LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Fuga kërkon përkrahje: Absolutisht kundër, nuk përputhet me Kushtetutën

13 Maj 2019, 16:10 Nga DOSJA
Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Fuga kërkon përkrahje:

TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka reguar edhe një herë të tjetër në lidhje me deklaratën e ministres së arsimit Besa Shahinit, për unifikimin të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

Në një status në rrjetet sociale, Fuga shkruan se është absolutisht kundër kësaj ideje dhe se këmbëngul në shkarkimin e ministres Shahini.

Sipas Fugës Shahini, ka synim ta çojë akademinë shqiptare në modelet e akademive të shkencave të ish Jugosllavisë.

Statusi i plotë i Artan Fugës

Ish Jugosllavia ka rënë !

Bashkë me modelet e saj institucionale.
Thirrje publike për përkrahje duke u shprehur me like dhe komente për t’a cuar zërin në Kuvendin e Shqipërisë!

Ra ajo ngrehinë që ngritën kokën shqiptarët e Ballkanit. Këtë nuk e paska kuptuar vetëm ministrja e arësimit, qytetarja Besa Shahini, dhe akademia e shkencave e Shqipërisë!

Unë i qendroj fort dhe parimisht kërkesës sime për shkarkimin e qytetares Besa Shahini nga posti i ministres të arësimit, rinisë dhe sporteve, pasi ajo deklaroi dje më 10 maj, qëllimin e fshehur se ka synim të shkrijë në një të vetme akademinë e shkencave të Shqipërisë me ato të rajonit.

Drejtuesit e shtetit tonë të bëjnë si ta mendojnë!!! Përgjegjësia është e tyre!

Cdo intelektual i ndershëm, cdo shqiptar patriot, çdo student e kupton që një deklaratë si kjo, kaq në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, me ligjet e vendit, me vlerat europiane, me detyrën e një ministri që shprehet se synon zhbërjen e identitetit të institucioneve publike të shtetit të Shqipërisë ndërkohë që ka për funksion t’i ruajë dhe forcojë ato, nuk e ka bërë asnjë ministër arësimi qysh nga koha e themelimit të shtetit shqiptar, as nën Monarki, as në kohën e pushtimit fashist dhe nazist, as në kohën e diktaturës dhe as në periudhën e tranzicionit paskomunist.

Ne jemi tradhëtuar në bindjet tona shtetformuese !

Unë jam absolutisht kundër dhe do të përballem deri në fund me këtë synim të shprehur prej saj si edhe me modelin e paraqitur nga grupi i drejtuar nga Skënder Gjinushi, të cilin e kanë paraqitur mjerisht si të tyrin edhe 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk besoj se kanë pasur mundësi të njihen me thelbin e çështjes.

Më jepni përkrahje !

Unë jam për një akademi shkencash të Shqipërisë që sheh dhe orientohet nga Perëndimi, kurse ministrja, qytetarja Besa Shahini, shpreh synimin se kërkon të na cojë në modelet e akademive të shkencave të ish Jugosllavisë.

Ja përballja në thelbin e saj politik dhe gjeopolitik!

Por, ish Jugosllavia është rrëzuar, duam apo nuk duam ne. U rrëzua kjo ngrehinë që të ngrenë kokën Shqiptarët në Ballkan. Përse Kuvendi i Shqipërisë dhe ministria jonë e arësimit do të mund të na e risjelli atë model institucional në Shqipëri?

Për këdo që e ka të vështirë ta kuptojë synimin e shprehur madje edhe jashtë programit të qeverisë:

Cfarë do të thotë integrim si një e tërë e akademive shqiptare në rajon?

Ose shqiptarët si akademikë të ikin nga akademia e Malit të Zi, e Maqedonisë të Veriut dhe eventualisht e Serbisë, duke krijuar akademi shkencash etnike, pra të vetëizolohen. Cka nuk ka model në asnjë vend të botës.

Ose pastaj të integrohen këto akademi etnike pastërtisht shqiptare me akademinë e shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, çka nuk e lejojnë sigurisht shtetet e tyre. Na propozohet gjoja një shkencë e pastër shqiptare, etnikisht e pastër, çka mund të asociohet me dënglat për një shtet të pastër etnikisht shqiptar, në kundërshtim me të gjitha vlerat europiane dhe ato perëndimore!!!

Ose të integrohet në një të vetme akademitë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të ZI, etj. Dhe ky nënkuptim i përmbajtur dashur padashur në atë synim është pastaj terr!

Në cdo rast kjo do të thotë platformë për ta cbërë akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kujdes tjetër është bashkëpunimi, tjetër “shkrirja në një”.

Synimi i shprehur i kësaj anëtarje të qeverisë nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Shqipërisë as me platformën e qeverisë dhe as me strategjinë e akademisë të shkencave të themeluar nga dijetarët e mëdhenj shqiptarë të kohës, as me kuadrin rregullues europian.

Detyra ja do qe t’i forcojë institucionet e Shqipërisë jo t’i shkrijë duke i bashkuar në mënyrë absurde me institucione shtetesh të tjera.

Intelektualët shqiptarë nuk do ta lejojnë këtë!

Ka qenë një status i ministres Shahini në lidhje me unifikimin e akademisë shqiptare me ato rajonale që ka sjellë një valë reagimesh nga akademiku Artan Fuga.

Në një letër, para tre ditësh, Fuga kërkoi nga kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë, të thërrasin ministren për sqarime.

Sipas tij, nëse ajo nuk akomodohet me Kushtetutën e Shqipërisë, me platformën ligjore të qeverisë, të bëhet shkarkimi i menjëhershëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga besa shahini shkrirja e akademise shqiptare artan fuga besa shahini shkrirja e akademise shqiptare

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë