"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shkelën masat anti-Covid, policia gjobit 1181 persona, 8 shoqërohen në komisariat, nuk pranuar të tregonin mjetin e identifi
19 Shkurt 2021, 13:04Nga DOSJA
TIRANË-Policia e shtetit, gjatë kontrollove të fundit ka ndëshkuar me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Po ashtu, Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Njoftimi i policisë:
“Ndëshkohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19,”-njoftimi i policisë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e çiftit shqiptar në Itali Shpëtim dhe Teuta Pasho. Sipas mediave italiane, janë zbuluar disa gj...
MAT-Operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza” ka arrestuar pesë persona për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Burime nga Policia bëjnë me disa se v...
TIRANË– Për videon e frikshme nga Kruja ku disa persona të maskuar dhe me armë u futën në një lokal ka ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në ‘Facebo...
ITALI– Dëbohet nga Italia, biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku! Policia italiane pretendon se Sallaku është një person që ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndaj...
TIRANË-Dy shqiptarë të cilët ishin të shpallur në kërkim janë kapur në Francë dhe Itali ndërkohë që pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë. Tom Kaci ish...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë të ditur ditën e sotme se ka identifikuar autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë fotot e dy prej tyre kan dalë...
TIRANË– Policia ka vënë në pranga tutorin e dytë të dy rumuneve që u sollën në Shqipëri përmes mashtrimit. I arrestuar është personi me inicialet T. M., 26...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë A. D., 29 vjeç...
TIRANË– Ishin katër! Kur ende nuk ka kaluar muaji, Policia e Shtetit ka identifikuar të dyshuarit kryesorë për vrasjene e 42-vjeçarit, Shkëlzen Kast...