'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga Psikiatria/ Përgjigja zyrtare e spitalit: Më 15 maj e nxorrëm, pasi ...
Aktualitet
Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës! Bardhi: Po bëhen punime, nuk njoftuan
5 Janar 2022, 12:11Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi ‘show mediatik’ përpjekjen e Flamur Nokës dhe mbështetësve të Sali Berishës për të hapur dyert në seli.
Bardhi doli në një konferencë për mediat, pas incidentit ku disa deputetë të grupit të rithemelimit të PD tentuan të hyjnë në seli por dera ishte e mbyllur. Sipas tij, në seli po kryhen punime, teksa thekoi se dyert janë të hapur për çdo demokrat apo anëtarë të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge. Ai theksoi po ashtu se nuk do të lejohen në seli grupi i strukturuar kriminal B9, që u përmend një ditë më parë edhe nga Basha, me të cilët tha se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes.
Flamur Noka së bashku me deputetë të Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike u paraqitën sot në selinë blu. Duke u përballur me dyert e mbyllura, Noka mbajti një deklaratë për mediat jashtë selisë. Sipas tij, arsyeja e ardhjes së tyre kishte të bënte me një takim që do të zhvillonin për agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike për vitin 2022.
Noka pranoi se data 8 Janar do të jetë dita kur do të rikthehet liria në selinë e PD-së, duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me organizimin e protestës që do të zhvillohet në mesditë.
Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Nuk dihet nëse demokratët do të futen brenda selisë e nëse do të ketë përplasje apo zhvillimet të forta.
TIRANË– Afati për kryedemokratin Lulzim Basha mbaroi. Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha pas r...
TIRANË – Policia ka vijuar kontrollet për parandalimit e shkeljeve të qarkullimit rrugor. Si pasojë e kontrolleve në zona të ndryshme, janë arrestuar...
DURRËS –Skaneri i konteinerit ku u gjetën 119 kg kokainë, në Portin e Durrësit ka treguar se ngarkesa kishte mungesa. Gazetari Artan Hoxha ka treguar “hile...
TIRANË – Gazetari investivgativ Artan Hoxha shprehet se, autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë për 119 kg kokainë dhe sasia e kokainës që është sekue...
VLORË – Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon nga momenti i shpërthimit të ndodhur në ditët e para të vitit të ri 2022 në Vlorë ku du...
TIRANË– Një incident ka ndodhur pas deklaratës së sekretarit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit. Një qytetar ka shpërthyer në britma duke thënë s...
FIER – Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Drizë Myrteza. Mësohet se viktima quhet Fiqiri Muhameti 57 vjeç, ndërsa zjarrfikëset dhe ambulan...