Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkodër– Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona, pasi akuzohen për trafik droge. Policiabën me dije se janë arrestuar personat: H. A., 35 vjeç, B. D., 26 vjeç, R. Gj., 20 vjeç dhe A. Z., 27 vjeç, të cilët u është gjetur edhe një sasi droge, 58 kg cannabis sativa. Po kështu janë sekuestruar dy automjete dhe 4 aparate celular.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.
Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.
Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.
Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
-B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,
-R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe
-A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Hirësia e tij, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e tij me rastin e kremtimit të Pashkëve ortodokse. Nëpërmjet një video ai ka dhënë mesa...
Shqipëri- Pensionitët, deri në orën 11:00 të ditës së sotme mund të dilnin për të bërë xhiro. Kështu, ndodhi në fakt. Si asnjëherë më parë, mëngjesin e sotëm në...
Tiranë- Boiken Abazi, themeluesi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri ka deklaruar së fundmi se një pjesë e mirë e bankave mund t’i kishin shtyrë k...
TIRANE– Dosja.al zbardh raportin e policisë për ngjarjen e ndodhur më 10 prill në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku u plagos dhe arrestua Orgest Bilbili, një ...
TIRANË- Nga e hëna listës së bizneseve që qëndrojnë hapur përveç farmacive dhe supermarketeve do t’i bashkohen edhe dyqanet e vogla, byrektoret, fas...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu ka njoftuar se së fundmi betejën me COVID-19 e kanë fituar 1 mjek dhe 2 infermierë. Ajo ka bërë me dije se n...
Kurbin- Laçi dhe Kruja janë kthyer sëfundmi në vatra problematike të koronavirusit dhe shkak për këtë situatë është bërë një fasoneri në qytetin e Krujë...
Kukës–Ditën e sotme janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Kukës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë familjarë të infermierit që r...
Tiranë- Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Selmanin, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur më 27 gusht të viti...
Kukës- 17 shqiptarë janë futur në atdhe nga pika kufitare e Morinës dhe aktualisht po qëndrojnë në Kukës, ku janë akomoduar në dy hotele. Burime për Dosja.al bë...