e përdorin këtë ngjarje politikisht, për të dhënë mesazhe të rëndësishme.
“Sot është një ditë e rëndësishme, e cila fillon me Alvin Berishën, i cili vërtet ka arritur që t’i largohet ferrit ku ka jetuar, ose ku ka humbur një pjesë të fëmijërisë së tij. Falë angazhimit të të gjithë këtyre aktorëve ai është rikthyer në botën që i përket. Ka qenë një operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar ku janë përfshirë disa aspekte të rëndësishme.
Së pari, kemi një aspekt politik, të cilin unë duhet ta përmend se askush tjetër me sa shoh këtu, nuk mund ta përmendë. Operacioni ka marrë vëmendjen e të dy kryeministrave, kryeministrit Conte dhe kryeministrit Rama dhe është ndjekur nga afër nga të dy ata pas takimit që kanë zhvilluar në Romë. Pastaj ka pasur një dimension shumë të rëndësishëm diplomatik ku janë përfshirë ambasadat tona, ambasada e Shqipërisë…. konsullata e Shqipërisë në Bejrut .. ambasada e Italisë në Bejrut.
Ka pasur një aspekt shumë të rëndësishëm policor ku janë angazhuar në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe të shkëlqyer policitë e të dy vendeve tona. Dhe së fundmi, por jo nga rëndësia, ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Unë nuk dua të hyj në detajet e operacionit për arsye se u përmendën nga gjeneral Spina dhe u përmendën edhe nga kolegët e tjerë të pranishëm në tryezë.
Unë dua vetëm, dhe për këtë punë kam ardhur sot në Romë, vetëm për të shprehur mirënjohjen dhe për të shprehur falënderimet e qeverisë shqiptare në adresë të të gjithë autoriteteve dhe aktorëve që u përfshinë në këtë operacion. Së pari, për autoritet policore të Shqipërisë dhe të Italisë, për autoritetet e Kryqit të Kuq, pra për Presidentin e Kryqit të Kuq italian dhe ndërkombëtar dhe për Presidentin e Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë, respektivisht zotin Rocca dhe zotin Hboubati. Po ashtu dua të përshëndes autoritetet diplomatike që u përfshinë në këtë operacion. Por dua të përmend një aspekt të veçantë: – ishin autoritetet libaneze të cilat mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre realizimin e operacionit në terren.
Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe automatikisht shtrohet pyetja: “Nëse ne po e përdorim politikisht këtë apo jo?” Dhe unë po them – Po! Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme, të cilat duhet të na vlejnë të gjithëve ne për pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një rast i trishtuar, i cili duhet të na tregojë të gjithëve që terrorizmi, radikalizmi, dhuna, ekstremizmi nuk janë opsione, të cilat mund të jetojnë në shoqërinë tonë. Dhe gjithë sfida e politikës, e shoqërisë, e autoriteteve është që raste si ky i Alvin Berishës të mos përsëriten më në shoqëritë tona dhe terrorizmi, ekstremizmi, radikalizmi, çdo formë e dhunës, të mos gjejë asnjë hapësirë në shoqërinë tonë europiane”, shtoi ndër të tjera Lleshaj.
Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.
I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Debate te nxehta mes Kreshnik Spahiut dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ”Open”, Spahiu pyeti m...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, bashkë me konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban Mark Ghorayeb, ishin të parët që pritën daljen e 11-...
TIRANË– Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me Ervin Salianji në Open në Top Channel.Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër L...
TIRANË– Debatet vazhdojnë në Open në Top Channel mes Abilekajt dhe deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.Debati ka nisur kur deputeti Qefalia tha...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar një aferë të errët korruptive, ku sipas tij qeveria i ka shtuar koncesionit të labora...
TIRANË– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Detyrë, Gent Cakaj, ka reaguar me një status në Facebook, lidhur me thirrjen që i është bërë për interv...
ITALI- Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar, lidhur me shpëtimin e Alvin Berishës sot nga kampi Al-Hol në Siri.Në një reagim të tijin, në “Mediaset.i...
TIRANË- Deputeti i opizitës, Lefter Maliqi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit. ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është thirrur për të dëshmuar në Gjykatë...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës në takim me qytetarët theksoi se shpresën kryesore e ka tek rinia.“Shqipëria është në ...