LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shenjat që do të fuqizohen më shumë gjatë Nëntorit, Meri Shehu tregon renditjen

1 Nëntor 2021, 19:06 Nga DOSJA
Shenjat që do të fuqizohen më shumë gjatë

Vrull, përballje, nervozizëm, por edhe stabilitet ekonomik. Ky është parashikimi i përgjithshëm që shtrihet në të gjitha shenjat e horoskopit për muajin Nëntor, na bën të ditur astrologia Meri Shehu, e ftuara e përhershme e emisionit “Rudina” në Tv Klan. Ajo na njeh edhe me renditjen e shenjave për këtë muaj, nga i cili na këshillon të tregojmë kujdes për shkak të ndikimit të planetëve.

Demi – Demi do të mbajë gjithë energjinë e ndryshimeve të mëdha, Marsi përballë shenjës së Demit sjell antagonizëm në marrëdhënie, në bashkëpunime, në çift. Hëna e plotë në datën 19 ndikohet nga Urani, është shpërthyese, kërkon të rigjenerojë, të gjejë veten pas shumë bllokimesh por situatat janë më të forta nga sa mund të pranojë dhe mbajë një Dem. Mund të nervozohen, të bëhen të papërmbajtshëm, të flasin më egër apo të sillen më të revoltuar. Jeta e tyre do të ketë një ndryshim të madh dhe duhet ta marrin me qetësi.

Luani – Një nga shenjat që do të përballet shumë fuqishëm me Marsin në Akrep, është në katërkëndësh. Probleme të mëdha familjare, debate, sqarime të çuditshme dhe shumë ndryshime familjare. Një biznes familjar, një shtëpi e re, një vend i ri, por që do të vijë si pasojë e një detyrimi apo shtyrjeje që do të bëhet pak më me dhunë se sa normalja. Rreth datës 19 kanë një perspektivë të mirë në karrierë. Do të shohin se çfarë do të plotësojnë dhe do të jetë një periudhë e mirë. Fundi i Nëntorit do të jetë më i qetë pasi planetët do ta zbusin disi këtë përballje të madhe të ndikimit që ka.

Shigjetari – Marsin e kanë në shtëpinë e 12 të kundërshtimeve me të tjerët dhe me veten. Lufta e brendshme dhe e jashtme i vendos në një pozicion disi vetëmbrojtës dhe jo të fuqishëm. Mund ta ndiejë veten të sulmuar, të sforcuar, por edhe jo fort të fuqishëm nga ana fizike. Mund të kenë një lajm të mirë në anën ekonomike. Pas datës 5 Afërdita hyn në Bricjap dhe iu jep një lloj stabiliteti ekonomik. Kudjes në punë dhe në shëndet.

Dashi – Marsi në Akrep ka të bëjë me ekonominë dhe jetën e tyre personale dhe të drejtën që duan ta vendosin në raport në marrëdhënie me të tjerët, por kjo nuk vjen me ekuilibër, por me dominancë, luftë e përballje. Nuk e kërkojnë me qetësi dhe mirëkuptim, por me revansh. Do të kërkojnë të fitojnë kohën e humbur që kanë pasur probleme në të kaluarën ose mungesa ekonomike, shpirtërore, emocionale dhe nxitimi do t’i fusë në një trajektore të vështirë marrëdhëniesh. Në lidhje me karrierën, do të arrijnë deri diku të publikohen mirë dhe mund të ketë fejesa e martesa.

Binjakët – Do të merren intensivisht me punën, do të kenë lëvizje e kontakte, por do të jenë edhe pak nervozë, nuk përjashtohen as aksidentet nga shpejtësia e nervozizmi ose tendenca për të mbizotëruar në marrëdhënie me të tjerët. Do të jenë luftarakë, të shpejtë, në vrull, në dominancë, aventurierë. Kjo shpejtësi e lartë mund të bëhet shkak për aksidente ndaj duhet t’i mbajnë nën kontroll. Në jetën personale dhe ekonomi do të shkojnë mirë, si edhe në veprimtari apo punë të fshehta nga syri i të tjerëve, mund të kenë përfitime të konsiderueshme.

Peshorja – Do të kryejnë shumë shpenzime dhe tendenca investimesh të shpejta, në inat e sipër që duan të kapin ritmin e kohës. Rreth datës 5 ka një Hënë të re që i ndryshon fushëpamjen në aspektin ekonomik dhe do t’i bëjë dominonte këtë muaj, por do të kenë shumë përballje me shoqërinë, shpenzimet, detyrimet. Muaji Nëntor do të jetë shpërthyes, por edhe akumulues për Peshoret.

