LIVE UPDATES
Bota

Formati aktual i bisedimeve Kosovë-Serbi s’garanton marrëveshje përfundimtare

19 Nëntor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Formati aktual i bisedimeve Kosovë-Serbi s’garanton marrëveshje

Delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë përmbyllën këtë javë takimet e veçanta me ndërmjetësuesin e bisedimeve në Bruksel pa ndonjë rezultat për shkak të mospajtime mbi temat që duhet diskutuar.

I dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se “është koha për përparim”, ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha të enjten se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutoi për mundësinë e një marrëveshjeje me Serbinë, përgjatë mandatit të qeverisë aktuale.

Analistët në Prishtinë thonë se një marrëveshje përfundimtare është e vështirë pa një përfshirje të fuqishme të vendeve kryesore perëndimore. Drejtori i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti tha për Zërin e Amerikës se është e qartë që ka një lodhje ndërkombëtare me procesin e bisedimeve dhe kjo sipas tij po përcillet me një rritje të angazhimit amerikan për të përmbyllur bisedimet me një marrëveshje.

“Kështu që po duhet të jetë një mesazh i qartë që të kërkohet marrëveshje, duhet të gjendet një marrëveshje. Tani u mbetët palëve, mbetet që Kosova të bëhet gati fuqishëm për të negociuar një marrëveshje të tillë, te shohim se Serbia a do të bëhet gati për negociata apo do të vazhdojë të manipulojë mes perëndimit dhe Rusisë siç po e shohim këto ditë dhe të shohim se çfarë sekuencimi ndërkombëtar të dialogut po krijon BE-ja”, tha ai.

Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike thotë se përmbyllja e bisedimeve me Serbinë nuk varet vetëm prej qeverisë.

“Një ndër ta është edhe bashkërendimi trans-atlantik apo njëmendësia e të dyja palëve për të përfunduar dialogun Kosovë-Serbi. Nëse nuk ka incentivë të vërtetë dhe shumë serioze dhe shtetet e saj veç e veç si Gjermania, Franca dhe shtetet jashtë BE-së si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës atëherë dialogu Kosovë-Serbi është vështirë i përfundueshëm marrë parasysh se nuk ka ndonjë presion tjetër që do të mund ta bëj marrëveshjen finale përpos këtyre superfuqive botërore të cilat kanë edhe fuqi por kanë edhe lehtë për ta imponuar një marrëveshje varësisht prej momentumit që ata krijojnë”, tha zoti Fetahu.

Për analistët, formati aktual i bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel nuk mund të garantojë një marrëveshje përfundimtare.

“Momentalisht dialogu është shumë fragjil, i paqëndrueshëm dhe çdo hipotezë mbi të nëse ne do të hedhnim mund të gabonim marr parasysh edhe trillerin politik që ndodh në dialog edhe shpeshherë edhe faktorët e jashtëm, ndrrimi i qeverive në shtete të fuqishme”, tha Arbër Fetahu.

Nuk do të ketë marrëveshje finale me modelin çfarë ndodh në Bruksel me takime pak orëshe, do të duhet të konstruktohet një kornizë e qartë e fuqishme me përfshirjen e të gjithë akterëve ndërkombëtarë por edhe të gjitha vendeve të BE-së sidomos ato mosnjohëse që të jenë përreth këtij procesi për të shtyrë marrëveshjen përpara. Natyrisht do të kërkohet kompromise, cilitdo nivel të marrëveshjes do të kërkohet kompromise edhe nga njëra palë dhe tjetra edhe ato përgjegjësi i mbetën palëve ta shpjegojnë mirë këtë proces kah po shkon”, tha Naim Rashiti.

Të hënën, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se u ka dërguar ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për një takim para fundit të vitit, i cili mbetët në pikëpyetje për shkak edhe të mospërparimit në bisedimet teknike.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, u takuan dy herë gjate verës por pa ndonjë përparim. Vëzhguesit thonë se edhe nëse do të ketë ndonjë takim të ri sipas paralajmërimeve të zotit Borrell, vështirë të pritet ndonjë përparim, ndërkohë që Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare në pranverën e vitit që po vjen.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove marrëveshja kosovë-serbi kosove marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet