LIVE UPDATES
Bota

‘Bërbili’, thesari më i vjetër muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë, ura lidhëse me trashëgiminë kulturore eu

18 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA
‘Bërbili’, thesari më i vjetër muzikor i

KROACI- Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më parë për të. Dina Bušić, vetë nga ana e nënës me rrënjë nga Arbëreshët e Zarës nuk e dinte fillimisht kur regjistroi këngë e fragmente këngësh me gjyshen apo këngëtarë të moshuar, se ato ishin sjellë 300 vjet më parë nga arbëreshët e shpërngulur nga zonat e Liqenit të Shkodrës drejt Kroacisë.

Shpëtimi i një thesari të harruar

Ky zbulim e nxiti Dina Bušić t’i kushtohej jo vetëm mbledhjes, por edhe përpunimit të tyre derisa një ditë ato ishin të gatshme për t’u regjistruar në albumin “Berbili” në Kishën Marijana të ishullit Zlarina që njihet për akustikën e mrekullueshme. “Në një farë mënyre është trashëgimia ime familjare, por në anën tjetër është puna ime shkencore, sepse derisa pyeta, nuk e dija që ato ishin këngë ‘arbnesh’. Kjo traditë seriozisht kishte filluar të zbehej shumë. Për fat të keq sot nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar mbi këtë repertor tradicional, kështu në një lloj mënyre, ne e shpëtuam atë nga harresa e plotë”, rrefen studiuesja. Ishte muzikologja e kitaristja, Melita Ivković që e nxiti Dinën të mos e humbisnin këtë thesar. “Ne na u bë e qartë, se nëse nuk do të ndërmerrnim diçka, ky thesar do të humbiste njëherë e përgjithmonë”, thotë Ivković.

Tradita e arbërëshevë të Kroacisë është “në hije” krahasuar me tradita të tjera të diasporës, thekson Prof. Eckehard Pistrick, etnomuzikolog në Institutin për Etnomuzikologjinë Europiane në Universitetin e Kölnit dhe drejtues i degës së Shoqatës së Europës Juglindore për Kölnin, prandaj ai e kishte për zemër organizimin e një mbrëmjeje të tillë. Bashkë me rrjetin UraCult që angazhohet prej disa vitesh në prezantimin e ndërlidhjen e kulturës shqiptare në Gjermani e Europë ata sollën në Köln studiueset e muzikantet, Dina Bušić dhe Melita Ivković të prezantojnë këngët arbëreshe. Ali Salihu, nga kryesia e UraCult, që gjithmonë e ka tërhequr historia arbëreshe rrëfen, se bashkëpunimi kishte një parahistori. “Vetë kam qenë disa herë në Zarë dhe kam vizituar Arbanasin, kam kuptuar se kjo pakicë ka kontribuar në Kroaci me disa personalitete të ndryshme.[..] Kur lexova për këtë album, e kontaktova menjëherë zonjën Bušić dhe doja që një ditë ta prezantojmë këtë projekt shumë të mirë, në Köln. Ne si Uracult nuk e shohim veten vetëm si shoqatë shqiptare, por si urë lidhëse mes të gjitha vendeve të Evropës Juglindore e Gjermanisë, prandaj jemi të lumtur që të prezantojmë për herë të parë edhe artistë nga Kroacia.” “Dina e Mel”, siç paraqitet dueti në koncerte, u desh të punonin gjatë për këtë album bashkë me artistë të tjerë të njohur. Sepse nuk mjaftoi vetëm mbledhja e fragmenteve muzikore e këngëve, atyre u desh të konsultonin shumë burime për t’i rikonstruktuar këto këngë herë melankolike, herë humoritiske që i kushtohen dashurisë, natyrës, nënës, familjes e nostalgjisë për vendlindjen. “Janë këngë shumë emocionuese, del në pah se janë këngë të vjetra, këngë që nënat i kanë kënduar me fëmijët e tyre prej shumë e shumë kohësh, një gjuhë e thjeshtë, gjuhë e shtëpisë, që automatikisht tek dëgjuesi sjell emocione familjare. Por me këtë koncert këngëtarja dhe kitaristja na treguan, se si mund të transfomohet muzika që është trashëguar në familjet në një ambient të ngushtë, në një muzikë që transporton dhe kthehet në një urë mes kulturave, sepse ajo ka treguar që e njëjta këngë ekziston në disa gjuhë dhe ka përdorur elementë nga gjuhë të ndryshme për të kombinuar këtë”, thotë Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, eksperte prej vitesh jo vetëm e politikës së Ballkanit. Ajo vetë ka hulumtuar dikur në Shqipëri mbi etnologjinë e muzikës. Muzika si element lidhës i popujve të Ballkanit jo ndarës