Bricjapi – Në datën 5 futet planeti i dashurisë dhe ekonomisë në shenjën e tyre. Do të kenë njohje të reja, qetësi, do ta kontrollojnë më mirë anën ekonomike, do ta shpenzojnë siç duan ndjenjën dhe maturinë e tyre me kontakte. Me miqësitë dhe shoqëritë do të shkojnë deri diku mirë. Nuk përjashtohen debatet në rrafshin ligjor sepse Marsi kundërshtohet me Jupiterin në Ujor, prapaskenat nuk përjashtohen në lidhje me punën. Edhe në lidhje me dashurinë mund të ketë një shpërthim të papritur ose paqartësi apo surprizë jo shumë të këndshme nga Demi që për Bricjapët është një aspekt shumë i bukur erotik, por vijnë disa përballje të forta apo sqarime që janë jashtë ndikimit të mirë të tyre.

Peshqit – Dielli dhe Marsi në Akrep sado që janë intensivë, dominantë, xhelozë e zotërues për hir të së vërtetës, Peshqit kanë një lidhje të bukur me Akrepin ndaj do ta marrin energjinë pozitive për t’u bërë pak më trima, më të fortë, më dominantë dhe më kërkues. Nga Afërdita në Bricjap vjen një mbrojtje për ta ndaj do të gjejnë një kasolle në mes të furtunës dhe të shpëtojnë, të mbijetojnë gjatë situatave të vështirë. Është një moment mbijetese i mirë gjatë Nëntorit.

Gaforrja – Shenjat e ujit marrin energji pozitive nga Dielli dhe Marsi në Akrep. Hëna e re në datën 5 është pozitive dhe iu jep një shikueshmëri të mirë të ndjenjave. Do të favorizohen shumë në kontaktet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me jashtë, mund të marrin avantazh të mirë e pozitiv. Kujdes në çështjet ligjore apo udhëtim të papritur që nuk e menaxhojnë apo sqarojnë siç duhet me njerëzit që do të bashkëpunojnë, ndaj duhet të jenë të përgatitur dhe vigjilentë.

Virgjëresha –Marsi dhe Dielli në Akrep nuk i godet, i ndihmon në mënyrë anësore pasi është shenjë që familjarizohet me Virgjëreshën. Do të kenë fuqi, mbështetje, përkrahje, do t’jua dëgjojnë mendimin, do të jeni intensivë në komunikim dhe atë që do të thoni do ta bëni. Do të keni një synim për gjërat që doni dhe do ta arrini dhe më shumë se Marsi në këtë periudhë nuk i ndihmon dot askush. Në datën 5 fillon një periudhë e re hapjeje, mundësish për të arritur planet. Përballjet e tjera ekzistojnë, me Dem, Ujor, që kanë të bëjnë me punën e ligjin.

Ujori – Hëna e plotë në Dem në datën 19 i jep një madhështi në lidhje me karrierën, famën dhe evidentimin e mundësive të tyre. Deri në atë datë, do të kenë shumë përballje nga Akrepi në mundësitë sociale, ekonomike, familjare, ndryshime të mëdha por e rëndsishmja është që do të marrin një fuqizim në lidhje me karrierën. Diagonalja Dem-Akrep kap familje-karrierë, por kjo e fundit fuqizohet shumë, bëhen strategë në punën e tyre ose adoptojnë strategji që do të jetë e fuqishme, e pamposhtur dhe do të arrijnë të drejtojnë mirë situatën.

Akrepi – Dielli e Marsi janë në shenjën e tyre. Potencë, mundësi, luftarakë, mbijetesë e fuqishme. Hëna e re do t’u japë mundësi të mëdha në datën 5 për një ndryshim të madh që do të bëhet sepse duhet, ndaj kjo është një përgjegjësi e tyre. Hëna e re dhe Marsi do të fillojnë të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre se si i duan gjërat.

Marrë nga tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi meri shehu parashikimi i horoskopit meri shehu parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Tetor 2021, 22:19

Si një çorape e humbur më ndryshoi jetën

Pothuajse pesë vjet më parë, gjeta një çorape në hollin e ndërtesës sime me një shënim ku shkruhej: “Kjo vogëlushe e gjorë u nda nga familja e saj ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës