
TIRANË–Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka ngritur një grup hetimor që po merret me identifikimin dhe shoqërimin e personave që ushtruan kryen akte të dhunshme gjatë protestës.
Deri më tani raportohet se policia e Tiranës ka shoqëruar 25 persona, mes tyre edhe Florenc Hoxhën, ish-kreu i Policisë Bashkiake. Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe më pas Hoxha është shoqëruar në Komisariat.
Nga informacionet e para bëhet me dije se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.
Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës janë regjistruar edhe dhjetëra persona të tjerë. Menjëherë pas tyre kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë edhe deputetët e Partisë Demokratike. (Lexo këtu)
(a.m/dosja.al)