"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shkojnë me kamion për një jetë më të mirë në Angli, gjykatësi britanik i shqetësuar për shqiptarët e arrestuar: Pagu
28 Dhjetor 2020, 11:44Nga DOSJA
ANGLI- Gjykatësi britanik Richard Masnell ka folur në lidhje me personat shqiptarë të arrestuar në Angli. Në një intervistë për mediat e huaja ai ka thënë se shqiptarët në Angli shpenzojnë shuma të majme për lirinë e tyre nëse arrestohet duke kërkuar mbrojtje në avokatët më të mirë në Londër.
Ky gjykatës ka përmendur rastin e një të riu nga Shqipëria, i cili ndodhet në paraburgim në Doncaster për prodhim kanabisi. Egzon Korteci 19-vjeçar është kapur në muajin korrik dhe për mbrojtjen e tij ai ka thënë se ishte i trafikuar nga disa grupe kriminale, të cilat e kanë detyruar që të kultivonte kanabis.
Gjykatësi tha se familjarët e të riut shqiptar ishin të gatshëm që të paguanin një shumë të majme në mënyrë që ai të përfaqësohej nga një avokat me emër dhe jo shteti. Ai ka thënë se si ka mundësi që shqiptarët të vijnë me kamion në Angli dhe të jenë në gjendje të paguajnë shuma të majme për lirinë e tyre.
“Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë. Ose ata kanë para të bëra vetë ose janë para nga vetë bandat kriminale. Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu” tha ai.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MIRDITË -Temperaturat sa vijnë e po ulen dhe veriu i vendit është përfshirë nga reshje dëbore. Mëngjesin e sotëm është zgjuar nën petkun e bardhë të dëborë...
BRUKSEL– Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme fondin prej 70 milionë eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor.Paketa është në kuadrin e Instrumenti...
GJIROKASTËR– Pacientët që marrin trajtimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës do të transferohen në një spital privat. Janë më shumë se 30 pacient...
GREQI- Në mënyrë indirekte, Greqia po i dërgon një mesazh Turqisë për dekretin e zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Turqia ‘vazhdon veprimet e saj provokuese e...
TIRANË– Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi është shkarkuar nga KPA-ja dhe është lënë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Në ...
MAQEDONI E VERIUT- Këngëtari Shpat Kasapi është vënë në pranga pasi është kapur me doza kokaine. Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para një muaj...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se viti 2021 do të hyjë me mot të kthjellët dhe pa dëborë në vendin tonë. Në një lidhje për ABC-në e mëngje...
TIRANË– Avokati Altin Goxhaj është me Covid të cilin e mori nga babai i tij. Këtë lajm ai e bëri publik ditën e djeshme teksa ishte në një lidhje me Skype ...