LIVE UPDATES
Editorial

Presidenti ukrainas Selenskyj – shërbëtor i Donald Trump

27 Shtator 2019, 11:22 Nga DOSJA
Presidenti ukrainas Selenskyj – shërbëtor i Donald Trump

“Shërbëtor i popullit” – ky është emri i partisë së presidentit ukrainas. Emri është program: Volodymyr Selenskyj e partia e tij duan t’i shërbejnë popullit. Por kur bëhet fjalë për Donald Trumpin, atëherë Selenskyj do të tregojë e ndoshta duhet të tregojë se është gati për shërbim edhe ndaj presidentit amerikan. Servilizëm është nocioni më i butë që mund të thuhet për fjalët e Selenskyjt për bashkëpunimin pa kushte e me lavde.

Protokolli i bisedës bërë në mirëbesim mes të dy politikanëve më 25 korrik 2019 të thotë shumë. Shënimet janë bërë publike, sepse Trump për shkak të kësaj telefonate ndodhet nën presion aq të madh në vendin e tij, saqë lejoi publikimin e saj. Kështu aty lexohet, se presidenti amerikan vërtet i bën fort presion homologut ukrainas. Dhe nuk janë interesat amerikane që janë në plan të parë, por bëhet fjalë për mbledhjen e materialit kompromentues për një rival të mundshëm të Trumpit në fushatën e ardhshme zgjedhore, politikanit demokrat dhe ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden.

Selenskyj përsërit ato që thotë Donald Trump

Po si reagoi Selenskyj? Ai përsëriste fjalët e Trumpit, renditi një kompliment pas tjetrit, dhe e quajti madje partnerin e tij në bisedë një “mësues të madh”. Selenskyj pranoi me vullnet dëshirat e Trumpit. Shërbëtori i popullit ukrainas u bë shërbëtor i presidentit amerikan dhe me këtë e bëri vendin e tij top loje të politikës së brendshme amerikane. Po, e vërtetë në politikë gjithmonë bëhet fjalë për interesa. Problemi i Selenskyjt në këtë pikë: Ai nuk i përfaqësoi kushedi sa interesat e vendit përballë Trumpit. Ai u hoq si fëmijë i mirë. As ndonjë dëshirë politike të rëndësishme nuk shprehu, sikur vendi i tij të mos kishte asnjë të tillë. Ai as nuk e përdori këtë takim për të tërhequr investime amerikane në Ukrainën e tronditur nga kriza, as nuk punoi për axhendën e tij të reformave, që ua ka premtuar ukrainasve.

Selenskyj vërtet lëvdoi sanksionet amerikane kundër Rusisë dhe ndihmat për ushtrinë ukrainase. Por ai nuk foli për një mbështetje të mundshme të SHBA në një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Rusinë, megjithëse shumë ukrainas do të dëshironin pikërisht këtë. Ai nuk përmendi planet për dhënien fund të luftës në Donbas, megjithëse kjo do të jetë temë kryesore e presidencës së tij dhe në këtë pikë do të kishte nevojë për ndihmën amerikane.

Të gjitha këto nuk ishin kushedi sa të rëndësishme, kur Selenskyj në korrik të këtij viti më në fund kishte shansin të fliste me “Mr.President”, të cilin ai deri më sot nuk e ka vizituar në Shtëpinë e Bardhë, dhe mundi ta takonte shkurt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo, kur të dy janë të një mendimi, se sa e rëndësishme është SHBA për Ukrainën dhe sa pak europianët, me në krye Angela Merkelin bëjnë për Ukrainën. Të dy politikanët kishin kohë madje në telefonatë edhe për të folur keq për kancelaren gjermane dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Vetëm pas kësaj Donald Trump u fut në temë, temën që i interesonte. Disa herë dhe me theks të veçantë ai i bënte presion Selenskyjt për mbledhjen e informacioneve mbi djalin e Joe Bidenit, Hunter Biden, që është i përfshirë në Ukrainë në pazare energjitike të kontestuara.

Dy presidentë dhe një procedurë shkarkimi

Donal Trump nuk foli në tërësi për korrupsionin e përhapur në Ukrainë dhe ekonominë klienteliste të padepërtueshme. Ai kërkoi qartë hetime kundër djalit të Bidenit, që në kohën e Poroshenkos ishte në krye të një koncerni energjitik ukrainas mbi të cilin rëndonin dyshime. Tjetra: Jo drejtësia amerikane, por pikërisht një nga avokatët e Trumpit do ta ndihmonte Ukrainën në këtë pikë. Pikante është se, pikërisht në kohën e telefonatës, Trump vërtet ndali përkohësisht ndihmat ushtarake amerikane për Ukrainën. Por të dy presidentët nuk folën për këtë.

Dyshimi ngrihet megjithatë – Trump vë nën presion një kryetar shteti të një vendi të huaj. Dhe ai u bë pjesë e lojës, sepse nuk mundte ose nuk donte të bënte ndryshe. Varësia e Ukrainës nga SHBA është e madhe. Nuk ka çudi, që demokratët tani kapin rastin për mundësinë e një procedure shkarkimi të presidentit amerikan.

Pikërisht Selenskyj, – partia e të cilit vetëm para pak kohësh futi sipas modelit të SHBA procedurën e shkarkimit për presidentët edhe në Ukrainë, – mundet tani që me politikën e tij servilosëse të ketë ofruar rastin që në Uashington të hapet një procedurë shkarkimi.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial donald trump volodymyr selenskyj donald trump volodymyr selenskyj

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2019, 15:36

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Editorial 20 Shtator 2019, 18:08

Qysh me iu besu?

Beso. Bashkë për shtetin. 100 % Kosovë. Erdhi dita. Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin. Slogane që tingëllojnë bukur, por që prapa fshehin mosbesim e pesim...

Editorial 11 Shtator 2019, 07:51

Tri lexime të John Boltonit

Dje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi këshilltarin e vet John Bolton duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.Rreth një vit më par...

Editorial 8 Shtator 2019, 07:16

Lajme të mira para 6 tetorit

1.Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë prodhuar lajm të mirë ende pa u mbajtur ato. Në fakt, kanë prodhuar disa sosh që mund të futen në një fjali të zgjatur dh...

Editorial 31 Gusht 2019, 12:04

Franca po zhytet ngadalë në kaos

FRANCË- Në muajin qershor, Parlamenti francez ka miratuar një ligj tjetër, duke nënshkruar ashpër këdo që thotë apo shkruan diçka që mund të përmbaj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet