LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi, flet ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Janë marrë masa që të mos përhapet COVID 19

5 Mars 2020, 19:32 Nga DOSJA
Koronavirusi, flet ambasadori i Shqipërisë në Kinë:

KINË- Ditët e fundit, ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka dhënë një intervistë me shkrim për Grupin Mediatik të Kinës (CMG). Z. Belortaja vlerëson lart masat e marra nga Kina dhe shpreh mendimin se Kina është bërë pengesa më e fuqishme e përhapjes së epidemisë.

Si është situata e përgjithshme e shqiptarëve në Kinë? A ka ndikuar deri më tani epidemia tek ata?

Nuk ka dyshim që jemi para një situate të pazakontë, të cilën edhe vetëm dy muaj më parë askush nuk e mendonte. Nuk ka dyshim gjithashtu që kjo epidemi është e rrezikshmërisë së lartë, për shkak të lehtësisë së infektimit, përhapjes së shpejtë dhe shtrirjes jo vetëm horizontale, gjeografike, por edhe vertikale, d.m.th. duke prekur zinxhirin e shërbimeve të jetesës. Si e tillë, ajo nuk mund të mos prekte edhe shqiptarët që punojnë, studiojnë e jetojnë në Kinë. Edhe ata kanë kufizuar lëvizjet, udhëtimet, aktivitetet shoqërore, takimet me shokët e miqtë, auditorët, bibliotekat, baret e kafet e preferuara. Vlen të theksohet se shqiptarët, ashtu si dhe ambasada, i kanë mirëkuptuar këto kufizime e vështirësi, si sakrifica të domosdoshme që duhet të bëjë kushdo që ka zgjedhur të qëndrojë a studiojë në Kinë, duke u ndodhur përballë kësaj situate në krah të miqve e shokëve kinezë. Ambasada sigurisht ka përdorur çdo mjet për të ruajtur komunikimin me bashkëkombasit, nëpërmjet postës elektronike, postimeve në uebsajtin e ambasadës dhe në rrjetet sociale, por sinqerisht nuk na është dashur ndonjë punë e madhe. Interesante është se, nga rreth 400 shqiptarët që jetojnë në Kinë, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm paniku, madje as nga studentët që u evakuuan prej Wuhan-it. Të gjithë u janë nënshtruar rregullave dhe disiplinës që impononte situata e emergjencës.

Gjatë luftës kundër epidemisë, a ka marrë ambasada e Shqipërisë në Kinë njoftimet përkatëse nga autoritetet kineze? Si i vlerësoni punët e palës kineze mbi publikimin e informacioneve dhe masat e marra nga Kina kundër epidemisë?

Ne jemi prej javësh pjesë e një komunikimi të përhershëm që furnizohet rregullisht me informacion nga autoritetet kineze, kryesisht buletinit të Ministrisë së Jashtme dhe Bashkisë së Pekinit. Nëpërmjet këtij informacioni, po edhe mediave të ndryshme që pasqyrojnë zhvillimet, ne ndjekim pa vështirësi zhvillimet e situatës epidemike. Unë mbetem thellësisht i impresionuar nga kompetenca, serioziteti dhe vendosmëria me të cilën autoritetet kineze po administrojnë situatën. Me po aq respekt shoh sakrificën e çdo kinezi të zakonshëm për të mirëkuptuar masat, duke iu bindur disiplinës dhe, njëkohësisht, duke kontribuuar në luftën kundër epidemisë. Natyrisht, vëmendja parësore është te kërkimi shkencor për të izoluar e ndaluar COVID-19. Respekti dhe mbështetja që qeveria tregon ndaj heronjve të vijës së parë të frontit, mjekëve e punonjësve shëndetësorë në Wuhan, janë gjithashu prekëse e motivuese. Por mendoj se një element po aq i rëndësishëm i përballimit të epidemisë është mirëkuptimi i përgjithshëm, që nga qytetari më i thjeshtë deri te kreu i shtetit kinez, dhe kontributi i secilit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se pala kineze ka paguar një çmim të madh, por ka fituar kohë për botën. Si e vlerësoni bashkëpunimin ndërkombëtar të Kinës gjatë përballimit me epideminë?

Në një linjë me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSh-së, si ambasador i vendit tim, unë ndihem shumë mirë që autoritetet më të larta të Shqipërisë, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, e kanë njohur tashmë këtë sakrificë të pashembullt të Kinës dhe u kanë shprehur tashmë simpatinë, ngushëllimin dhe solidaritetin e tyre dhe të popullit shqiptar qeverisë e popullit kinez. Edhe unë i bashkohem opinionit se atë që Kina po bën për ndaljen e COVID-19, vështirë të mendohet se mund të bëhej nga ndonjë vend tjetër në mënyrë kaq masive, kaq të mobilizuar, kaq të rreptë dhe kaq të vendosur. Në më pak se dy muaj bota po bindet se Kina vërtet pati fatkeqësinë të ketë në territorin e saj vatrën e shpërthimit të një virusi kaq të rrezikshëm për qeniet njerëzore, por Kina u bë dhe barriera më e fuqishme bllokuese e përhapjes së tij. Për këtë ajo po paguan kosto të shumëfishta, njerëzore, sociale, ekonomike dhe financiare. Është fat për ne të tjerët që, në vijën e parë të betejës kundër këtij kërcënimi, ndodhen kapacitetet njerëzore, logjistike, shkencore e financiare të fuqisë ekonomike nr. 2 të globit. Ndërkohë, siç ka vënë në dukje jo një herë, por disa herë OBSh-ja, vërehet se Kina po e zhvillon këtë betejë në një frymë të hapur dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Përveç informacioneve shtetërore, shumë burime mediatike vendase e botërore janë të aksesueshme lehtësisht nga kushdo, ndërkohë që një mision i OBSh-së që investigoi e punoi në territorin kinez, përfshi Wuhan-in dhe Hubei-n, e përmbylli misionin e vet më 24 shkurt, duke theksuar sërisht konkluzionin mbi mobilizimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Kinës, duke i dhënë kohë botës t’i paraprinte një goditjeje të drejtpërdrejtë, madje duke e cilësuar administrimin e rreptë kinez të epidemisë si model për vendet e tjera ku ka përhapje serioze të virusit.

Sivjet është viti i realizimit të objektivit të ndërtimit të një shoqërie të mirëqenies së gjithanshme në Kinë, por tani gjendemi përpara sfidave serioze. Çfarë ndikimi mendoni se do të ketë epidemia mbi ekonominë e shoqërinë kineze?

Siç thamë, goditja epidemike, kufizimet që imponohen prej saj dhe shpenzimet e jashtëzakonshme buxhetore të kryera e që do të kryhen për luftën kundër virusit në Wuhan, Hubei e gjithë territorin kinez edhe për muaj, e ndoshta 1-2 vjet mbas epidemisë, do të kenë pasoja të dukshme për ekonominë kineze. Dhe, për shkak të rolit dhe vendit që zë Kina në tregtinë dhe shkëmbimet globale, ky ngadalësim do të shtrihet po ashtu në tregjet globale. Pra, Kina e para do të vazhdojë të mbajë mbi supe edhe pasojat kryesore pas epidemisë. Ashtu siç edhe ajo do të ndiejë efekte të jashtme nga prekja epidemike e vendeve të tjera. Ndërkohë që vendet e tjera ekonomikisht do të preken nga të dy shkaqet: nga ngadalësimi i prodhimit e ekonomisë kineze (me produktin e së cilës të gjitha ekonomitë e tregjet janë të lidhur) dhe nga prekja e tyre e drejtpërdrejtë prej COVID-19, që siç duket do të vazhdojë të shtrihet, dhe për shumë vende do të jetë e rëndë. Muajt që vijnë pra, përveç menaxhimit të situatës dhe përpjekjeve për rigjallërim të ekonomisë, duhet të jenë edhe muajt e një mirëkuptimi e sakrifice të re, përballë një gjendjeje ekonomike përkohësisht të vështirësuar. Në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, nuk kam dyshim se Kina do të shfaqet me ritme ekonomike të përshpejtuara dhe me një bazë teknologjike super të përparuar. Ndërsa në aspektin e shkencës mjekësore, të kompetencës epidemiologjike e pneumologjike, Kina do të dalë një fuqi botërore e padiskutueshme.

Që prej fillimit të epidemisë, keni qenë në Pekin. Besojmë se miqtë e të afërmit tuaj janë të shqetësuar për ju. Ju keni publikuar shumë informacione për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë nëpërmjet medias shoqërore, dhe keni inkurajuar stafin mjekësor. A dëshironi të thoni diçka për të afërmit tuaj dhe për publikun shqiptar?

Kam ndjekur me përgjegjësi e me shqetësim një situatë, e cila duhet thënë është unike, e paparashikuar dhe e patrajtuar nga rregulloret e shërbimit tonë diplomatik. Kjo ka bërë që hera-herës të dal nga “guaska” e diplomatit dhe të komunikoj me shqiptarët thjesht si bashkëkombas i tyre, si prind ose familjar i tyre. Mendoj se i kemi mbajtur të informuar realisht mbi sa po ndodh dhe ndihemi mirë që nuk ka as shenja keqkuptimi, as panik, por as edhe entuziazëm të pabazuar. Sugjerimi im për shqiptarët në Kinë sot mbetet po ai: autoritetet mjekësore, shkencore e qeverisëse kineze e njohin situatën më mirë nga cilido nga ne veçmas. Prandaj rruga më e mirë për mbrojtjen e tyre dhe të të tjerëve është që ata të informohen mbi rregullat që administrata kineze po aplikon dhe t’i zbatojnë ato me përpikmëri. Ndërkohë, ju them se askujt s’i është mbyllur asnjë hapësirë për të bërë një zgjedhje tjetër lidhur me qëndrimin, sipas gjykimit të secilit dhe ndjeshmërisë së familjarëve. Familjarëve, kolegëve e miqve ju them të bëjnë durim e së bashku të mësojmë t’u përshtatemi kushteve të reja pa e ndërprerë asnjë çast kontributin tonë për kontrollin dhe bllokimin e kësaj epidemie.

(Marrë nga Albanian.cri.cn)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë masat kunder covid 19 selim belortaja koronavirusi në kinë masat kunder covid 19 selim belortaja

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Mars 2020, 18:38

ITALI- 44-vjeçari shqiptar Adriatik Shehu, është arrestuar nga Policia italiane në Fiuggi, pasi akuzohet për tentativë vrasje.  Sipas mediave italiane, a...

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet