"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Shengeni Ballkanik një fatkeqësi”/ Vjosa Osmani kundër Ramës: Po na injoron, e gabuar marrëveshja pa Kosovën
13 Tetor 2019, 06:27Nga DOSJA
Kosovë- Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”. Ajo është shprehur e prerë se krijimi i “Shengenit Ballkanik” është një fatkeqësi.
“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.
Osmani nuk i ka ndalur kritikat ndaj edhe për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.
“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë për KTV.
Dy ditë më parë liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim, ku diskutuan për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas takimit, presidenti Aleksandër Vuçiç, dhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë mbajtur një konferencë për mediat ku edhe kanë shpjeguar të mirat e ‘Shengenit të Vogël’. Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se e shkuara duhet lënë pas krahve dhe duhet parë para për t’i siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. Sipas Ramës, projekti ku lëvizja do të jetë e lirë brenda Ballkanit do të duhet që të mbyllet brenda vitit 2021.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës. VV arriti që të grumbullonte vota për 31 deputetë, por luft...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emë...
MAQEDONI-Bashkëpunimi i Maqedonisë me Serbinë edhe me Shqipërinë është i shkëlqyeshëm, dhe problemet që kemi në fushën e ekonomisë do të ishin të vështira për t...
SERBI- Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi dy kry...
KOSOVË- Për rastin kishin njohuri autoritetet kosovare e gjermane. Bytyqit ia kishte marrë burri fëmijët vite më parë. Pritja e Hana Bytyqit për t’i parë f...
FRANCË- Në një kohë që situata mes Turqisë dhe Sirisë nuk është aspak e qetë, një reagim ka ardhur nga Presidenti franz, Emmanuel Macron i cili ka theksuar...
UELLS- Rastet e dhunës seksuale nuk janë vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Mediat e huaja kanë shkruar për një rast të rëndë të një vajze nga Uellsi e c...
RUSI– Më 20 tetor Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev do të zhvillojë një takim në Beograd, pikërisht në këtë datë që përkon edhe 75-vjetoerit të &cce...
INDI- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, sot ka bërë një veprim jo të zakontë për deytrën që ai mban. Sot ai ka pastruar plazhin e Mamallapuram nga plehrat g...