Disa prej këtyre këngëve, “Dina e Mel” ia prezantuan publikut entuziast në Köln të enjten (16.09.) pas një tryeze diskutimi mbi strategjitë e ruajtjes, rinkonstruktimit dhe përçuarjes së trashëgimisë kulturore të pakicave në Europën Juglindore. Muzika zë një vend të veçantë në ruajtjen e identitetit të një pakice, thotë Prof. Pistrick. Këto këngë “rrëfejnë për transformimin kulturor, përmes mobilitetit njerëzor, historinë e rezistencës kulturore dhe përshtatjes. Rëndësi ka një qasje  “muziko-arkeologjike”, që do të thotë që tradita të tilla të dokumentohen në studime etnomuzikologjike, por edhe të shihen burime të arkivave fonikë dhe të shkruara. Kjo është një punë gati kriminologjike, por ajo na mundëson të rikonstruktojmë një larmi të gjithë, nga e cila sot në botën ekzistojnë vetëm fragmente. ”

Në kulturën e pakicave nuk bëhet fjalë vetëm për identitetin e ruajtjen e tij. Aty reflektohen edhe konfliktet e përplasja me shoqërinë e shumicës, ngjizet historia kombëtare e lokale. Por e kanë fuqinë të luajnë një rol pajtues thesarë të tillë që nxirren nga historia? Adelheid Feilcke është e bindur se këtë rol bashkues nuk e luan vetëm muzika, por edhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore imateriale. “Për mua kjo muzikë është një shembull i mirë, si mund të krijohet një urë kulturore përmes muzikës. Doja të shtoja, se shpesh muzika në Ballkan, Europën Juglindore merret më shumë me frymën e ndarjes, kjo është e jona, kjo është e jotja, por në qoftë se ti analizon, del që muzika është shumë e ngjashme tek njëri e tjetri. Ndoshta ata këndojnë në gjuhë të ndryshme, por baza muzikore është e njëjtë. Duke marrë këtë si shembull do thoja se mund të gjejmë shumë elementë të përbashkët të muzikës për t’i ndërlidhur më shumë popujt e Ballkanit. Përmes muzikës, si element emocionues  i kulturës, ne mund të kapërcejmë kufijtë.

“Kthyem pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri”

Arbëreshët në Kroaci janë pjesë e larmisë së pakicave kulturore në Europën Juglindore, si ajo e romëve, vllehëve, pomakëve, larmi që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga studiuesit këto kohë. “Kultura e pakicave ka rëndësi të madhe, sepse ajo krijon ura mes shoqërisë së shumicës dhe pakicës”, thotë Prof. Pistrick prandaj ka shumë rëndësi një politikë kulturore që ruan dhe rivitalizon kulturën e pakicave. “Mbetet problematike, që për shkak të një politike të UNESCO-s të orientuar nga trashëgimia kulturore e shteteve kombëtare, ajo merr më pak vëmendje, pasi kjo kulturë nuk kategorizohet vetëm tek një shtet kombëtar”, thekson ai.

Dina Busic që është edhe drejtuese e zyrës së Kulturës në Zarë është krenare që risjellja për publikun e këngëve të tilla të vjetra dhe  albumi “Bërbili” rizgjuan edhe më shumë interesin tek arbanasit për traditën e tyre dhe përçimin e saj tek brezat. e rinj. Në Arbanasi ka edhe një shkollë të vogël shqipe, dhe organizata që i kushtohen ruajtjes së kulturës arbëreshe. Pavarësisht, se në jetën e përditshme, vetëdija si arbëresh nuk luan donjë rol, thotë Bušić.

“Bërbili” nuk këndoi vetëm në Köln. Ai ishte në korrik edhe në Festivalin në Kalanë e Rozafës, një moment emocional për Dina Bušić. “Kur patëm një koncert para 2000 vetëve në Rozafa, dhe biseduam pas koncertit me njerëzit, organizatorët, e muzikantët kuptuam, se nuk bëmë vetëm diçka që ndihmoi Arbëreshët e Zarës, për të ruajtur kulturën e tyre, por e kthyem edhe pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri. Ishte emocionuese se si ata dalluan fjalë të vjetra gegërisht, fjalë arkaike sic thanë ata, që i dinin nga stërgjyshërit e tyre.

Rrugëtimi i Bërbilit vazhdon në Köln me prezantimin e Festivalin “Migrant Music Manifesto” dhe më pas synon të shkojë edhe në Tiranë e Prishtinë./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni adelheid feilcke arbereshet e kroacise dina bušić adelheid feilcke arbereshet e kroacise dina bušić

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara