LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata e Gazetarëve u bën thirrje Kryeministrit Rama dhe Ardi Veliut të marrin masa për dhunën kundrejt tyre në protestë

13 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Shoqata e Gazetarëve u bën thirrje Kryeministrit Rama dhe Ardi Veliut

TIRANË- Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë u ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu që të marrin masa për dhunën që po ushtrohet mbi gazetarët gjatë protestave të ditëve të fundit. Në një njoftim ata kanë shkruar se është e papranueshme dhe e paprecedentë që gazetarët dhe punonjësit e medias të dhunonen nga policia e shtetit për inforimin e publikut.

Më tej ata kanë marrë shembujt e gazetarëve të disa mediave shqiptarë që janë dhunuar dhe shoqëruar në komisariat ditët e fundit nga policia vetëm se kanë raportuar mbi protestën që ka ndodhur. Ndër të tjera ata kanë thënë se Rama dhe Veliu nuk duhet të qëndrojnë të heshtur mbi këtë fakt pasi heshtja e tyre po merret inkurajim për sjelljen e policisë

Njoftimi i plotë:

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre ditëve. Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise ; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë. Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias. Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik,” shkruhet në njoftimin e shoqatës.

Në protestën që po bëhet për vrasjen e Klodian Rashës, në vendin tonë janë shoqëruar shumë persona në polici. Protestuesit po bëjnë protestë të dhunshme dhe policia po përdor gaz lotsjellës, ujë dhe shkopa gome për të shpërndarë turmën. Mes protestuesve që janë shoqëruar në polici janë edhe disa gazetarë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu dhuna mbi gazetaret edi rama shoqata e gazetarëve ardi veliu dhuna mbi gazetaret edi rama shoqata e gazetarëve

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim