Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj ka zhvilluar një takim me ministren Besa Shahini, ku edhe kanë diskutuar lidhur mbi një mundësi për hapjen e shkollave. Mirëpo Hodaj duket se nuk ka pritur dot që t’ua shkruajë porositë vartësve të tij, por u ka dëguar një video-selfie nga makina.
Sipas tij, në mbledhje është shqyrtuar mundësia që të rifillojnë mësimin gjithë klasat e 9-ta dhe të 12-të, të cilat në verë do të japin provime shtetërore. Hodaj bën me dije se klasat do të ndahen me nga 10 nxënës për të shmangur edhe ndonjë risk infektimi. Por kjo ide duket se ka edhe disa ‘kleçka’ lidhur me mënyrën sesi nxënësit do të shkojnë në shkollë, marrë parasysh se është anuluar edhe transporti publik, apo edhe mundësia që një shkollë të ketë kapacitete për një ndarje të tillë.
Ndaj drejtori ka nxituar që ta përcjellë lajmin të gjithë drejtorëve të zyrave arsimore në vend, duke u dhënë kohë deri të hënën për përgatitjen e një skenari.
“Faza e parë është të dimë listën e dy kategorive të nxënësve. Përveç listës, jemi shumë të interesuar dhe për hapësirat, tek kush godinë do zhvillohet mësimi dhe sa klasa ka kjo godinë. Ndërkohë duhet menduar edhe sistemimi i të gjithëve. Është çështje delikate dhe nuk bëjmë dot humor, se nuk është koha për humor,”-thotë në mesazhin e tij Hodaj.
FJALA E PLOTË:
Mirëdita sapo kam dalë nga takimi me ministren. Po shikojmë një skenar për hapjen e shkollës. Ndërsa detyrat që lidhen me secilin prej nesh janë delikate. Një skenar është që maturantët dhe klasat e 9-të të fillojnë mësimin. Nuk jemi në kushte normale, kështu që duhet të mëndohet hapësirë që të shpërndahen në klasa me numra të kufizuar nxënësish. Faza e parë është të dimë listën e dy kategorive të nxënësve. Përveç listës, jemi shumë të interesuar dhe për hapësirat, tek kush godinë do zhvillohet mësimi dhe sa klasa ka kjo godinë. Ndërkohë duhet menduar edhe sistemimi i të gjithëve. Është çështje delikate dhe nuk bëjmë dot humor, se nuk është koha për humor. Do bëhet shpërndarja e nxënësve nga 10 për klasë. Meraku im shkon për shkollat që i kemi transferuar, aty ku ka pasur probleme mbi tërmetin. Propozimi është real prandaj angazhohuni se të hënë duhet të dorëzojmë projektin në Ministri.
Ndërkohë mësimi për të gjithë nxënësit vijon online, ndërsa ministrja Besa Shahini deklaroi se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen por shtoi se maturantëve do t’u bëhet favorizim, duke mos u pyetur në provim lidhur me leksionet që kanë marrë që nga koha kur janë izoluar në shtëpi.
(k.m & a.s/dosja,al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– I shumëkërkuari Ogres Bilbili u kap ditën e djeshme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, por u ndaluar nga një efektiv policie vetëm 30 metra para se...
Mbi 1 milion telefonata janë regjistruar drejt numrit 112 dhe këtu hyjnë edhe raportimet pranë Komisariatit Dixhital, në kohën kur vendi po lufton kundër pandem...
POGRADEC– Një 35-vjeçar në Pogradec është ndëshkuar me gjobë pasi ka thyer aktin normativ dhe ka vijuar me aktivitetin e lojërave të fatit edhe pse në ku...
DURRËS– I gjithë qyteti i Durrësit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një avarie, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë detaje lidhur me vendin ku ka nd...
SHKODËR– Sot janë shënuar 3 raste të reja me koronavirus në Shkodër, ku një prej tyre ka qënë edhe një grua e cila punonte në një pikë fasonerie. Burime pë...
TIRANË– Një pacient me koronavirus është transferuar sot nga spitali Infektiv tek Sanatoriumi ose “Shefqet Ndroqi” për të vijuar me mjekimin e tij. Pacient...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me të rinjtë nga qyteti i Vlorës dhe Kukësit në mënyrë që të kuptohet më shumë se &cc...
TIRANË- Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të gjendjen brenda spitalit ku edhe po marrin trajtimin e nevojshë...
DURRËS– Rasti i vetëm i identifikuar me koronavirus sot në qytetin e Durrësit, është një 39-vjeçar, i cili është aksidentuar dy ditë më parë. ...
LUSHNJE– Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot një rast të ri me koronavirus në qytetin e Lushnjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për nj...