Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 9 qershor, ora 10:00, për të votuar shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca plenare do të ketë në fokus votimin e raportit që u përmbyll të premten nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Metës.
Kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit, maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.
Me firmën e 49 deputetëve të Kuvendit aktual, u kërkua hetimi i presidentit Ilir Meta. Në disa seanca maratonë ku kreu i shtetit refuzoi të merrte pjesë, u dol në përfundimin se Meta ka kryer shkelje gjatë fushatës elektorale.
Si arriti situata në këtë kulm tensionesh?
Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Sipas tyre, ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– KAS rrëzoi ditën e sotme kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e ...
Gazeta e madhe franceze Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të gjatë trashigimisë komuniste të Shqipërisë, rolit të sigurimit të shtetit në një nga diktaturat...
TIRANË– Kreshnik Merxhani, kandidati i pavarur për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka pasqyruar ankesat e tij lidhur me procesin zgjedhor në qar...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesat ankimore për 3 qarqet e fundit që kanë mbetur pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ shifrën e të gjithë personave që kanë shfaqur interes që të jenë pjesë e mandatit të tretë...
BEOGRAD– Media serbe ka publikuar një artikull të dedikuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke analizuar figurën dhe veprimtarinë e tij në krye të qe...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit do të mblidhet ditën e sotme për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit.Konferenca e Kryetarëve,...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me shkeljet e pretenduara në procesin zgjedh...
SHBA– Publicisti amerikan Peter Lucas, një njohës i mirë i historisë së Shqipërisë, i ka kushtuar një shkrim shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Ber...