LIVE UPDATES
Aktualitet

SHERR në Rinas! S’iu mundësua udhëtimi, paragjerja nuk përmbahet dot, dhunon punonjësen e një kompanie ajrore por arrest

18 Korrik 2021, 18:59 Nga DOSJA
SHERR në Rinas! S’iu mundësua udhëtimi, paragjerja nuk

TIRANË– Një incident ka ndodhur në aeroportin “Nënë Teresa” në Rinas, ku një 42-vjeçare ka dhunuar fizikisht një punonjëse të një kompanie ajrore. Pasagjerja me iniciale SH.K., është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Sipas Policisë, pasagjera është indinjuar me punonjësen, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, por për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Ndaj dhe ajo ka vendosur që të marrë situatën “nën kontroll” duke e dhunuar fizikisht. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeç.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit sherr ne rinas aeroporti i rinasit sherr ne rinas

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...