LIVE UPDATES
Sport

Shitet për 500 milionë klubi “F.K. Vllaznia”, Bashkia e Shkodrës fshehu borxhin prej 2.2 mld. lekësh, auditimi zbulon fa

29 Tetor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Shitet për 500 milionë klubi “F.K. Vllaznia”, Bashkia e

SHKODËR – Prej kohësh është tentuar të gjendet një zgjidhje për të privatizuar përfundimisht klubet e futbollit dhe nëse shumica, për të mos thënë të gjitha, kanë arritur të gjejnë një formë privatizimi, e vetmja skuadër ende me kapital 100% shtetëror është Vallaznia, e menaxhuar nga Bashkia Shkodër.

Ditët e fundit u bë një përpjekje reale, jo e kushtëzuar nga ndryshimi i Ligjit për Sportin, sipas të cilit ky do të jetë viti i fundit që pusheti lokal do të ketë si detyrim subvencionin e sportit. Për rrjedhojë Bashkia Shkodër doli me një deklaratë ankandi për klubin, ku tregoi edhe vlerën fillestare të këtij ankandi, që ishte 50.794.000 lekë.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht Relacionin e Plotë dhe mënyrën se si është bërë ky vlerësim për të arritur në këtë shifër. Sipas këtij raporti thuhet: “Bazuar në praktikat për vlerësimin e klubeve të futbollit, treguesit jo-financiar që krijojnë atë që quhet “emër i mire” i bizesit duhet të vlerësohen si pjesë e aseteve të tij për shitjen. Dhe në këtë rast vlera e “emrit të mire” së Vllaznisë kushton 9.5 mln lekë.”

Një tjetër pjesë e vlerësimit është grupi i lojtarëve përllogaritur nga pagat e tyre që variojnë nga 100-620 mijë lekë në muaj. “Vlera e lojtarëve në tërësi të klubit, si asset, arrin shifrën e 15.3 milionë lekësh.” Pas një tjetër pjesë e përllogaritur në vlerën totale të çmimit të shitjes së klubit, është përdorimi i aseteve sportive, që janë dhe mbeten pjesë e Bashkisë së Shkodrës dhe që do t’i vihen në dispozicion, pas një kontrate që duhet të lidhin me këtë institucion. Vlera e përdorimit të tyre, ku sigurisht është edhe stadium, arrin në 4.2 milionë lekë.

Vlerës së komponentëve të mësipërm, i është shtuar edhe vlera e logos së klubit, ky komponent për klubin Vllaznia arrin një vlerë maksimale. Në këtë rast do të ketë 30% të kapitalit neto, që do të thotë 8.700.000 lekë. Kështu në total, kapitali neto i klubit, pas përfshirjes në asete të vlerës së emrit të mirë, përfshirë edhe logon, arrin në 39.7 milionë lekë.

Në fund të relacionit duke qenë se ka disa metoda vlerësuese, marrë nga eksperiencat e huaja, është gjetur një e mesme me çmim fillestar të ankandit prej 50.794.000 lekë.  Deri këtu gjithçka duket e thjeshtë, madje, tifozët shkodran do ta konsideronin, të lirë një çmim si ky, që në të vërtetë është afërsisht sa gjysma e buxhetit që Bashkia Shkodër ka paguar për paga vitet e fundit, për skuadrën deri kur ra nga kategoria.

Megjithatë në këtë raport, në pjesën e vlerësimit, kalohet për të mos thënë anashkalohet fakti, që skuadra e Vallznisë është ekipi me më shumë borxhe në vend, kjo duke iu referuar organeve tatimore, por jo vetëm. Nga viti i shkuar Bashkia Shkodër ka thuajse gjysmën e vitit pa paguar një pjesë të lojtarëve.

Mbledhjet e kohëve të fundit të Ligës Profesioniste, tregojnë bilancet e klubeve, ku Vllaznia vërtetë është e formalizuar me pagat, si pjesë e pushtetit lokal, por ama, ka një shifër borxhesh në vitin 2018 prej 124.410.717 lekësh, përfshirë këtu kontribute shoqërore dhe Sigurime Shoqërore Shëndetësore.

Ndërkohë që në Relacionin e Vlerësimit theksohet përkeqësimi i vititi të fundit futbollistik, i rënduar në barrë financiare, duke e çuar shifrën e borxheve në 169.905.043 lekë.  Një shifër që siç dihet i mbartet blerësit kështu siç është, dhe në kërë rast ankandi i Vllaznisë duke se nuk fillon thjeshtë nga shifra fillestare e bërë publike nga Këshilli Bashkiak, por në atë shifër plus borxhet që arrin në kuotën e 220.699.043 lekë.

Dhe në një kuotë të tillë, duke ditur se shpenzimet mesatare të një skuadre që pretendon vendet e para shkon deri në rreth gjysmë milioni euro në vit, duket si një proces drejtë të pamundurës, me situatën e bizneseve në vend dhe të atyre që deri dje kanë investuar e sot qëndrojnë me sytë nga Kryeministria se çfarë po ndodhë me kërkesat e bera, që të mos shkojnë në faliment.

(b.t.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shitet vllaznia vllaznia shitet vllaznia vllaznia


Sondazh

Poll
Sport 28 Tetor 2020, 21:58

Luftëtari në kaos, klubi ndryshon emër dhe logo

GJIROKASTËR- Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është në prag, por klubi i Luftëtarit është në kolaps total. Ata janë pa trajner dhe staf teknik , ndërsa shu...

Sport 28 Tetor 2020, 21:30

Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

ITALIA– Franco Baresi është një ndër lojtarët më të mire në historinë e klubit kuqezi. Ai ka luajtur gati gjithë karrierës së tij me italianët e Milanit, ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit