LIVE UPDATES
Bota

Shkup/ Takimi Zaev-Gashi për mundësinë e përfshirjes së Alternativës në qeveri

19 Nëntor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Shkup/ Takimi Zaev-Gashi për mundësinë e përfshirjes së

MAQEDONIA E VERIUT- Vetëm një javë pas bashkimit me nismën për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, partia Alternativa duket se po ndërron kah dhe pritet t’i bashkohet koalicionit qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev bisedoi të premten për disa orë me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të shumicës parlamentare dhe të koalicionit qeveritar.

Megjithatë, as zoti Zaev dhe as zoti Gashi nuk folën për oferta apo kushte konkrete. Kryeministri Zaev tha pas takimit se është biseduar për shumë çështje dhe se takime do të ketë edhe javën e ardhshme. “Koalicioni i mundshëm do të jetë mbi bazën e parimeve programore, gjë që është pozitive”, tha drejtuesi social-demokrat dhe njëkohësisht kryeministër, Zoran Zaev.

Ai tha se “vendimet do të shqyrtohen gjatë fundjavës. LSDM është e gatshme për zgjidhje”, u shpreh ai.

Edhe zoti Gashi tha se të martën që vjen kryesia e partisë Alternativa do të mblidhet për të diskutuar aspektet e bisedimeve me kryeministrin.

“Unë jam i bindur se do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm për qytetarët. Nëse flasim në mënyrë hipotetike për zgjerimin e shumicës (parlamentare), duhet ta dijmë se cili do të jetë roli i Alternativës. Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie nëse nuk mund të realizohen interesat e përgjithshme të qytetarëve ”, tha zoti Gashi.

Zoran Zaev u shoqërua në takim nga Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, për të cilin një pjesë e medias në Shkup ka spekuluar se mund të marrë drejtimin e qeverisë pas largimit të mundshëm të zotit Zaev. Ai vetë u shpreh se të martën do të thirret takimi i Këshillit Qendror të Partisë Lidhja Social Demokrate, ku do të kërkojë që dorëheqja e tij të bëhet efektive.

Partia e zotit Gashi ka katër ligjvënës në parlament. Bashkimi i mundshëm i saj me shumicën do ta rriste numrin në 64 deputetë, duke i shtuar edhe një deputet të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili po ashtu është shprehur në mbështetje të kabinetit qeveritar Zaev.

Synimet e Alternativës, sipas burimeve brenda partisë, janë që ajo të marrë tre ministri, dy poste zëvendës-ministrash dhe pesëdhjetë drejtori. Qëndrimi i Alternativës nuk u prit mirë nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës dhe nga Aleanca për Shqiptarët, me të cilën janë në koalicion që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni afrim gashin zoran zaev afrim gashin zoran zaev

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet