LIVE UPDATES
Editorial

Shengeni Ballkanik

10 Tetor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të gjithave.

Hajde për një moment abstragojmë nga fakti që Rama po e bën këtë si kundër-përgjigje për mos-hapjen e negociatave nga BE (të cilat realisht nuk u hapën si përgjegjësi e plotë e Qeverisë shqiptare). Dmth po i thotë Europës “Ju s’më merrni në Bruksel, unë shkoj në Novi Sad nga inati.”

Gjithsesi le ta shohim të zhveshur nga kjo. Pyetja që unë kam është “Ku po shkojmë?” Iniciativa të tilla më shqetësojnë vërtet.

E para sepse jam i paqartë. Është një projekt i paqartë, peng i një tog-fjalëshi shabllon, por aspak transparent.

-Kush është qëllimi i këtij operacioni?

-Sa i thellë do të jetë fuzioni mes vendeve? A flitet për një union doganor, apo shkon edhe më thellë?

-A ka një projekt të qartë nga A-ja te ZH-ja apo është një gjë “Të dali ku të dali”?

– A ka një shqiptar që e njeh gjithë projektin?

Në thelb po shesim pjesë të sovranitetit ekonomik kombëtar, a jemi të qartë për këtë?Nëse po, a po përfitojmë gjë nga kjo?

A ka dikush që e di t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve?

E dyta. A e kanë të qartë ata që e mbështesin këtë projekt se qendra e gravitetit ekonomik të rajonit është Serbia?

Të jesh qendra e gravitetit ekonomik do të thotë të kesh shifrat më të mëdha ekonomike dhe të kapitalit të dislokuar, popullsinë më të madhe dhe më të pasur, popullsi me “know-how”-n më të lartë dhe me moshën më të re.

Serbia ka GDP 3 herë më të madhe se e jona, ka 2.5 herë më shumë banorë, dhe e ka GDP për frymë 130% sa e jona.

Marrveshje të tilla FTA, natyrshëm që favorizojnë më të madhin në kurriz të më të dobtëve. Sillni në mend Gjermaninë në Europë.

Në këtë lojë, size does matter (madhësia ka rëndësi).

Logjikisht, nëse një bulldogu dhe një chihuahua, nuk i ushqen më në tasa veç e veç, por racionin e të dyve ua hedh në një tas të përbashkët, është bulldogu ai që do të hajë dhe nga racioni i chihuahua-s. E kundërta s’ka shance të ndodhë.

E treta. Ku po shkojmë? A e dimë se ku po shkojmë? Personalisht më duket sikur po i hyjmë një rruge qorre, që një dreq e di se ku na nxjerr.

Varësia ekonomike, sjell ndërvarësi politike, thotë një postulat. Nuk do të doja të ishte ky rasti që do ta provonte këtë..

 

E katërta kush u pyet për një operacion të tillë? A u hap diku një debat publik për këtë? A u pyet populli a do, a s’do? Për vendime të tilla strategjike, nuk mjafton autoriteti i një Kryeministri apo qoftë edhë një mazhorance. Këto janë orientime strategjike. Duhet konsensus kombëtar.

Projekti ynë i qartë duhet të jetë fuqizimi i ekonomisë tonë. Kaq!

E rëndësishme është mirëqënia e shqiptarëve. Këtë a e bëjmë dot? Ky është misioni.

Hajde mos ngatërrohemi kot me projekte të mëdha me ekuacione të komplikuara matematikore që s’kemi veshka t’i mbajmë.

Se unë për një gjë jam i sigurtë: – Vuçiçi, kur e prezantoi këtë projekt si propozim disa vjet më parë, është e sigurtë që nuk e bëri se mendonte më të mirën e shqiptarëve.

Nuk e di a mendonte për të keqen e tyre apo jo, por që e mira e shqiptarëve nuk ishte ajo që kishte në mendje, për këtë jam i sigurtë.

Kështu që Rama duhet të mendohet mirë kur jep mbështetje pa kushte.

Shqiptarët duan të shkojnë në Europë.

Nëse Rama ka plane të tjera, për ndonjë destinacion tjetër, të marri gruan dhe kalamajtë e vet dhe të shkojë vetë aty.

Kalamajtë e mi dua t’i çoj në Europë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial pano soko shengeni i vogel pano soko shengeni i vogel

Sondazh

Poll
Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Editorial 28 Shtator 2019, 14:12

Ndërtimi, a po afrohet flluska?!

ritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet