LIVE UPDATES
Politike

Seanca/ Pretendimet përfundimtare, Dervishaj: Kuvendi ka shkelur procedurën

7 Shkurt 2022, 11:57 Nga DOSJA
Seanca/ Pretendimet përfundimtare, Dervishaj: Kuvendi ka shkelur

TIRANË– Seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka rinisur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Seanca u ndërpre për rreth një orë, pasi Gjykata Kushtetuese kaloi në diskutimin përfundimtar për “fatin” e Ilir Metës si Kryetar Shteti. Në fjalën e tij, Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi ka dhënë pretendimet përfundimtare. Dervishaj shprehet se Kuvendi ka mbërritur deri në këtë pikë për qëllime politike.

“Kuvendi si organi legjislativ, e trajton këtë çështje si goditje ndaj presidentit, Kuvendi nuk kishte lëndë. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, e aq më pak të rëndë të Kushtetutës. Ne pamw nga afër se ku mbërriti Kuvendi për qëllime politike. Shkoi deri aty sa u manipuluan akte admistrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit. Shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura. S’kanë sesi të çojnë në një rezultat të ligjshëm, të vlefshëm. Kërkesa e Kuvendit s’ka legjitimitet. Vendimi 55 i Kuvendit është në vetvete asgjë më shumë se kërkesa që vë në lëvizje gjykatën, e cila sipas gjykimit tonë, duhet ta kryente atë nga momenti i administrimit në 9 shtator 2021. Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën e kthen procesin tërësisht politik. Provat e marra përmes një procesi të rregullt ligjor, janë të papërdorshme dhe te pavlefshme. Të gjitha provat që pretendon Kuvendi janë marrë në shkelje të Kushtetutës. Produkti është nul. Pavlefshmëri, antikushtetuetshmëri. Refuzimi për të dëgjuar presidentin ka sjellë proces të parregullt. Kjo ka prodhuar një precedent të rrezikshëm juridik. Nuk mund të shkelet kurrë procedura në funksion të politikës. Refuzimi për ta dëgjuar është shkelje flagrante. Presidenti kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt politik.

Parlamenti e gëzon të drejtën e hetimit por ky proces duhet të bazohet në Rregullore dhe Kushtetutë. Ky proces nisi dhe përfundoi në bazë të urdhërit politik dhe në mungesë të lëndës juridike. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, dhe aq më pak të rëndë Kushtetuese. Shkeljet proceduriale kanë qënë të shumta, të vazhdueshme dhe të pambulueshme por nga ana e Kuvendit, të cilat e bëjnë këtë vendim nul. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk ka tagër që të marrë përsipër vullnetin e deputetëve të legjislaturës së 9. Provat e marra nëpërmjet një procesi jo ligjor, janë të papërdorshme dhe produkti i bazuar mbi to është i pavlefshëm. Ne pretendojmë pavlevfshmëri të vendimit. E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësohet. Shkelja e procedurës ka vendosur një standard të rrezikshëm dhe gjykata duhet të shprehet. Nuk mund të shkelet kurrë procedura për interesa politike.Veprimtaria e presidenit ka qënë mbi palët, pasi ka sensibilizuar fort autoritetet dhe forcat politike për një proces të rregullt zgjedhor. Ai kurrë nuk ka mbajtur anë. Meta ka kritikuar edhe lidershpin e opozitës për bojkotet parlamentare dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje. Por Meta ka bërë thirrje dhe ka nxitur palët për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi i presidenit për mbrojtjen e procesit zgjedhor janë të faktuar në provat që kemi depozituar. Opinionet e Presidentit nuk mund të censurohen nga askush, por natyrshëm edhe tonalitetit emocionale janë një e drejtë e ushtrimit të fjalës. Thirrjet e presidentit për mbrojtjen e votës janë në kontribut i shtuar për procesin e rregullt zgjedhor. Kushdo që donte ta shihte presidentin pasiv ndaj vjedhjes së parave publike apo përdorjen e administratës në zgjedhje mbështet vendosjen e diktaturës. Presidenti është përballur me një situatë të rëndë se ai i presidentit rumun, pasi sulmohej Kushtetuta, zgjedhjet dhe pavarësia e institucioneve. Vendi ka qënë në një krizë anormale pas djegies së mandate nga opozita dhe kapjen e të gjitha pushteteve (qendrore dhe lokale) nga ana e mazhorancës. Presidenti nuk ka ndërhyrë në kompetencat e parlamentit, por e kundërta ka ndodhur. Presidenti ka kërkuar gjithmonë bashkëpunimin e tyre. Sjellja e presidentit është shkaktuar nga të gjitha zhvillimet që po cënonin Kushtetutën, kaosin politikë dhe atë social. Kuvendit po bën agjitacion dhe propagandë. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë si të papajtueshëm, ngritjen e komisionit hetimor, miratimin e raportit dhe vendimin e shkarkimit të presidentit nga ana e parlamentit,”, tha Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër