LIVE UPDATES
Politike

Shpëtim Idrizi në Lushnje: Mandatet e PDIU do të nxjerrin në opozitë ata që tentuan ta përdorin çështjen Çame si çakm

16 Mars 2021, 10:26 Nga DOSJA
Shpëtim Idrizi në Lushnje: Mandatet e PDIU do të nxjerrin në

LUSHNJE– Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese dhe mbështetës në qytetin e Lushnjes.

Në fjalën e tij, Idrizi theksoi peshën elektorale të PDIU në 25 prill, kjo e konfirmuar edhe nga sondazhet, si faktor në skenën politike shqiptare, tashmë e konfirmuar forcë e katërt politike prej 10 vitesh.

E keni parë që gjatë gjithë kohës ka filluar një sulm shumë i madh mbi PDIU dhe votat e saj. Si në 2017-ën. Besoj i keni parë edhe sondazhet. U përpoqën 4 vjet të na përçajnë, të marrin dhe të bëjnë të tyret drejtorët dhe deputetët, që të na ulin dhe tradhtojnë ne, por ja ku jemi sërish në këmbë. Shihni sondazhet edhe në TV e tyre, PDIU-në e keni me 45 mijë vota dhe shumë të rëndësishme në 5 qarqe. Kjo nuk është thjesht çështje njerëzish, por është një çështje ekzistenciale dhe ka të bëjë me logon e PDIU. Logoja, kauza, është më e fortë se çdo individ, është ajo për të cilën ne ekzistojmë si parti politike, ku prej 10 vitesh jemi partia e katërt politike në Shqipëri”, u shpreh kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Idrizi deklaroi gjithashtu se sipas tij, votat dhe mandatet e PDIU në pesë qarqe, do të nxjerrin në opozitë ata që sipas tij tentuan të përdorin si “çakmak” çështjen Çame dhe më pas e hoqën edhe nga programi qeverisës, duke bërë kështu avokatin e Greqisë.

Votat e PDIU në 5 qarqe, prodhojnë mandate, do të jenë këto vota dhe mandate të PDIU-së që do t’i nxjerrin në opozitë, ata të cilët menduan se do ta përdornin çështjen Çame si çakmak, që e hoqën nga programi i qeverisë dhe sot po na qahen pse u bë greku me çamin. Kush? Edi Rama që shkon në Greqi dhe ha një darkë të shijshme me kryeministrin e Greqisë? Kush, këta njerës që lejuan që Greqia të hante 12 milje, siç hëngrën këta të babëziturit biftekun te Nusreti? Këta do na tregojnë ne se çfarë të bëjmë? Kam parë edhe shumë analistë, asnjëherë asnjë fjalë nuk kanë shkruar për Çamërinë. Prandaj po them që do të jenë pikërisht votat e PDIU, mandatet e saj, jo vetëm që do t’i nxjerrin në opozitë, por do t’i ulin në stolin e turpit të historisë”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU bëri përgjegjëse qeverinë për mosheqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë si dhe lejimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Idrizi shtoi se komuniteti çam kërkon të kthehet në shtëpitë e tyre me të njëjtin status si para vitit 1944, ndërsa shtoi se nga Athina pret një ndjesë publike për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare.

Absolutisht që jemi parti që e kemi shumë të qartë, që kërkojmë një ndjesë të madhe publike nga shteti grek, për të gjithë këtë gjenocid që ka ndodhur. Kërkojmë të kthehemi në shtëpitë tona me statusin që kemi pasur para vitit 1944. Do të kërkojmë që të nderohen të gjithë ata që dhanë jetën, u masakruan, u vranë, pleq, gra dhe fëmijë, në shtëpitë e tyre dhe jo në luftë. Nuk kemi kërkuar as ndryshim kufijsh, nuk kemi kërkuar as të transferojmë siç dikush tjetër ka kërkuar të bëjë probleme që mund të ketë komuniteti Çam dhe Greqia, por do t’i rrijmë çdo çështje kombëtare përballë dhe më vjen mirë që edhe shumë nga opinoni publik, kur të gjithë këta heshtin si fija e barit, thonë: “Po ju pse nuk reagoni…” Kjo tregon që ne jo vetëm i dalim për zot kauzave tona, por bëjmë edhe më shumë, sepse për ne çështje Shqiptare e Çamërisë, identiteti kombëtar, nuk është çështje as drejtorësh dhe as deputetësh, që shiten e blihen, as koncesionesh, por në radhë të parë një çështje identitare e kombit shqiptar”, tha mes të tjerash Idrizi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpetim idrizi ne lushnje shpetim idrizi ne lushnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj