LIVE UPDATES
Politike

VD-Shkarkimi i Metës, Dervishaj: Kuvendi falsifikoi përmbajtjen e urdhrit të Ruçit

7 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
VD-Shkarkimi i Metës, Dervishaj: Kuvendi falsifikoi përmbajtjen e

TIRANË– Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj doli në një deklaratë urgjente për mediat gjatë pushimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e kreut të shtetit. Në një deklaratë për mediat, Dervishaj zbardhi atë çfarë kishte ndodhur në seancën në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me provat e reja që Kuvendi ka depozituar për të rrëzuar pretendimet e Presidencës. Sipas tij, Kuvendi ka manipuluar dhe falsifikuar provat, duke ndërhyrë në data dhe në disa pika kyçe të procedurave, e gjitha për të rrëzuar pretendimet e presidentit se Kuvendi ka tejkaluar afatet. E gjitha ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit më 5 maj të vitit që lamë pas me qëllim ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, por në fakt dokumenti ‘online’ ishte regjistruar në një ditë tjetër, e gjitha për të përmbushur afatin e 48 orëve për thirrjen e seancës plenare. Megjithatë dokumenti si në formë shkresore, edhe online, kishte vulën dhe firmën e ish-kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi. Por kjo nuk është e vetmja ndërhyrje. Ndërhyrje ka dhe tek pika 20 e këtij urdhri, ku përfshihet projektvendimi për raportin dhe propozimin e komisionit të ligjeve për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Edhe kjo pikë është manipuluar, sipas Dervishajt, për të rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit. Por nuk dihet nëse këto “sqarime” të palës së Metës do të merren parasysh nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që përveçse manipulimet në dokumenta janë dorëzuar në GJK, për to është ngritur edhe padi në Prokurori.


“Marrëzia më e fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak. Kemi kërkuar nga GJK, kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi. Prova të premten pretendon se ka disa prova shtesë për ditën kur u miratura ngritja e Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta. Na rezulton një manipulim prove. Pse e themi këtë? Ia parashtruam Gjykatës në një mënyrë të detajuar sepse lidhej edhe me pyetjen numër tre. Prova mban datën 5.5.2021. Por sipas urdhërit të publikuar në faqen e Kuvendit, 6.5.2021. Por ka edhe ndërhyrje në pikën 20 të këtij urdhëri për raportin dhe propozimin e ngritjes së Komisionit hetimor. Por që ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës të sjellë po nga Kuvendi,”-tha në fjalën e tij Bledar Dervishaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Në seancën e orës 10 kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese… kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi. Më 4 shkurt 2022. I përcjell Kuvendit disa prova të reja shtesë, ku përfshihet edhe urdhëri 19, datë 5, maj 2021 i kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen në një seancë plenarë me 7 maj, ditën kur do të miratohej ngritja e Komisionit Hetimor dhe raportin e Komisionit të Ligjeve. Po atë ditë nga rezultoi se një ndërhyrje apo manipulim prove e depozituar. Kemi vënë në dijeni dhe Gjykatën lidhur me këtë ndërhyrje. Kjo ndërhyrje i është parashtruar gjykatës dhe në përgjigje sepse ka lidhje dhe me një nga pyetjet që kishte bërë relatori i çështjes, konkretisht pyetja numër 3. Mban datën 5.05.2021. Ndërkohë që në urdhërin e publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipëri, mban datën 6.5.2021. Kjo është ndërhyja e parë. Është në nënshkrimin e kryetarit Gramoz Ruçi. Provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimin e presidentit për shkeljet ligjore të bëra nga maxhoranca. Por kjo nuk është e vetmja ndërhyrje. Ndërhyrje ka dhe tek pika 20 e këtij urdhri, ku përfshihet projektvendimi për raportin dhe propozimin e komisionit të ligjeve për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Kështu thuhet në pikën 20 në këtë urdhër të depozituar në formë shkresore, por që ndryshon nga po pika 20 e rendit të ditës, të sjellë po në formë shkresore nga Kuvendi në cilësinë e provës në Gjykatë Kushtetuese. Rendi i ditës përcakton që urdhri është 19, datë 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021, siç thotë dhe siç ka depozituar Kuvendi. Ndërhyrja e parë. Rendi i ditës thotë pika 20 përmban këtë përmbajtje që duhej të shqyrtohej. Duhet të kishte këtë përmbajtje: Projektvendim për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor me kërkesë të një numri të caktuar deputetësh për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në pamje të lirë nuk duket sikur ka ndërhyrje po ka. Po të shikojmë me vëmendje nga përmbajtja e rendit të ditës e urdhrit të publikuar në faqe dhe urdhrit të depozituar në formë shkresore na rezulton se tek ky urdhri që ka depozituar Kuvendi më 4 shkurt është hequr fjala ‘miratim’, nuk ekziston më. Fjala raportit është zëvendësuar me fjalën raportin. Pas fjalës ngritje është shtuar fjala ose mosngritjen dhe togëfjalëshi ‘bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh’ është hequr fare. Ndërkohë që edhe rendi i ditës i depozituar bashkë me urdhrin e kryetarit të Kuvendit ka përplasje me vetë urdhrin e kryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këto shkaqe, këto ndërhyrje në prova është vlerësuar dhe është kërkuar nga ana jonë si përfaqësues të Presidentit që gjykata të çmojë vërtetësinë e kësaj prove pasi duket qartë që ka ndërhyrje në të me qëllimin e vetëm dhe që u pranua që kjo provë sillet nga ana e Kuvendit për të rrëzuar pretendimet e Presidentit… me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Presidentit të Republikës. Ndërkohë që qoftë në këtë formë që ka ndërhyrje siç e ka depozituar Kuvendi, qoftë në këtë formën tjetër, siç është realja që është publikuar qëndrimet e Presidentit rezultojnë të bazuara, seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës nuk kanë qenë të përfshirë dy aktet, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e Kuvendit të Shqipërisë vetëm e vetëm të diktuar përmes vullnetit politik që të arrihej në ngritjen e një Komisioni që nuk mund të funksiononte sipas Kushtetutës.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje