Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KORÇË– Një punonjëse e Policisë Kufitare në Korçë është pezulluar nga detyra dhe është marrë nën hetim nga SHÇBA-ja pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Efektivja me iniciale, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në Kapshticë, akuzohet se ka kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për t’u shmangur tejkalimin e afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të verifikuar punonjës të tjerë që mund të jenë të përfshirë në shkelje.
NJOFTIMI I PLOTË:
SHÇBA pezullon nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”
SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.
SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
TIRANË– Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatjon Lleshi, punonjës në një gomisteri, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi i ka shpërthyer goma e një mje...
PËRMET- Prokuroria e Përmetit ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Përmetit të dhënë të dielën për botuesin Henri Çili. Siç mësohet akuza nu...
TEPELENË– Burri që shikoni në foto është Hysen Dinaj, i cili prej ditës së djeshme në orën 17:00 ka humbur kontaktet me familjen e tij. Në redaksinë e Dosj...
Gjykata zbardhi vendimin në të cilin shpalli fajtore një grua për dhunë ndaj bashkëshortit. 31-vjeçarja E. B u dënua me gjashtë muaj burgim, por ajo nuk ...
TIRANË– Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se është ende shpejt për të folur me bindje nëse ka elementë diskriminues në deklaratën e ...
GJERMANI- Më 1 mars hyri në fuqi në Gjermani ligji i migracionit për fuqinë punëtore te kualifikuar. Por ai u jep përparësi të kualifikuarve. Se kë konsideron G...
TIRANË- Është e vështirë të kuptosh ku e gjeti forcën Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, që vetëm pak orë pas shpifi publikisht për një mino...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar sot se ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do plotësojnë vendet vakante në Gjykatën e Lar...
FIER- Drejtoria Arsimore Fier ka dalë në një komunikatë për shtyp lidhur mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën ‘Janaq Kilica’, vetë drejtoresha e...